edrus

Ndoshta s’është kështu, por po qe ndryshe, pse të mos ta diskutojmë??

Arkivi per etiketen ‘gallatë’

Diferencat  

Përsëri me një quiz, por këtë rradhë pak ka të bëjë me matematikën dhe logjikën.
Përpiquni që të jini të vëmëndëshëm:

1) A gjeni dot se ç’ka të ndryshme në këtë foto?

gjeni-diferencen1.JPG

 

2) A mund të gjeni dot diferenca funksionale në këto foto?

gjeni-diferencen2.JPG

 

3) A mund të thoni me saktësi se cila nga femrat e mësipërme do ti përkiste siluetës së mëposhtëme kur të mbetej shtatzanë?

gjeni-diferencen3.JPG

 

P.s: Se ju thashë që nuk është një quiz llogjik, ju edhe mund ta përdorni llogjikën, megjithëse në këtë rast nuk më duket se do të ishte e nevojshme.

Natyrisht që nuk duhet shumë logjikë për të parë që është thjesht një “punë leshi”.
Mund të diskutojmë për shijet (me lesh apo pa lesh/këmbërruajtura apo jo), por s’besoj se funksioni i gruas do të mvarej nga prania/mungesa e leshit.

Po ashtu mund të diskutojmë edhe nëse këmbërruarat janë më të emancipuara se këmbëparruarat (megjithse, personalisht kam dyshimet e mija), por një gjë është e sigurtë, që “të parruajturat” nuk do të arrinin kurrë “emancipimin” e të “rruajturave” …

Për t’ju bindur për atë çfarë thashë pak më sipër, mund të shikoni dhe këtë foton këtu poshtë:

Ky artikull ka

14 komente

Nga edrus

8 Gusht 2008 më 10:44 am

Mashtrueset!  

KUJDES!
Mendova që t’ja u bëja të ditur edhe juve në mënyrë që të mos bëheni viktima të këtij mashtrimi.
Kjo që po ju them ndoshta do t’ju bëjë të evitoni një mashtrim që kohët e fundit më ka ndodhur në një qëndër të njohur tregtare dhe që mund ti ndodhë gjithsekujt prej jush.

Ja se si funksionon mashtrimi:
dy vajza të bukura rreth 18-20 vjeçe ju afrohen në makinë sapo hapni portabagalin për të futur mallarat që sapo keni blerë.
Fillojnë të të lajnë xhamat e makinës duke përdorur sfyngjerë lavazhi-i-makines.jpgdhe ujin me shkumë të një kove dhe gjatë përkuljeve të tyre mbi xham është e pamundur që të mos vëresh gjinjtë e tyre që lodërojnë gjithë naze nën këmishat gjysëm të hapura përpara syve të tu.
Kur mbarojnë punë dhe i falenderon për punën e bërë dhe i zgjat një kartmonedhë, ato nuk pranojnë paratë, por ju kërkojnë që ti jepni një pasazh deri në një dyqan tjetër të njohur në qytet.
Ja u siguroj që është pothuajse e pamundur që ti refuzosh një shërbim kaq të vockël edhe sikur të të mos ti kishin larë xhamat, dhe jo më që edhe pasi ti kanë bërë të ndrijnë nuk morën as paratë.
Futen në sediliet e mbrapëme dhe sapo makina merr rrugën jashtë qëndrës komerçale ato fillojnë një spektakël lezbik me njëratjetrën që është pothuajse e pamundur të përqëndrohesh në drejtimin e makinëslesbo.jpg (qoftë nga psherëtimat që lëshojnë por edhe ngaqë nuk mund të ecësh duke i mbajtur sytë gjithmonë tek pasqyra), dhe sapo të jepet mundësia, gjen një vënd pak të qetë dhe ndalon për t’ju dhënë mundësi që të mbarojnë punë, por ndërkohë, njëra prej tyre, ashtume këmishëtë zbërthyer dhe me fundin të ngritur në bel, del nga makina dhe hyn në vëndin e parë përkrah shoferit.makina.jpg
Pa të lënë kohë as të hapësh gojë, të ka zbërthyer pantallonat dhe… nuk po vazhdoj t’ju tregoj të gjitha detajet, por ndërkohë tjetra që është pas, të ka zbrazur portofolin, të ka marrë celularin dhe gjithçka me vlerë që mund të kesh në atë moment në makinë.

Prandaj KUJDES , sepse me këtë sistem të fëlliqur, më kanë vjedhur portofolin të hënën, të martën, të mërkurën, dy herë të enjten, pastaj edhe dje dhe ka shumë mundësi dhe sot.

Ky artikull ka

14 komente

Nga edrus

5 Korrik 2008 më 6:10 am

humor

Etiketuar me ,