Sala, ashtu si Skënderbeu, u rrit me Hoxhën dhe në pleqëri ngeli në dorë të Priftit…
Jeni duke lexuar artikuj të etiketuar skënderbeu.
Etiketa: Hoxha, prifti, Sali Berisha, skënderbeu
U njoha me një poezi për Skënderbeun në një blog dhe sot po kërkoja diçka më tepër rreth saj në italisht. Në morinë e faqeve që flasin për Heroin tonë Kombëtar në internet, mu desh të shikoja dhe Wikipedian (italisht), ku, megjithse vëmëndja ishte përqëndruar në kërkimin e asaj që më interesonte, nuk mund të isha indiferent ndaj një detaji që deri më sot nuk e kisha dëgjuar:
Xhovani, i biri i Skënderbeut, u martua me Irene Paleologo, trashëgimtarja e fundit e familjes perandorake bizantine. Falë kësaj krushqie, pjestarët e familjes Kastrioti Skënderbej sot përfaqësojnë të vetmit trashëgimtarë direktë të perandorit të fundit të Kostandinopojës.
Ja se ç’shkruhej në faqen e Wikipedias:
Discendenti [modifica]
La famiglia Castriota Scanderbeg, alla morte di Giorgio [1], ottenne dalla corona aragonese il ducato di San Pietro in Galatina e la contea di Soleto (Lecce, Italia). Giovanni, figlio di Scanderbeg, sposò Irene Paleologo, ultima discendente della famiglia imperiale di Bisanzio. In virtù di tale imparentamento, i membri della famiglia Castriota Scanderbeg oggi rappresentano gli unici discendenti diretti degli ultimi imperatori di Costantinopoli [2]. Attualmente esistono due linee della famiglia Castriota Scanderbeg d’Albania, una delle quali discende da Pardo e l’altra da Achille, entrambi figli naturali del Duca Ferrante, figlio di Giovanni e nipote di Scanderbeg. Entrambe sono parte da secoli della nobiltà italiana e membri del Sovrano Militare Ordine di Malta con prove di giustizia [3]. L’unica figlia legittima del Duca Ferrante, Erina, nata da Adriana Acquaviva, ereditò lo Stato paterno, portando il ducato di Galatina e la contea di Soleto nella famiglia Sanseverino dopo il suo matrimonio con il principe Pietrantonio Sanseverino. Oltre a questi due rami (uno risiede a Lecce, a Ruffano , a Bari e a Foggia, l’altro ha dimora a Napoli) di comprovata appartenenza al casato dell’eroe nazionale albanese, ci sono stati tentativi da parte di alcuni di accreditarsi quali discendenti di Scanderbeg, pur senza alcun titolo abilitante o documento fidefacente.
Etiketa: skënderbeu
Rroftë e qoftë… Google!
Më saktë, rroftë e qoftë Google cerca libri.
Ndër disa tituj (që mund të lexohen ose shkarkohen komplet nga bibloteka e google) u përqëndrova disi më tepër tek:
Storia dell’impero ottomano
Di Giuseppe Compagnoni (1829)
Gjeta në fq 72 këtë pjesë:
” …il famoso Scanderbeg, di cui gli Storici sonosi compiaciuti di dire meraviglie. Giorgio Castriota, che tale era il vero nome di lui, fu figliuolo di Giovanni Gastriota, principe dell’ Epiro, il quale, come tutti i signorotti, o vogliam dire despoti greci, si era sottomesso al vincitore.”
Që e përkthyer në shqip (nga unë, se më duket e tepërt që të ngatërrojmë Klosin me të gjitha përkthimet për Skënderbeun) :
“… i famshmi Skënderbe, për të cilin historianët me kënaqësi kanë treguar mrekullitë. Xhiorxhio Kastriota, se i tillë ishte emri i tij i vërtetë, ishte i biri i Xhovani Kastriotit, princit të Epirit, i cili, si të gjithë zotërinjtë, ose më mirë të themi despotët GREKË, i ishte nënshtruar fituesit.”
Nuk e di a e ka parë Shmidi këtë shkrim…. ku dikush tjetër e quan të jatin e Skënderbeut jo më sllav por grek, shpresoj që të mos i japë shumë rëndësi, se do t’i duhej që të rishkruante edhe një herë “historinë e tij për Skënderbeun” dhe do t’i hapte punë sërish përkthyesit të tij të palodhur për të rishkruar sendërgjimin e sendërgjimit të të tjerëve.
Nga të gjitha faqet që lexova, asgjë që nuk dihej më parë prej ç’ka kemi studiuar në librat e historisë së klasës së katërt, por fakti që dikush tjetër e konsideronte si grek Skënderbeun, mendova se mund t’ju shërbente “analistëve” shqiptarë për të zgjeruar edhe më tepër kufinjtë e erudicionit të tyre kozmopolit.
Etiketa: , klosi, skënderbeu
Etiketa: klosi, skënderbeu

