për të qeshur apo për të qarë

Jeni duke lexuar artikuj të etiketuar për të qeshur apo për të qarë.

Në vazhdën e objektivit të vetëm që e bën të votohet akoma: “Futjen e Shqipërisë në BE”, qeveria shqiptare, kohët e fundit, përgatiti një spektakël madhështor. Spektakël që do të përmbyste Shqipërinë, jo nga ujërat e Drinit, por nga një lumë më madhështor komplimentesh dhe ftesash, nga të huajt, për ta detyruar atë që të hynte në Europë. Fatkeqësisht, ky projekt madhështor, për shkak të pozicionit të keq që ka Marsi me Jupiterin mbi Hënën, për pak dështoi më keq se projekti i Rrugës së Kombit.
Në fakt, më shumë se “të dukej në sytë e botës”, qeveria këtë projekt e nisi me qëllimin e mirë që, paratë e mbledhura nga ky spektakël, të shkonin në ndihmë të të përmbyturve. Për këtë arsye, dmth për të mos harxhuar paranë e shqiptarëve më kot, ndryshe nga herët e tjera ku ajo nuk është kursyer në mitingjet e saja, kësaj here ajo shtrëngoi dorën (kjo shihet edhe nga fondi “qesharak” prej 2.5 milion eurosh që kishin paguar për organizimin e tij).

Nën regjinë e korifeut, të Padiskutueshmit, të Pazëvëndësueshmit e të Shpëtimtarit (që, për të mos ngrënë vënd në artikull, mund t’i kisha rënë shkurt me shkurtimin PPSH, por kësaj here e lashë të plotë që të mos ngatërrohej padashje me punistomafjozët e së shkuarës, të së tashmes apo aq më keq të së ardhmes), me këtë spektakël, ylli i Shqipërisë do të shkëlqente më shumë e Europë duke eklipsuar yjet futbollistike të Europës.Por, nëse deri këtu mund të arrinin ta bënin edhe socialistët një arsyetim të tillë, gjenialiteti i PPSH (shih spiegimin më sipër) qëndron pikërisht tek truku që kishte programuar për t’ia arritur qëllimit.

Që Ylli i Shqipërisë të shkëlqente më tepër, duhej që të shkëlqente mbi “yje” në maksimumin e shkëlqimit të tyre… e ku mund të shkëlqenin më mirë këto yje se në errësirë?!
Kjo ishte veza e Kolombit tonë të PPSH. Ai pati programuar, në çastin e fundit (se e di që “fansat” e tij janë allergjikë ndaj planeve afatgjata, sidomos atyre pesëvjeçarë), që në pushimin pas pjesës së parë të fikeshin dritat dhe të lihej stadiumi në errësirë. Por si gjithmonë, gjenialiteti i kokave të mëdha si PPSH jonë, është vështirë që të kuptohet që në fillim. Aq e papritur qe marrja dhe zbatimi i këtij vendimi , saqë një zëdhënës i Ministrisë së Energjisë, që nuk ishte në dijeni të kësaj strategjie kaq të hollë, në deklaratën e tij të menjëhershme për mediat tha se: “dritat u fikën me Vendim të Qeverisë për të kursyer energjinë që blihet me paret e popullit nga importi”.

Përveç pozicionit të pavolitshëm të Marsit dhe Jupiterit, ishte edhe pozicioni i keq që kishte marrë dielli duke vajtur në anën tjetër të globit (megjithse në dukje mungesa e Diellit dukej se favorizonte errësirën)… apo ndoshta ishte ndonjë lëkundje tjetër sizmike në Haiti që bëri që… në çastin kur dritat duhet të ndizeshin, të mos funksiononte kontaktori kryesor.
Sipas elektriçistit që kishte projektuar impiantin (i intervistuar menjëherë nga mediat keqdashëse antigovernative), ai kishte kohë që paralajmëronte për rrezikun që kontaktori i pagrasatuar prej 18 vjetësh mund të mos funksiononte dhe të ngelej i bllokuar.
Sipas zëdhënëses së PS, shkaku kryesor i mosfunksionimit të çelësit kryesor ishin shtresat e pafund të bojës blu me të cilat çdo gjashtë muaj lyhet stadiumi.
Sipas gojëve të liga nga Oblika, qeveria e derdhi ujin e liqeneve që t’i përmbyste që të lironin tokat për të ndërtuar çentralin e ri bërthamor, sepse po të kishin ujë liqenet nuk do të mungonin dritat në stadium.

