Krijimet e mija

Jeni duke lexuar artikuj të etiketuar Krijimet e mija.

“Unë dua një kukull,
me flokë të gjata…
… të verdha si ar”,
I shkruan Albana
Babagjyshit mijëravjeçar.

Sendërgjim i vjetër
sa s’ka ku të rrijë,
me të s’munden tjetër
veç të gënjejnë fëmijë.

“Unë dua një top,
një shpatë, një pistoletë”
shkruan dhe i shkel syrin Agimi,
baba- gjyshit të vërtetë.

Sendërgjimi i vjetër
i mit-gjyshit të mirë,
shfrytëzohet në mos për tjetër,
të realizojë ndonjë dëshirë

 

 

Të tilla letra
plot dëshira e kërkesa,
me qindramijëra në fund tëVitit,
Të gjithë kujtohen
që janë nipër e mbesa,
e i nisin kartolinën Mitit

 

Fëmijë të llastuar

pa halle dhe shqetësime,

Sa keq që i kanë “gatuar”…

një botë plot sendërgjime

@@@

 

Dorëdridhur dhe një nëntvjeçare,
nga zemra çliron dëshpërimin,
ja ç’shkruan Babagjysh- Mitit
mënjanë duke lënë sendërgjimin

 

Dear Santa Claus! 

Të shkruaj ty se e di që je i mirë,

shpëtomë mua dhe motrën

nga xhaxhai egërsirë”

 

@@@

 

 

Etiketa: , ,

Dramë tragjikomike me një akt.
Hapet sipari. Skena paraqet një apartament të një pallati të vjetër të ndërtuar në periudhën e socializmit, të arreduar sipas të njëjtës shije të asaj periudhe.

Ofuskohen dritat deri në errësirë të plotë…Ndriçimi i një projektori drejton konin e tij të një drite të kuqërremtë drejt derës së dhomës së gjumit (e cila është hapur gjatë kohës së errësimit) dhe vë në dritë aktorin.
Ai i ka kthyer kurrizin sallës dhe gjëndet përballë krevatit bashkëshortor.

Aktori:

Një trup pa kokë shikoj
mbi shtrat,lakuriq shtrirë.
Ngadalë sytë fërkoj…
(…se ç’kam një dëshirë…)

E shoh dhe tërbohem,
makabër ky gjymtim…
“E dashur të betohem,
e bëra pa qëllim…”

 

Falje të kërkoj?… s’e di
sepse tashmë s’ka kuptim,
qesh me vehte si i marrë tani
e në zemër s’kam brenga e trishtim.

 

Ndërkohë, nga salla dëgjohet kori i spektatorëve
duke përsëritur disa herë:

Kriminel, gjakatar,
do të varim në litar!

 

Ndërkohë që drita e kuqërremtë shuhet gradualisht, një projektor tjetër drejton fashën e dritës drejt derës së një dhome tjetër, ku një tjetër kurriz shikohet nga spektatorët.

Aktori:

Binjake monoxigote, në duar ju mbaj
Kordonin, vetë ja u preva me biçak
“Sa jini të reja s’kam se ç’t'ju shaj,
por nervat mo mi ngrini, se tani jam plak”

Ju them që në fillim, dëgjoni mirë
nëse ndonjëra, në rrëmujë, rrugon do ngatërrojë
Për tjetrën dhimbje s’do kem, as mëshirë
Në  plehëra dhe ajo, menjëherë do përfundojë…

 

Ndërkohë, nga salla dëgjohet kori i spektatorëve
duke përsëritur disa herë:

Diktator, katunar,
do të varim në litar!

Drita zbehet dhe bashkë me të dhe “entuziazmi” i spektatorëve. Ndërkohë një fasho drite ndriçon një aktor tjetër, që i afrohet dritares së aneksit, hedh një vështrim përjashta dhe fillon e thërret:
Aktori:

“Domatet firuan!… u shuan dhe qepët!
Kush merret me ktë punë do të ma pagojë!
Të ngelemi pa ngrënë se kështu ju teket,
nuk pyes as për plakën”… zëlart denoncoj.

 

nga salla dëgjohet kori i spektatorëve
duke përsëritur disa herë:

O spiun, o tradhtar,
do të varim në litar!

Shuhen dritat, dhe në ndezjen e tyre të tre aktorët gjënden në bankon e të akuzuarve.

I pari foli “spiuni”:
Po ç’spiun mor vllezër?
Pse hyni në të thella?
Unë po i thrrisja gruas…
Se po digjej gjella…

Sapo mbaron ai, ndërhyn “Krimineli”:

Pse nguteni more shokë?
Pse qënkërkam egërsirë?
Ai trup femre pa kokë
ish një foto… e painkuadruar mirë

 

Së fundi ndërhyn “Diktatori” plak:

Po ç’bëni mor të shuar…se fare na vratë

njërin për një foto, tjetrin për domate

Dhe me mua, pa e bërë të gjatë, 

s’më latë as të flas… me një palë çorape .

 

Bije sipari.

Fund.

Etiketa:

Dramë tragjikomike me një akt, me një skenë dhe me një aktor.

Aktori:

Një trup pa kokë shikoj
mbi shtrat,lakuriq shtrirë.
Ngadalë sytë fërkoj…
(…se ç’kam një dëshirë…)

E shoh dhe tërbohem,
makabër ky gjymtim…
“E dashur të betohem,
e bëra pa qëllim…”

Falje të kërkoj?… s’e di
sepse tashmë s’ka kuptim,
qesh me vehte si i marrë tani
e në zemër s’kam brenga e trishtim.

Kori:

Kriminel, gjakatar
do të varim në litar!

Aktori:

Pse nguteni more shokë?
Pse qënkërkam egërsirë?
Ai trup femre pa kokë
ish një foto e painkuadruar mirë…

Etiketa: