Nganjëherë dhe gjërat që duken shumë të thjeshta, fshehin ndonjë të vërtetë shumë ndryshe nga ajo që duket në shikimin e parë.
Nuk thonë kot që: “Syni të rren”,por ky mund të jetë argument për ndonjë post tjetër
Për t’ju fut pak në brëndësi të muhabetit, po ju tregoj historinë e mëposhtëme.
Zoçkat e fshatit kishin organizuar një mbrëmje mes femrash, ku kishin vendosur të ftonin nga meshkujt, vetëm pelikanët.
Ishte një rast shumë i mirë për tu dëfryer mes tyre… dhe të gjithë po studionin mundësitë për të hyrë me ndonjë mënyrë, por…. duhet të ishe me këmbë të gjata dhe të njihje fjalëkalimin për të hyrë.
Nuk e di nëse arrini që të shikoni tek fotoja më poshtë, dikë që është “maskuar” si pelikan , por ju garantoj që “bjondet” nuk arritën që ta kuptonin maskimin e tij.

Pasi kaloi rrethimin e parë, po përpiqej që të gjente fjalëkalimin për të kaluar dhe portën e “parajsës”. Për këtë, ndenji pak mënjanë që të dëgjonte të tjerët kur hynin.
Kur trokiti pelikani i parë, roja i tha: Dhjetë, dhe pelikani u përgjigj: gjashtë
Kur vajti pelikani i dytë, roja i tha: Nëntë, dhe pelikani ju përgjigj: pesë .
Të “maskuarit” ju duk sikur e kuptoi çelësin e fjalëkalimit, por kur dëgjoi që pelikani i tretë, pasi i thanë Tetë u përgjigj katër, nuk pati më dyshim dhe vajti për të hyrë.
Tek porta i thanë: Shtatë dhe ai….
Jo, nuk ja u them përgjigjen, provoni juve që të gjeni se ç’numër duhet të thoshte.