qeveria

Jeni duke lexuar artikuj të etiketuar qeveria.

Me ujë deri në fyt!

Ndoshta ishte formati panoramik i televizorit, o ndoshta ishte sfondi i përmbytur nga ujërat, që bënte që, imazhet e grupit të figurave tona më të larta shtetërore në vizitë në zonat e përmbytura, të dukeshin, në mos të deformuara, të paktën, paraqiteshin si shumë më të shkurtër se ç’janë në të vërtetë.Nuk ishte pesha e baltës në çizmet e veshura në këtë rast që i bënte hapat e tyre më të rëndë… një peshë tjetër akoma më e rëndë në shpatullat e tyre, për të mos thënë (duke perifrazuar vetë kryeministrin) “një shpatë e Demokleut ju qëndronte mbi koka”. Këmbët e harkuara të kryeministrit, më shumë se të më sillnin natyrshëm karakteristikën e njerëzve të fortë të maleve, më bënë që ta imagjinoja si një kauboj të sapo zbritur nga kali pas një udhëtimi të gjatë… pas një udhëtimi në të cilin, qoftë për guxim, kryeneçësi, krenari e vendosmëri, asnjëherë nuk ju shmang dueleve dhe sfidave me këdo prej pistolerëve që historia i kish vënë përpara në udhën e tij. Për herë të parë pashë tek ai shenjat njerëzore… nuk ishte më perëndia që, në çdo fjalë e në çdo situatë, të ishte gjithmonë një burim i pashtershëm optimizmi, përkundrazi.
Në fytyrën e tij, sinqeriteti, ndoshta prej “shpatës që kishte mbi kokë”, e bënte të fliste me zemër në dorë: “Jemi pranë një gjendje katastrofike”.
Më shumë se kauboji guximtar, dukej si një fëmijë që, pasi kishte ideuar e krijuar një lodër mjaft të rëndësishme për jetën e tij, të shihte se lodra e tij rrezikohej të zhbëhej.
Zoti Kryeministër më në fund, të paktën shpresoj, e kishte kuptuar që loja ka rregullat e veta dhe nuk mund të shpresohet që të fitohet vetëm me shansin e diletantëve.
Po, Zoti Kryeministër, që një lojë të jetë vërtet e bukur, duhet të ketë edhe rregullat e saj dhe më tepër se rregullat, edhe serioziteti e profesionalizmi me të cilin duhet të luhet loja.
Nuk shkruaj për të gjykuar apo kërkuar fajtorë për këtë situatë dramatike në të cilin ndodhet një pjesë e vendit, por më tepër për të thënë që, më në fund, pas këtij pësimi, të bëheni më koshientë që duhet t’i jepni shumë më tepër rëndësi lojës.
Nuk dua të bëj moral duke filluar që nga respekti sportiv ndaj kundërshtarit, por ama, nuk mund të rri pa theksuar nevojën e seriozitetit dhe profesionalizimit të skuadrës.
Është për tu përgëzuar iniciativa juaj për krijimin e grupit të emergjencës… një grup vërtet i një niveli shumë të lartë, por që niveli i lartë i tij arrihej vetëm nga poltronat që përbërësit e tij zënë në ministritë e ndryshme, por jo nga specialistë të mirëfilltë në fushat ku duhet të veprojë grupi.
Mund t’ju përgëzoj dhe për vizionin tuaj largpamës për krijimin e parqeve energjetikë, duke filluar që nga shfrytëzimi i erës dhe diellit pa lënë pas dore dhe qymyrin apo bërthamoren, por, dhe i kthehem edhe një herë domosdoshmërisë së profesionalizmit për të luajtur një lojë të suksesshme, duke patur parasysh dhe zërin e ngritur me forcë herë pas here nga faqet e kësaj gazete në artikujt e saj të Edlira Gjonit: Do kemi nevojë, më shumë se për juristë dhe ekonomistë, për figura të kualifikuara teknikisht; që të mos ngelemi në mëshirë të Zotit si herën e fundit, veproni, nëse kini Zot, edhe në drejtim të arsimimit profesional… është loja juaj zoti Kryeministër, bëjeni që të jetë e bukur. Mos lini gjithçka keni bërë deri më tani në dorë të diletantëve dhe të shpresës në shansin e mirë. Bëjeni të tillë që rezultatet e saj t’u japin kënaqësi si lojtarëve protagonistë, por edhe neve tifozëve të pafajshëm që shpeshherë kemi qenë të detyruar të ndjekim spektakle aspak të denjë.
Lojë të mbarë zoti Kryeministër!