Në të vërtetë, dhe këtu ta themi e këtu ta lemë, asnjë nga hipotezat e lartpërmëndura (përfshi edhe ato me mace e minj) nuk janë të vërteta.
E vërteta është një dhe e vetme, por që, megjithë aktin heroik të treguar prej drejtorit të stadiumit, nuk mund të mos sakrifikohej prej PPSH në një moment delikat si ky.
Si ishte puna?
Duke ditur rëndësinë historike të një spektakli të tillë, duke parë përkushtimin e vetë PPSH, drejtori i stadiumit, për të mënjanuar ndonjë akt sabotimi prej armiqve të brendshëm e të jashtëm (kryesisht të brendshëm, punistomafjozë, se të jashtëmve nuk ja u mban nga NATO), ishte blinduar vetë në sallën e gjeneratorit të stadiumit që ta ruante.
Pasi mori SMS nga vetë PPSH, ai pa e bërë të gjatë ju bind urdhërit (urdhërat zbatohen, nuk diskutohen) dhe fiku dritat…
Ku ta dinte ai i shkreti se PPSh është i rrethuar nga njerëz që nuk e kuptojnë dhe që si gjithmonë alarmohen sapo ndodh ndonjë gjë me dritat?
Ku ta dinte ai se zërat që dëgjonte në koridoret e nëndheshme të stadiumit ishin zërat e ministrave që po zbrisnin vetë tek kutia e dritave?
Si ushtar i bindur, pa e kuptuar se të kujt ishin zërat, por pasi dëgjoi fjalët e urryera: “Të hapet kutija” të njerëzve që qenë ndaluar përpara derës, i shkreti, duke menduar se socialistët kishin shfrytëzuar spektaklin e PPSH për të ngritur tifozët në këmbë me historinë e tyre të kutive, pa e bërë të gjatë i vuri flakën gjeneratorit… “Sa t’jem gjallë nuk lejoj që stadiumi im të përdoret si mjet propogande”, thuhet se kanë qënë fjalët e tij të fundit ndërkohë që doktorë të veshur si policë e kanë shoqëruar në një vënd të paditur…

Etiketa: , ,

aaa.jpg

nëse nuk e keni marrë vesh, klikoni mbi foton tjetër atëhere:

aaaa.jpg

Etiketa: ,

Kohët e fundit janë dhënë rezultatet e një sondazhi që FAO ju kishte drejtuar qeverive të të gjithë botës.

Pyetja ishte:

“Tregoni ndershmërisht se cili është opinioni juaj rreth mungesës së ushqimeve në shumë vënde të tjera të botës “

Në fakt nuk u arritën rezultate me këtë sondazh, sepse pyetja megjithse e thjeshtë në dukje, ju kishte krijuar probleme qeverive në gjithë botën…
Ja lista e problemeve të ndeshura prej tyre:

  • Europianët nuk e kishin kuptuar se ç’kuptohej me mungesë
  • Afrikanët nuk e dinin se ç’ishin ushqimet
  • Kinezët po përpiqeshin të gjenin se ç’ishte opinioni 
  • Amerikanët vrisnin mëndjen se ç’do të thotë vënde të tjera
  • Qeveria shqiptare kërkonte nëpër fjalorë se ç’do të thotë : Ndershmëri

Etiketa: ,

Jooooo! Nuk i afrohet aspak dyshimit hamletjan, është thjeshtë një pyetje që mund t’i bëhet gjithkujt që i merr gjërat si të mirëqena dhe vështirë se mund të ndërrojë mendim… dhe më e keqja është se kur ndërron mendim, pikërisht atëhere ngelet më i zhgënjyer se kurrë.

