Arkivi per etiketen ‘Përkthime’
-786-
Dicevano che tu la più di buonastella eri puledra
Perciò l’ho affidata il viaggiar delle mie ripicche
Un galoppo insieme nella luce e nella tenebra
che mi ricompensassi in fortuna per le fatiche
L’abilissima-ah che stella pien’dipietà,
pregava di non cambiar rota alla tentazione
d’istinto seguirla passo dopo passo in ogni là
e le templare porte aprir nell’esplorazione
E estirpar i perché di desolazion’venir al mondo
I perché dell’addio e della reincarnazione
I perché di una beata famiglia tutto tondo
Entusiasmato contrito in questo calvar’azione,
Al cuore ovunque-mai non le troverai le redini
e le amabili energie del tempo’d'esortazione…
Gentili signori, questa è la traduzione (secondo me) di uno dei sonetti scritti da Net Izveizi… mi piacerebbe avere un vostro giudizio(serio) di com’è venuta.
Versione originale:
- 786 -
Thonin se qenkërsh pela më hyjmirë,
Ndaj e besova udhësim furimit,
Një trokthi tok ndër dritë e përnxirë,
Pse do më shpërblente fatesh mundimit.
Mençurikja-eh ç’yll i plotmëshirë,
Lutej mos devijoj shtegtim tundimit,
Instiktit t’a ndjek çap’pas në çdo prirë,
Tempulloret porta t’i ç’drynnim zbulimit.
T’i ç’rrënjja pse’të brengardhjes në jetë,
Pse’të e ikjes dhe rimishërimit,
Pse’të e një familjeje shendshenjtë.
Entuziazmur pendimtash gjurmlëndimit,
Zemrës kundkurrë s’ia gjej frervërtetë,
Dashuroret energji kohpërgjërimit…
Amandoti
Të të dua më mundon, më boshon nga brënda
Diçka që i ngjan të qeshurës kur qan
Të të dua më mundon,
më jep trishtime
Ç’ti bësh, kështu e ka jeta
kështu është jeta ime
Duamë akoma,
bëje ëmbëlsisht
Një vit,një muaj, një orë…
t’përhumbur përjetësisht Lexo »
Përkthimet
Përkthimi, përkthyesit, perceptimi…
Çdokush që ka provuar të përkthejë diçka, nga një gjuhë e huaj, besoj se ka ndeshur vështirësi nga më të ndryshmet.
Vështirësitë qëndrojnë jo vetëm tek gjetja e fjalëve të duhura për t’i qëndruar besnik tekstit, por edhe në shqipërimin sa më të kuptueshëm në gjuhën e lexuesit… dhe për këtë, përveç njohjes së gjuhës së huaj, duhet të njohësh shumë mirë dhe gjuhën tënde.
Një shprehje popullore të gjuhës së huaj nuk do të kishte kuptim në shqip nëse do të përkthehej fjalë për fjalë, dhe në këtë rast mund të përdoret një proverb shqiptar që ka të njëjtin kuptim.
Në një diskutim për përkthimet, më kujtohet fjala e D. Xhelos kur citonte Salvator Quasimodo-n: “të përkthesh poezinë është si të përkthesh shiun”, si dhe këndvështrimi i tij rreth këtij problemi:“Dikush mund të nxjerrë një poezi krejt të re duke dashur të përkthejë një tjetër, unë nuk e di nëse kjo është e drejtë apo jo, apo se çfarë vlere ka…mua vetë më pëlqen ti qëndrojë sa më besnik të mundem autorit, por jo se e gjykoj si të padrejtë të veprohet ndryshe…ti po ashtu përkthen për qejf, në këtë kuptim nuk ka ndonjë vlerë të madhe cilësia por investimi i qejfit për ta bërë atë gjë….!”
Lexuesit e vjetër të këtij blogu i mbajnë mënd përpjekjet për t’u “ndeshur” me përkthimet e poezive ose këngëve më të njohura, dhe kanë qënë disa të tilla.
Natyrisht, që të gjitha të ndryshme nga njëra tjetra…
Të ndryshme nga stili i ndryshëm i përzgjedhjes së fjalëve për të bërë një shqipërim që të përçojë dhe atë ç’ka ndjen përkthyesi, por duke i qëndruar gjithmonë besnik o tekstit o asaj që ka dashur të thotë autori.
Ja, më poshtë po sjellnjë shëmbull se si e kanë interpretuar dy persona të ndryshëm të njëjtin tekst (nuk besoj se do të keni nevojë që të kërkoni se për ç’tekst bëhet fjalë).
Një ëndërr si ajo ta rishoh më s’besoj
ku duart dhe faqet , blu, i bëja me bojë
Era më rrëmben e ne krahët e saj me tund
dhe kështu e fluturoj në qiellin e pafund.
Fluturoja, hej hej
këndoja hej hej hej hej
në blu me blu i bërë me bojë
i lumtur që atje lart qëndroj.
E i lumtur fluturoja
më lart se dielli, akoma më tej
ndërsa bota atje poshtë zvogëlohet
e më nuk e gjej
vibrimet e një melodie hyjnore
në trup ndjej
===
Por ëndrrat shuhen kur dita natën fillon e çjerr
ato tek ikën, hëna,me vehte i merr.
Por unë vazhdoj te ëndërroj tek shoh sytë e tu
që si qiell plot yje janë blu e me blu
E i lumtur vazhdoj fluturimin
me lart se dielli e akoma me tej
ndërsa botën që zvogëlohet…
në sytë e tu gjej
zërin tënd engjëllor ,me zemër e ndjej.
Fluturoja hej hej
këndoja hej hej hej hej
në blu i lyer me blu
i lumtur që ndodhem këtu.
Shqipëroi Edrus
Ja dhe versioni tjetër që personalisht më ka pëlqyer më tepër:
Qe enderr, thjesht enderr, enderr e pakthim:
krejt lyer me blu ikja fluturim.
Era me rrembente botes rreth me vete
dhe me ngrinte lart, lart mbi male e dete.
I lire, i qete, mahnitur sa s’ka,
nje motiv me mendje fishkellej ngadale…
Nen qiellin e veres yje e kaltersi,
gjithcka do te jepja vec te rri aty.
Lart me lumturi, lart me vrull e frike,
Diellin le pas, me lart ngjitem vrik!
Bota zhduket tej, perpihet ne qiell,
vec muzik’ e eres lehtas me mbeshtjell…
Ne mengjes u zgjova, endrren nuk e gjeta…
Hena lozonjare e mori me vete…
Zgjohen syte e tu, yje e kaltersi,
shoh prape endrren ime, ja ku eshte, aty!
Dhe prape fluturoj lart me vrull e frike,
Diellin le pas, me lart ngjitem vrik!
Bota zhduket tej - gjithcka behet blu -
mbetemi krejt vetem, une, ti, syte e tu..
I lire, i qete, mahnitur sa s’ka,
nje motiv me mendje fishkellej ngadale…
Nen qiellin e veres yje e kaltersi,
ti je era ime, jeta ime ti.
Shqipëroi Erion Elmasllari


Ky artikull ka
0 komente