Një ndihmë: në skemën e mësipërme, në kutitë pa numra vendosni gërmën ë, e cila i korrispondon gjithashtu edhe numrit më të vogël … nëse keni nevojë për ndihmë tjetër,kërkoni (natyrisht që kanë preçedencën e ndihmës, ata që paguajnë
)
Jeni duke lexuar artikuj të etiketuar llogjika.
Këto janë disa nga pyetjet e një testi të bërë fëmijëve të moshës 15 vjeçare, në të cilën duhet edhe që të përgjigjeshin brënda një kohe të caktuar.
Provoni dhe ju që të jepni përgjigjet tuaja (me shikimin e parë) dhe më pas provoni që të bëni llogaritë me laps dhe letër… nganjëherë do të qeshni me “budallalliqet” që keni lëshuar pa u menduar ;
1
Nga kubi me brinjë a=3cm është hequr një copë në formë piramide me bazë sa ajo e kubit dhe me lartësi sa 2/3 e tij.
Sa është vëllimi i pjesës së mbetur?
a) 33
b) 21
c) 9
d) 6
2
Nqs jeta është shtrenjtuar me 0.8% dhe çmimet kanë ndjekur këtë rritje, atëhere, sa do të jetë shifra që duhet të paguajë dikush këtë vit në qoftë se vitin e kaluar paguante 200 lekë?
a- 200.8
b- 201.6
c- 208
d- 216
3
Sa është rezultati i : (59 : 54) : 53 + 52 =
a) 1
b) 54
c ) 102
d) 50
4
Një makinë dhe një motorçikletë përshkruan 60km të një rruge.
Makina e përshkroi të tërë rrugën me një shpejtësi mesatare prej 60km/orë ndërsa motorçikleta 20km e parë i përshkoi me një shpejtësi prej 40km/orë dhe 40km e tjerë me një shpejtësi prej 80km/orë.
Kush arriti i pari?
5
Çimi Gimi dhe Timi peshojnë të tre së bashku 219kg
Nqs se Çimi dhe Gimi peshojnë 5kg më pak dhe 3 kg më tepër se pesha mesatare e të treve, atëherë sa peshon Timi?
a) 75kg
b) 71kg
c) 73kg
d)74kg
6
Nëse hedhim dy monedha njëkohësisht, atëhere sa është probabiliteti që të bierë të paktën njëra lek?
a) 1/4
b)1/3
c)1/2
d)3/4
7
Në një hartë shikohen dy qytete. Distanca ndërmjet tyre, që në realitet është 20km, në hartë është 8cm. Cila është shkalla me tëcilën është bërë harta?
a) 1 : 250.000
b) 1 : 25.000
c) 1 : 2.500
d) 1 : 250
P?
Përgjigjet: 1)b, 2) b, 3) d, 4) njëlloj, 5) a, 6) d, 7) a
Loja e javës:
Meqë po bije shi dhe nuk dua që të mërziteni me gjëra të tjera
, provoni të bëni këtë variant… hyn në kategorinë e më të vështirave, por që bëhet (dmth nuk është nga ato të vështirat ku, në një pikë të caktuar duhet të ecësh me tentativa).