http://www.tiranaobserver.com.al/index.php?option=com_content&view=article&id=1724:me-uje-deri-ne-fyt&catid=40:forum&Itemid=72

Etiketa: ,

Kohët e fundit janë dhënë rezultatet e një sondazhi që FAO ju kishte drejtuar qeverive të të gjithë botës.

Pyetja ishte:

“Tregoni ndershmërisht se cili është opinioni juaj rreth mungesës së ushqimeve në shumë vënde të tjera të botës “

Në fakt nuk u arritën rezultate me këtë sondazh, sepse pyetja megjithse e thjeshtë në dukje, ju kishte krijuar probleme qeverive në gjithë botën…
Ja lista e problemeve të ndeshura prej tyre:

  • Europianët nuk e kishin kuptuar se ç’kuptohej me mungesë
  • Afrikanët nuk e dinin se ç’ishin ushqimet
  • Kinezët po përpiqeshin të gjenin se ç’ishte opinioni 
  • Amerikanët vrisnin mëndjen se ç’do të thotë vënde të tjera
  • Qeveria shqiptare kërkonte nëpër fjalorë se ç’do të thotë : Ndershmëri

Etiketa: ,

Governance Poll 2008 i realizuar nga Ipr Marketing për “Il  Sole 24 Ore” ka matur shkallën e pëlqyshmërisë së qytetarëve ndaj bashkiakëve dhe liderëve të ndryshëm në provincat italiane.
Nga komentet që shikoj në forumet e ndryshëm, shumica e komentuesve janë dakord me vlerësimet e merituara ndaj atyre që zënë vëndet e para, por që gjithsesi, shprehin dyshimet e tyre ndaj këtyre votimeve që bëhen në internet.

Sot, në një transmision radiofonik që trajtonte këtë problem, u kënaqa me telefonatat që qytetarët i bënin drejtuesit të transmisionit….  Ndërkohë që dëgjoja diskutimet e tyre bëja “lidhjen” me realitetin shqiptar dhe më e bukura nga të gjitha ishte ajo e njërit që citonte bashkiakun e Barcelonës: “Asfaltare non vuol dire governare”. që thoshte për bashkiakun e tij: “S’më intereson që ka zbukuruar pjacën e qytetit dhe ka shtruar trotuarët e rinj, mua më interesonte më tepër që të kishte bërë çerdhen e fëmijëve ….

Më pëlqeu edhe “protesta” e bolonjezëve, një qytet tradicionalisht bazë e së majtës italiane dhe që aktualisht drejtohet prej ish kryetarit të njërës prej sindikatave më të njohura të Italisë: “Neve s’ka ç’na duhet një kryetar që është i shkëputur nga qytetarët e tij. E ç’na duhet neve një kryetar që nuk vjen në stadium as në ditën e fundit të kampionatit, në ndeshjen më vendimtare të skuadrës së qytetit të tij për të hyrë në kategorinë e parë(!!!).

Eh, thashë me vehte…. s’ju kja rënë juve që të kini kryetar ndonjë nga tanët….

Etiketa: ,

“Që ta kuptosh një popull duhet të njohësh njerëzit e tij”.

Është kjo një nismë e qeverisë rumune për t’ju thënë italjanëve që rumunët nuk janë vetëm ata që dalin në faqet e gazetave tek kronikat e krimeve të ditës.
“Romania, piacere di conoscerti”
(Rumania, gëzohem që njihemi) është një iniciativë që parashikon spote të ndryshëm gjatë reklamave në tv dhe në gazetat e revistat italjane si dhe hapjen e një siti internet dhe gjithë këtë për të “përmirsuar mirkuptimin reciprok dhe për të rritur afrimitetin ndërmjet italjanëve dhe rumunëve si dhe për të treguar arritjet e proçesit të integrimit të komunitetit rumun në Itali”.
Kjo iniciativë u paraqit në Romë nga ministri i Turizmit dhe Tregëtisë, Ovidiu Silaghi, e nga ambasadori rumun në Itali, Razvan Rusu.

“Sipas studimeve të qeverisë tonë- spiegonin ata-  evidencohet një ulje e nivelit të tolerancës nga ana e italjanëve  ndaj të huajve, gjë që vjen para së gjithash nga aksionet ilegale të këtyre të fundit”.  Pjesa më e madhe e kësaj intolerance vjen për shkak të lajmeve që mediat nxjerrin përditë, për këtë qeveria rumune mendon se duhet të tregojë se si është në të vërtetë komuniteti rumun që jeton në Itali.

Për këtë ata reklamojnë të dhënat e tyre: Rumunët përbëjnë pothuajse çerekun e të huajve në Itali dhe në rreth një milion rumunë, 72% e tyre ka një nivel shkollimi të mesëm ose të lartë. Megjithatë katër burra në dhjetë punojnë në ndërtim dhe 25% e grave punojnë si kameriere ose shoqëruese pleqsh.
Prania e tyre (rumunëve) i siguron 2,26 miliard euro  në Pil-in italjan(Produkti i Brëndshëm Lordo) dhe vazhdon duke thënë që: për  92% të rumunëve përshtypjet e komshinjve janë shumë të mira si dhe për 67% të pronarëve për të cilët ata punojnë.

—-

As në ëndërra nuk më ka shkuar ndërmënd që ndonjë qeveri shqiptare të arrinte të ndërmerrte një iniciativë të tillë për të treguar që jemi njerëz pa bisht, bile ngazëllimi im i vetëm qe kur për herë të parë, Presidenti Topi, në fjalën e tij për urimet për Vitin e Ri, u kujtua dhe për emigrantët dhe kontributin e tyre.

Ndoshta, me punën tonë, ne shqiptarët e kemi treguar vehten që nuk jemi si “ata që mbushin faqet e gazetave” dhe s’ja kemi pasur nevojën qeverisë (në mos kemi patur më shumë arsye të turpërohemi me aventurat diletanteske të qeverive tona), por kjo iniciativë e qeverisë rumune, më bën të më zënë drithërimat dhe të më vijë keq që nuk kam patur fatin të kem një qeveri të tillë dhe në vëndin tim.

Etiketa: ,

modernizimi-i-ushtrise.JPG

“Rekrutimi i ushtarëve do të bëhet me pagesë dhe kjo
do të bëjë të rritet profesionalizmi i ushtrisë shqiptare” Sali Berisha

Natyrisht që askush prej ushtarëve nuk do të ketë më asnjë arsye që të mos paraqitet në mënyrë të përsosur… përsa i përket uniformës…. sepse vetëm për atë do të paguhet … se armë dhe armatime s’ka… u shitën.

Qeveria ka arësyet e saj (e kush e mori vesh ndonjëherë qeverinë) për të bërë këto reforma rrënjësore në ushtri, por mua më duket se vazhdon me teorinë e saj të shock-ut.

Për të vënë në praktikë qëllimin e saj të vetëm, shkatërrimin e gjithçkaje të bërë gjatë viteve kur në pushtet ishin komunistët, natyrisht që nuk do të linte pa shkatërruar dhe shprehjen e komunistëve që:
Populli shqipëtar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë
në fillim duke shitur shpatat… pastaj duke i shkrirë (Gërdec?!)… dhe së fundi, për të mos lejuar asnjë “çarje” të mëtejshme… lë dhe popullin në shtëpi.

Me ç’na kanë parë sytë këto vite, është kollaj të mendosh keq dhe të shikosh dhe “të tjerë” të implikuar në këto vendime të qeverisë, që , edhe pa stuhira si ato të piramidave, por  me teorinë e pikës, vazhdon e përditë e më tepër të gërryejë shkëmbin .

Kjo mënyrë “paqësore” e qeverisë, më sjell ndërmënd marifetin jo agresiv të atij që ka një tjetër.

Natyrisht që, në duelin se kush do ti paguajë më mirë shqiptarët për përgatitjen e tyre ushtarake, nuk ka asnjë dyshim që e fiton qeveria greke…

 

Etiketa: , ,

Etiketa: , , , , ,