Tregojnë për një fshat të varfër. Fshatarët ishin vërtet të varfër dhe të vetmin burim fitimi për jetesën që kishin, ishte bërja e shportave me thuprat e shelgjeve dhe degët e kallamave që rriteshin në kënetën që i rrethonte.
Ushqimi i tyre i vetëm ishte peshku dhe ngjalat që zinin në kënetë dhe ndonjë copë buke e blerë me paratë e shportave të shitura.
Jeta e këtij fshati nuk njihte ndryshime prej kohësh… deri në ditën kur atje shkuan dy jabanxhinj, një zotëri me shërbëtorin e tij.
Jo, nuk ishte prezenca e jabanxhinjve që ju prishi terezinë fshatarëve, por ishte aktiviteti i tyre që papritur gjallëroi dhe lulëzoi atë fshat të humbur.

Që ditën e dytë kur erdhën në fshat,  shërbëtori i mblodhi të gjithë fshatarët dhe ju tha: “Zotëria im është shuuuumë i pasur, ai ka aktivitete në shuuuumë vënde të botës dhe kudo është shquar për aftësinë e tij për të shfrytëzuar mundësitë që i ofron jeta. Edhe në këtë fshat të humbur, ai shikon mundësinë që të fitojë… ama mos e merrni si shfrytëzim, sepse fiton ai, por edhe ju do të dilni të fituar”

Shkurt muhabeti, zotëria donte të hapte një aktivitet me bretkosat, dhe ju paguante fshatarëve 1000 lekë për çdo bretkosë që do t’i shisnin.

Ç’të shikoje në atë fshat pas kësaj dite… me kuç e me maç ju hynë moçaleve duke mbledhur bretkosa… fshatarët papritur u bënë të pasur… kishin mundësi të blinin gomerë e biçikleta… bile ndonjëri, për të mos humbur rastin për t’ju ngjarë ca kushërinjve në qytet, arriti që të blinte edhe një merçedes.
Por edhe ato të shkreta bretkosa nuk është se nuk mbaronin… dhe duke parë që po rralloheshin bretkosat, zotëria ofroi 5000 lekë për çdonjërën prej tyre, gjë që i dha dhe një herë shpresë fshatarëve për t’ju rikthyer moçalit.
Pas një muaji, gropa e hapur prej jabanxhinjve për të mbledhur bretkosat ishte pothuajse plot, ndërsa në kënetë kishin ngelur shumë më pak…
Ndodh që, zotëria lajmëron fshatarët: “Zotërinj, unë po nisem për të bërë ca marveshje të rëndësishme, por duke e ditur që me këto bretkosa fitimi është i madh, dhe meqë më duhen dhe shumë të tjera, por meqë e di se është e vështirë për t’i mbledhur si më parë, ju ofroj 10mijë lek për çdo bretkosë, dhe sa të vij ju paguaj!”

Të nesërmen në mëngjes, pasi zotëria kishte lënë fshatin, shërbëtori i tij ju doli përpara fshatarëve që po shkonin të mblidhnin bretkosa dhe ju bën këtë propozim: “Padroni im do t’ju japë 10mijë lekë për çdo bretkosë, unë nuk e di se sa jeni në gjëndje që të mblidhni, por unë ju shes me nga 5000 lekë  bretkosat e gropës… sikur e di padroni se sa janë… ju mbajini në shtëpi dhe kur të vijë padroni shitjani me nga 10mijë… kështu fitoni ju, por edhe unë e bëj ndonjë lek”
Fshatarët panë njëritjetrin në sy dhe të gjithë ç’ishin u kthyen në shtëpitë e tyre për të marrë paratë… shumë prej tyre vrapuan deri në qytet për të marrë para borxh në miq e banka për të mos humbur një rast të tillë… në darkë kishin blerë pothuajse të gjitha bretkosat që gjendeshin në gropë….

Doni të dini vazhdimin?

