edrus

Ndoshta s’është kështu, por po qe ndryshe, pse të mos ta diskutojmë??

Arkivi per etiketen ‘mirsjellje’

Rregulla të thjeshta, duhet vetëm pak “sforcim”.  

mos-shkruani-me-te-medhaja.JPG

Unë: Të pëlqen edhe ty ideja?
Ajo: lol

Unë: atëhere do ti respektosh edhe ti këto rregulla!
Ajo: PATJETËR QË DO TI RESPEKTOJ.

Unë: Duhet vetëm pak kujdes për të qënë i sjellshëm!
Ajo: pO, POR NUK PO MARR VESH GJË

Unë: Lexo rregullat pak më poshtë
Ajo: lol

Megjithëse tashmë komuniteti ynë virtual ka fituar kulturën e dialogut dhe debatit në rrjet, shpeshherë ndeshemi me ndonjë që “stonon” me komentet e tija.
Nuk e di nëse rregullat e mëposhtëme janë të mjaftueshme, prandaj ju ftoj të sugjeroni dhe ju rastet që ju “bezdisin” më tepër dhe kështu të kompletojmë një “manual mirsjelljeje në rrjet” për ata që dëshirojnë që të mos ndihen si “delet e zeza” në komunitetin tonë virtual.

Ja rregullat që do të dëshiroja të respektoheshin:

 

 

  1. Kur hyn në një newsgroup të ri ose në një komunitet virtual, bën mirë që të lexosh mesazhet që kanë qarkulluar në të për të paktën javën e fundit më parë se të fillosh të shkruash mesazhet e tua: në këtë mënyrë shikon se si është trajtuar argumenti dhe mënyra se si e trajton ai komunitet.
  2. Kur dërgon një mesazh, është mirë që të jetë sa më sintetik dhe të përshkruajë sa më qartë problemin.
  3. Mos shkruaj vetëm me gërma të mëdha, në rrjet kjo do të thotë që po ulërin, dhe me përjashtim të rasteve të rralla është shumë e neveritëshme për të tjerët që lexojnë.
  4. Mos dil jashtë argumentit të trajtuar, edhe nëse kjo gjë është shpesh e toleruar dhe pranohet (sidomos nëse shton “OT” Off Topic që do të thotë/ose “jashtë teme”.
  5. Nëse i përgjigjeni ndonjë komenti, shënoni dhe pjesën ndaj së cilës po replikoni me qëllim që të lehtësoni të tjerët për të kuptuar se përse e keni fjalën (por mos sillni gjithmonë komplet mesazhin e kopjuar).
  6. Përpiquni që të evitoni “përplasjen e opinioneve” me mesazhe pas çdo mesazhi të të tjerëve: nëse lindin “fërkime personale”, është më mirë që ti zgjidhni në korrespondencën private me të interesuarin.
  7. Mos publikoni pa lejen e autorit përmbajtjen e mesazheve të postës elektronike nëse mesazhi ka arritur privatisht tek ju.
  8. Mos shkruani mesazhe kot ose vetëm për të marrë anën e njërit apo tjetrit në një diskutim, përpiquni të thoni mendimin tuaj.
  9. Mos dërgoni reklama ose komunikime me anë të postës elektronike personave që nuk ja u kanë kërkuar vetë.
  10. Mos u tregoni intolerantë ndaj atyre që shkruajnë me gabime drejtshkrimore ose shtypi. Megjithëse, kush shkruan është mirë që të përmirësojë mënyrën e të shkruajturit në mënyrë që të jetë më e lehtë dhe për të tjerët që ta kuptojnë
  11. Nëse doni të reklamoni blogun tuaj, përpiquni ta bëni në mënyrë diskrete ose duke u aktivizuar dhe ju në diskutime (kush është i interesuar ju gjen vetë), dhe jo thjesht me një mesazh me lidhjen e saj, sepse xhesti duket shumë arrogant.
  12. Përpiquni të diskutoni rreth temës dhe pa marrë parasysh se kush, si dhe pse  e ka shkruar.

Ky artikull ka

17 komente

Nga edrus

16 Qershor 2008 më 7:17 pm