Arkivi per etiketen ‘poezi’
Borges
Borges
| Amorosa anticipación | Parandjenjë dashurie |
|
| Ni la intimidad de tu frente clara como una fiesta ni la costumbre de tu cuerpo, aún misterioso y tácito y de niña, ni la sucesión de tu vida asumiendo palabras o silencios serán favor tan misterioso como mirar tu sueño implicado en la vigilia de mis brazos. Virgen milagrosamente otra vez por la virtud absolutoria del sueño, quieta y resplandeciente como una dicha que la memoria elige, me darás esa orilla de tu vida que tú misma no tienes. Arrojado a quietud, divisaré esa playa última de tu ser y te veré por vez primera, quizá como Dios ha de verte, desbaratada la ficción del Tiempo, sin el amor, sin mí. |
|
Dedikuar Alda Merini-t
|
|
|
Për ty…
|
Për ty
Këto janë rrugët e mia tashmë Ca fjalë të huaja rastësisht Atje për mua s’ka të huaj Diçka unë kam humbur vallë vërtet |
Per te
Queste sono le mie vie ormai Qualche parola straniera, per caso La, per me, non ci sono stranieri, Qualcosa io ho perso forse davvero |
Përkthim
Sërish poezitë e Edit!
Në fakt, poezitë e tij këtë herë janë në italisht, por mua më pëlqyen t’i lexoja kështu në shqip…
As që e vë në dyshim,
Të shqyesh fletë
T’i djegësh
Të ulërasësh dhimbjen
qiellit, të njerëzve
do jetë e paevitueshme
Nuk mund të vazhdojmë
Të shpresojmë që veshët
Shurdhë të injorancës
Mund një ditë të dëgjojnë
prej kushedi ç’mrekullie.
Non dubito,
Strappare pagine
Bruciarle
Urlare la rabbia
al cielo, degli uomini
Sia inevitabile
Non si può continuare
A sperare che le orecchie
Sordi dell’ignoranza
Possano un dì ascoltare
Per chissà quale miracolo
***
Bota vrapon e shpejtë
Përpara syve të voglushëve
Ku janë lojërat
Shokët
Arat me grurë
Një botë që shkërmoqet
E pastaj një rrëke
Prej të rriturish të trembur
Në udhët e panjohura
Të një bote në agoni
Të ëndërruar në netët e pagjumë
Një botë prej xhamash të kristaltë
Që na jepet
Vetëm që të shfaqemi
Il mondo corre veloce
Davanti ad occhi di fanciulli
Dove sono i giochi
I compagni
I campi di grano
Un mondo si sgretola
E poi una fiumana
Di adulti impauriti
Nelle vie sconosciute
D’un mondo agognato
Sognato nelle notti insonni
Un mondo di vetro cristallo
Che si concede solo
Per apparizioni
“Sendërgjim mijëravjeçar”
“Unë dua një kukull,
me flokë të gjata…
… të verdha si ar”,
I shkruan Albana
Babagjyshit mijëravjeçar.
Sendërgjim i vjetër
sa s’ka ku të rrijë,
me të s’munden tjetër
veç të gënjejnë fëmijë.
“Unë dua një top,
një shpatë, një pistoletë”
shkruan dhe i shkel syrin Agimi,
baba- gjyshit të vërtetë.
Sendërgjimi i vjetër
i mit-gjyshit të mirë,
shfrytëzohet në mos për tjetër,
të realizojë ndonjë dëshirë
Të tilla letra
plot dëshira e kërkesa,
me qindramijëra në fund tëVitit,
Të gjithë kujtohen
që janë nipër e mbesa,
e i nisin kartolinën Mitit
Fëmijë të llastuar
pa halle dhe shqetësime,
Sa keq që i kanë “gatuar”…
një botë plot sendërgjime
@@@
Dorëdridhur dhe një nëntvjeçare,
nga zemra çliron dëshpërimin,
ja ç’shkruan Babagjysh- Mitit
mënjanë duke lënë sendërgjimin …
“Dear Santa Claus!
Të shkruaj ty se e di që je i mirë,
shpëtomë mua dhe motrën
nga xhaxhai egërsirë”
@@@
Poezi (?!)
Si rrufeja
që goditi rrapin plak,
(Ndarje, o gjë e urryer)
Vetëtima verbuese…
… bubullima shurdhuese…
Pasuar nga krisma e degës së thyer.
Trishtim gjer në heshtje,
inat deri në zemërim,
…rrufe në qiell të hapur qe për mua.
Ndarja, e thjeshtë pa nevojë për spiegim
Dy fjalë të thëna thatë… : “Më nuk të dua”.
U ndamë në heshtje…
… ashtu, papritur…
Si dega prej rrapit që rrufeja poqi.
Si matrapaze që mbledh mallin e pashitur…
… u vesh ngadalë e u kthye tek i shoqi.
Jo, nuk është përpjekje e imja për të merituar praninë tek Poetët e të Mërkurës, sepse “bejtet” e mija janë shumë larg si në formë dhe përmbajtje nga lartësia e krijimeve të autorëve që kanë patur fatin të mblidheshin dikur në atë strofull pjellore.
Mu bë qejfi për iniciativën për t’i dhënë jetë sërish Poetëve të të Mërkurës, ku pa dallim rrace, feje apo krahine ftohen të gjithë të dashuruarit pas poezisë që të mblidhen në këto takime, në të cilat:
“ftohen të gjithë poetët të cilët duan të lexojnë poezitë e tyre.
Në mungesë të poetit, mjafton të dërgohen poezitë me e-mail dhe do kujdesemi të lexohen.
Gjithashtu, edhe ata që e duan poezinë, mund të sjellin poezitë që u kanë pëlqyer.”(sipas fjalëve në prezantimin e rifillimit të iniciativës).
Shpresoj që të kem rastin ndonjë të mërkurë të gjëndem në Tiranë… për të dëgjuar poetë dhe poezi aty ku hapat e parë kanë hedhur dhe Zekthi, Hatibi dhe Indrit Sinani , për të cituar disa nga poetët që më shumë më kanë impresionuar nga brezi i ri i krijuesve të postrealizmit socialist , por që më të shumtë shpresoj që të jini.
Një rast mjaft i mirë për të gjithë krijuesit që gjënden në Tiranë, që të dalin dhe të njihen me njëritjetrin dhe me krijimet e reja, ku përveç lexim/diskutimeve të njohin dhe autorët e tjerë shqiptarë dhe të huaj.
Shpresoj që edhe shumë prej nesh që jemi larg Tiranës do të mund të kontribuonim me përkthime të shkrimtarëve të rinj për t’ua sjellë më pranë dhe krijuesin e huaj shokëve dhe shoqeve që “pijnë çaj dhe diskutojnë poezi” tek e Përshtatshmja.


Ky artikull ka
0 komente