Kosova

Jeni duke lexuar artikuj të etiketuar Kosova.

Kosova - Kryeministri kosovar, Hashim Thaçi ka përjashtuar çdo mundësi negociatash ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me gjithë përpjekjet  e Beogradit dhe OKB-së për tu ulur në të njëjtën tavolinë e për të diskutuar planin prej 6 pikash të Ban Ki-Moon-it.

Thaçi ka komentuar edhe vizitën e parlamentarëve serbë në Zvecan, gjatë së cilës kanë aprovuar një deklaratë të përbashkët për të mos njohur pavarësinë e Kosovës.
“Kanë kërkuar që të zbehin festimet e mëdha për Pavarësinë e Kosovës, kanë dështuar 20 vjet më parë në Gazimesta dhe kanë dështuar edhe dje në Zveçan. Do të dështojnë gjithmonë. Ndërmjet Kosovës dhe Serbisë gjithçka është mbyllur në 17 Shkurt 2008. Kosova është shtet i pavarur, sovran e demokratik. Do të kemi vetëm raporte ndërshtetërore. Plani prej 6 pikash nuk është dhe nuk ka për të qënë në rend të ditës në Kosovë” ka thënë Thaçi.

Thaçi ka bërë gjithashtu të ditur që i ka dërguar një letër homologut shqiptar Sali Berisha, për të konkretizuar me një akord zyrtar ofertën e Shtetit shqipëtar që Kosova të drejtojë e shfrytëzojë Portin e Shëngjinit.
“Shpresoj që në të ardhmen ky projekt të realizohet. Jam në kontakt me Kryeministrin Berisha e përsa i përket akordit për Portin e Shëngjinit, besoj se do të nënshkruhet shumë shpejt ndërmjet qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës. Është një moment shumë i rëndësishëm për dy qeveritë, për dy vëndet dhe popujt tanë” ka thënë Thaçi, duke shtuar që realizimi i këtij projekti do të sjellë përfitime të mëdha për shtetin e Kosovës dhe Shtetin shqipëtar.

Rinascita Balcanica

Etiketa: , ,

 Vojislav Kostunica  ka dhënë dorëheqje si  premier i Serbisë. U formalizua kështu kriza e krijuar nga prishja që pati me partnerët liberalë të koalicionit të qeverisë në tentativën për të kërkuar një stop të negociatave të BE ndërkohë që vëndet perëndimore tashmë e kanë njohur Pavarësinë e Kosovës.

Kostunica ka propozuar zgjedhje të reja politike për  datën 11Maj.

Burimi TgCom 

Etiketa: , , ,

Tour ad alta tensione della cantante islandese in Cina. Sotto accusa “Declare Independence” il cd non gradito a molti Paesi alle prese con i conflitti autonomistici

Bjork a Shangai inneggia al Tibet
polemiche e insulti sui blog cinesi

Un precedente solo pochi giorni fa per la dedica del brano all’indipendenza
del Kosovo. La Serbia annuncia di aver cancellato il concerto previsto a luglio

Turne i zjarrtë i këngëtares islandeze në Kinë. Disku i fundit i saj “Declare Indipendence” nuk është pëlqyer nga shtetet që janë të përfshira në konflikte për autonomi.

Në koncertin e fundit në Shangai, ngriti zërin dhe për Tibet-in, dhe menjëherë filluan polemikat dhe sharjet në blogjet kineze.

Vetëm pak ditë më parë, këtë këngë (në 2 koncertet  e bëra në Japoni) ja pati kushtuar Pavarësisë së Kosovës , dhe për këtë, Serbia menjëherë anulloi koncertet e saja në Serbi.

“Start your own currency” , “Protect your language” , “Raise your flag”, janë disa nga vargjet e këngëve të saj

Etiketa: , ,

Ndërkohë që këto ditë kemi gëzuar e diskutuar kaq shumë për Kosovën, jo vetëm ne si shqiptarë jemi marrë me këto diskutime, por edhe blogera dhe site të huaja.

Më në fund, tek Peshkupaujë, megjithëse e pashë disi në një cep tek shtypi (dhe pa autor!!), pashë një artikull që JA VLEN të rrijë në faqen kryesore dhe kështu t’ju mbyllë gojën të gjithë atyre që duan muhabet dhe që të ngrenë hipoteza të ndryshme (zaten, kjo vlen dhe për shqiptarët, të cilët, pasi jemi skuqur si rusë, zverdhur si kinezë e nxirë si shqiptarë… përse të mos na vënë dhe në rolin e serbit zemërthyer???).

E nisa këtë post, meqë në shumë raste vë re që shpeshherë shikohen komente nga ne, që janë shumë larg mënyrës së reagimit që duhet të kemi, shpeshherë me fraza bajate(për të mos thënë të cekëta e ofenduese) dhe duke e bërë tërkuzë muhabetin.

Mënyra më e mirë për t’ju përgjigjur, është përdorimi gjakftohtë i argumentave që HISTORIA ju përplas pa mëshirë kujtdo që kërkon të bëjë “filozofira” dhe, për këtë citoja/linkoja artikullin e mësipërm të peshkut , sepse autori(kushtdoqoftë ai) ka bërë një KRYEVEPËR.

Dhe me këtë rast desha të citoja shkrimin e fundit të mikut tim N.Ago

Meqë e nisa këtë artikull me diskutimet që të huajtë bëjnë duke na futur dhe ne në “valle”, desha të përmënd këtë  në të cilin, autori, ndoshta i ndikuar nga informacione të njëanëshme (natyrisht serbe), paraqet mendimet e tija. Ndoshta mund të jetë një faqe që mund dhe të mos jetë askushi, por fakti që në googlenews (në alert-in albania, albanese të kërkuar nga unë)ka një visibilitet sa dhe të ma dërgojë krahas lajmeve të “La Stampa” , “Corriere della sera”e “Repubblica”.

Ashtu siç shikoj dhe mjaft persona të tjerë që çështjen shqipëtare e shikojnë nga një këndvështrim tjetër (dhe për këtë, desha të sinjalizoj artikullin tek Glocal në italisht) .

Në fund të fundit ç’rëndësi ka që t’ju japim përgjigje të gjithëve, e rëndësishme është që:

Etiketa: , ,