Arkivi per etiketen ‘klosi’
Sendërgjimi! (prap me Skënderbeun).
Rroftë e qoftë… Google!
Më saktë, rroftë e qoftë Google cerca libri.
Ndër disa tituj (që mund të lexohen ose shkarkohen komplet nga bibloteka e google) u përqëndrova disi më tepër tek:
Storia dell’impero ottomano
Di Giuseppe Compagnoni (1829)
Gjeta në fq 72 këtë pjesë:
” …il famoso Scanderbeg, di cui gli Storici sonosi compiaciuti di dire meraviglie. Giorgio Castriota, che tale era il vero nome di lui, fu figliuolo di Giovanni Gastriota, principe dell’ Epiro, il quale, come tutti i signorotti, o vogliam dire despoti greci, si era sottomesso al vincitore.”
Që e përkthyer në shqip (nga unë, se më duket e tepërt që të ngatërrojmë Klosin me të gjitha përkthimet për Skënderbeun) :
“… i famshmi Skënderbe, për të cilin historianët me kënaqësi kanë treguar mrekullitë. Xhiorxhio Kastriota, se i tillë ishte emri i tij i vërtetë, ishte i biri i Xhovani Kastriotit, princit të Epirit, i cili, si të gjithë zotërinjtë, ose më mirë të themi despotët GREKË, i ishte nënshtruar fituesit.”
Nuk e di a e ka parë Shmidi këtë shkrim…. ku dikush tjetër e quan të jatin e Skënderbeut jo më sllav por grek, shpresoj që të mos i japë shumë rëndësi, se do t’i duhej që të rishkruante edhe një herë “historinë e tij për Skënderbeun” dhe do t’i hapte punë sërish përkthyesit të tij të palodhur për të rishkruar sendërgjimin e sendërgjimit të të tjerëve.
Nga të gjitha faqet që lexova, asgjë që nuk dihej më parë prej ç’ka kemi studiuar në librat e historisë së klasës së katërt, por fakti që dikush tjetër e konsideronte si grek Skënderbeun, mendova se mund t’ju shërbente “analistëve” shqiptarë për të zgjeruar edhe më tepër kufinjtë e erudicionit të tyre kozmopolit.



Ky artikull ka
1 koment