|
Për ty
Këto janë rrugët e mia tashmë Ca fjalë të huaja rastësisht Atje për mua s’ka të huaj Diçka unë kam humbur vallë vërtet |
Per te
Queste sono le mie vie ormai Qualche parola straniera, per caso La, per me, non ci sono stranieri, Qualcosa io ho perso forse davvero |
Jeni duke lexuar artikuj të etiketuar Edvin kukunja.
Etiketa: Edvin kukunja, poezi
Sërish poezitë e Edit!
Në fakt, poezitë e tij këtë herë janë në italisht, por mua më pëlqyen t’i lexoja kështu në shqip…
As që e vë në dyshim,
Të shqyesh fletë
T’i djegësh
Të ulërasësh dhimbjen
qiellit, të njerëzve
do jetë e paevitueshme
Nuk mund të vazhdojmë
Të shpresojmë që veshët
Shurdhë të injorancës
Mund një ditë të dëgjojnë
prej kushedi ç’mrekullie.
Non dubito,
Strappare pagine
Bruciarle
Urlare la rabbia
al cielo, degli uomini
Sia inevitabile
Non si può continuare
A sperare che le orecchie
Sordi dell’ignoranza
Possano un dì ascoltare
Per chissà quale miracolo
***
Bota vrapon e shpejtë
Përpara syve të voglushëve
Ku janë lojërat
Shokët
Arat me grurë
Një botë që shkërmoqet
E pastaj një rrëke
Prej të rriturish të trembur
Në udhët e panjohura
Të një bote në agoni
Të ëndërruar në netët e pagjumë
Një botë prej xhamash të kristaltë
Që na jepet
Vetëm që të shfaqemi
Il mondo corre veloce
Davanti ad occhi di fanciulli
Dove sono i giochi
I compagni
I campi di grano
Un mondo si sgretola
E poi una fiumana
Di adulti impauriti
Nelle vie sconosciute
D’un mondo agognato
Sognato nelle notti insonni
Un mondo di vetro cristallo
Che si concede solo
Per apparizioni
Etiketa: Edvin kukunja, poezi
Intervale nga Edi
I
Kur pushova se kërkuari
rimën e mallëngjyer, rimën e dashuruar
gjeta veç rimën e tmerrit të vetmuar
të gjymtimeve e masakrave të heshtura
të Përditshmërisë
që me përpikmëri të ftohtë zbaton
ligjet e natyrës njerëzore të çnjerëzuar
Jo , bota nuk jeton vec në libra
Jeta nuk gëlon veç në këtë fletë
II
Dashuria ne format e saj më të pastra
më mbështjell me forcë
më tërheq në këtë hapësirë viskoze
ku aq shumë rëndojnë mendime e gjymtyre
Përse kërkojmë ti shpëtojme fatit tone?
Përse kërkojmë lirinë ne pluskime të vetmuara?
III
Sa kohë humb përpara
pasqyrës së meditimit Idea
përpara se të marri formën e duhur?
Më pak , e dashur! Më pak kohë
seç humb ti për të bërë makijazhin e përditshëm
I lehtë e aspak vulgar, sqimtar
vë në pah ç’ka me pëlqen aq shumë
Nuk e di nëse është mirë a keq
që me idenë nuk bëkam dot dashuri
siç bëj me ty. S’jam aspak idealist,
Apo jo e dashur?
Etiketa: Edvin kukunja
