indrit sinanaj

Jeni duke lexuar artikuj të etiketuar indrit sinanaj.

Si rrufeja
që goditi rrapin plak,
(Ndarje, o gjë e urryer)
Vetëtima verbuese…
… bubullima shurdhuese…
Pasuar nga krisma e degës së thyer.

 

Trishtim gjer në heshtje,
inat deri në zemërim,
…rrufe në qiell të hapur qe për mua.
Ndarja, e thjeshtë pa nevojë për spiegim
Dy fjalë të thëna thatë… : “Më nuk të dua”.

 

U ndamë në heshtje…
… ashtu, papritur…
Si dega  prej rrapit që rrufeja poqi.
Si matrapaze që mbledh mallin e pashitur…
… u vesh ngadalë e u kthye tek i shoqi.

 

Jo, nuk është përpjekje e imja për të merituar praninë tek Poetët e të Mërkurës, sepse “bejtet” e mija janë shumë larg si në formë dhe përmbajtje nga  lartësia e krijimeve të autorëve që kanë patur fatin të mblidheshin dikur në atë strofull pjellore.

Mu bë qejfi për iniciativën për t’i dhënë jetë sërish Poetëve të të Mërkurës, ku pa dallim rrace, feje apo krahine ftohen të gjithë të dashuruarit pas poezisë që të mblidhen në këto takime, në të cilat:

“ftohen të gjithë poetët të cilët duan të lexojnë poezitë e tyre.
Në mungesë të poetit, mjafton të dërgohen poezitë me e-mail dhe do kujdesemi të lexohen.

Gjithashtu, edhe ata që e duan poezinë, mund të sjellin poezitë që u kanë pëlqyer.”
(sipas fjalëve në prezantimin e rifillimit të iniciativës).

Shpresoj që të kem rastin ndonjë të mërkurë të gjëndem në Tiranë… për të dëgjuar poetë dhe poezi aty ku hapat e parë kanë hedhur dhe Zekthi, Hatibi dhe Indrit Sinani  , për të cituar disa nga poetët që më shumë më kanë impresionuar nga brezi i ri i krijuesve të postrealizmit socialist , por që më të shumtë shpresoj që të jini.

Një rast mjaft i mirë për të gjithë krijuesit që gjënden në Tiranë, që të dalin dhe të njihen me njëritjetrin dhe me krijimet e reja, ku përveç lexim/diskutimeve të njohin dhe autorët e tjerë shqiptarë dhe të huaj.

Shpresoj që edhe shumë prej nesh që jemi larg Tiranës do të mund të kontribuonim me përkthime të shkrimtarëve të rinj për t’ua sjellë më pranë dhe krijuesin e huaj shokëve dhe shoqeve që “pijnë çaj dhe diskutojnë poezi” tek e Përshtatshmja.

Etiketa: , , , , , ,

“EJ DESHA PAK ÇKA PASHE DJE”

Kush mund ta gjejë se ç’ka të veçantë fjalia e mësipërme?

P.s: Disa lloje shkrimesh ndokujt mund ti nxisin reagime nga më të çuditëshmet (nuk e mora vesh “përse-në ” e disa reagimeve tek “Peshkatari i perlave” :( ), dhe  desha të thoja që, pamvarësisht se për ç’dreqin e ka shkruar autori poezinë/tregimin/romanin, unë pa u bërë merak fare që të jem edhe vite drite larg idesë së tij, e shijoj/urrej atë vepër për  atë gjëndje shpirtërore në të cilën ndihem pasi ta kem përfunduar… ose qoftë dhe për “fluturimet” që merr fantazia kur kam mbaruar (ose më mirë të them akoma pa e mbaruar…).

Zakonisht jam i prirë që të preferoj “finale pozitive”, dhe kur për të arritur në një finale të tillë përdoret një lumë fjalësh… atëhere dhe përpirja/përhumbja/”fluturimi” bëhet akoma më i/e ëmbël…

Në një gjëndje të tillë “fluturimi” isha tek mendimet e mija shkonin sa lart e poshtë… sa majtas djathtas… aq sa mes numrash/matricash/statistikash, në atë kombinim pothuajse kazual të fjalëve përpiqesha të gjeja/krijoja diçka të kuptimtë dhe unë.

Si përfundim rezultati i “përpjekjeve”  të mija që fjalia e parë e këtij postimi… ndërsa shkaku qe :
Përrallë për vajzën e vogël që jetonte në Qytetin Në-Të-Cilin-Nuk-Shkohet-As-Me-Tren
të cilën natyrisht ja u rekomandoj ta lexojnë të gjithë dashamirësit e leximit…

Etiketa: ,