Zotëria nuk u kthye më në atë fshat, po ashtu edhe shërbëtori…

Morali i përrallës? Gjejeni vetëëëëëë!

Etiketa: , , ,

Enver Hoxha

Për të gjithë ata që e donin apo urrenin, që vazhdojnë ta duan apo urrejnë, këtu më poshtë keni një sërë batutash që s’besoj ti keni përdorur akoma për Enver Hoxhën.

 

Besoj se ka ardhur koha që të ripërtërini “fjalorin”
dhe argumentet me shprehje të reja.

 

Ja disa nga ato që do të sugjeroja unë
(ndërkohë që jeni të lutur që të shtoni ndonjë të re edhe juve):

- Ku mbaron dokumentari “Enver Hoxha tungjat’jeta”, emrat që kalojnë në ekran nuk janë ata të regjizorëve, skenaristëve etj etj, por të atyre që e kanë emrin në listën e armiqve të vdekur nga dora e tij.
-Lotët e Enverit të shëronin dhe nga kanceri. Problemi ishte se ai nuk qante asnjëherë.- Kur bënte sex me një burrë, nuk e bënte se qe gay, por sepse kishte mbaruar punë me gratë.
-Enveri nuk lexonte, i fiksonte librat me shikimin e tij deri sa ata ja spjegonin vetë përmbajtjen.
-Që prej 1944 vdekjet prej Enverit janë rritur 13.000%.
-Nuk egzistojnë armiq, përveç atyre që ka zbuluar Enveri
- Një herë, duke luajtur futboll, në momentin që do të gjuante Enveri penalltinë u ça topi. Sigurimi menjëherë, ndërkohë që ai po shikonte i habitur arbitrin, hapi një gropë dhe futën në të një grua shtatzane duke i lënë përjashta vetëm barkun. Enveri i dha një shqelm topit… por edhe ai u ça pa shkuar në rrjetë.
Që nga ajo ditë, asnjë grua shtatzane nuk guxoi që të shkonte më në stadium.
- Enveri nuk ishte me SIDË, por ja trasmetonte njëlloj popullit.
- Një herë dikush e pyeti Enverin nëse ishte vërtet hoxhë. Enveri nuk ju përgjigj, por e fiksoi me shikimin e tij deri sa e plasi.
- Një herë Enveri, që nga Tirana, vrau 10 burra që doni të kalonin kufirin, vetëm duke imituar breshërinë e kallashnikovit. Lexo më tej »

Etiketa: ,

Përsëri me një quiz, por këtë rradhë pak ka të bëjë me matematikën dhe logjikën.
Përpiquni që të jini të vëmëndëshëm:

1) A gjeni dot se ç’ka të ndryshme në këtë foto?

gjeni-diferencen1.JPG

 

2) A mund të gjeni dot diferenca funksionale në këto foto?

gjeni-diferencen2.JPG

 

3) A mund të thoni me saktësi se cila nga femrat e mësipërme do ti përkiste siluetës së mëposhtëme kur të mbetej shtatzanë?

gjeni-diferencen3.JPG

 

P.s: Se ju thashë që nuk është një quiz llogjik, ju edhe mund ta përdorni llogjikën, megjithëse në këtë rast nuk më duket se do të ishte e nevojshme.

Natyrisht që nuk duhet shumë logjikë për të parë që është thjesht një “punë leshi”.
Mund të diskutojmë për shijet (me lesh apo pa lesh/këmbërruajtura apo jo), por s’besoj se funksioni i gruas do të mvarej nga prania/mungesa e leshit.

Po ashtu mund të diskutojmë edhe nëse këmbërruarat janë më të emancipuara se këmbëparruarat (megjithse, personalisht kam dyshimet e mija), por një gjë është e sigurtë, që “të parruajturat” nuk do të arrinin kurrë “emancipimin” e të “rruajturave” …

Për t’ju bindur për atë çfarë thashë pak më sipër, mund të shikoni dhe këtë foton këtu poshtë:

Etiketa: , , ,

« Postimet më të vjetra