chat

Jeni duke lexuar artikuj të etiketuar chat.

 Një ide sa gjeniale aq edhe banale për sa e thjeshtë që është, ideja që Polizia di Stato (policia italiane) ka filluar të vërë në zbatim që prej ditës së sotme.
Të gjithë utentët e Windows Live Messenger të Microsoft-it, mund të shtojnë tek lista e kontakteve të tyre edhe Lizën.
Liza ka aspektin e një gruaje police që është e gatëshme të japë në chat të gjitha informacionet e nevojshme, në mënyrë të thjeshtë dhe mjaft të  shpejtë, përsa i përket pashaportave.
Për të pyetur Lizën mjafton që të futeni në Mesenger dhe të shtoni në listën e kontakteve tuaja adresën e saj: agente.lisa@poliziadistato.it.

Pasi shtoni Lizën tek “miqtë” tuaj mund të flisni me të në çdo orë të ditës dhe të natës dhe të merrni informacionet që ju nevoiten. Mund të merrni përgjigje për mënyrat me të cilën mund të merrni pashaportën dhe dokumentet e nevojshme që duhet të paraqisni për ta marrë apo rinovuar atë.

Liza në fakt është një Bot (shkurtim i fjalës Robot): një bashkbisedues virtual që bashkvepron me personat realë me një gjuhë pak a shumë natyrale. Gjithashtu, ajo nuk ju përgjigjet pyetjeve direkte, por vetëm atyre që mund të zgjedhësh në listën që ajo ju sygjeron, gjë që, sipas Policisë, arrin të japë të gjitha spjegimet e mundëshme dhe të nevojshme për të sqaruar ç’do paqartësi.

p.s: Tek lexoja këtë lajm, duke patur parasysh periudhën e paisjes me pashaportat e reja në Shqipëri, do të kisha qejf që të kishte edhe një Liza shqiptare që të mund të merrnim informacionet e nevojshme… informacione që, për eksperiencë personale, me sa munda që të shikoja tek faqja e internetit të Ambasadës Shqiptare në Itali, nuk mund të të sqarojnë komplet (dhe të marrësh rrugën për Janinë dy herë… sepse herën e parë është e pamundur që të DISH se ç’duhet të bësh, është vërtet e rëndë për dikë që edhe kur punon nuk arrin deri në fund të muajit, e jo më të humbasë kohën vetëm për mungesë informacionesh… ndërkohë që informacionet mund të përgatiten një herë e përgjithmonë duke “stërvitur” një Luizë shqiptare.

Etiketa: , ,

mos-shkruani-me-te-medhaja.JPG

Unë: Të pëlqen edhe ty ideja?
Ajo: lol

Unë: atëhere do ti respektosh edhe ti këto rregulla!
Ajo: PATJETËR QË DO TI RESPEKTOJ.

Unë: Duhet vetëm pak kujdes për të qënë i sjellshëm!
Ajo: pO, POR NUK PO MARR VESH GJË

Unë: Lexo rregullat pak më poshtë
Ajo: lol

Megjithëse tashmë komuniteti ynë virtual ka fituar kulturën e dialogut dhe debatit në rrjet, shpeshherë ndeshemi me ndonjë që “stonon” me komentet e tija.
Nuk e di nëse rregullat e mëposhtëme janë të mjaftueshme, prandaj ju ftoj të sugjeroni dhe ju rastet që ju “bezdisin” më tepër dhe kështu të kompletojmë një “manual mirsjelljeje në rrjet” për ata që dëshirojnë që të mos ndihen si “delet e zeza” në komunitetin tonë virtual.

Ja rregullat që do të dëshiroja të respektoheshin:

 

 

  1. Kur hyn në një newsgroup të ri ose në një komunitet virtual, bën mirë që të lexosh mesazhet që kanë qarkulluar në të për të paktën javën e fundit më parë se të fillosh të shkruash mesazhet e tua: në këtë mënyrë shikon se si është trajtuar argumenti dhe mënyra se si e trajton ai komunitet.
  2. Kur dërgon një mesazh, është mirë që të jetë sa më sintetik dhe të përshkruajë sa më qartë problemin.
  3. Mos shkruaj vetëm me gërma të mëdha, në rrjet kjo do të thotë që po ulërin, dhe me përjashtim të rasteve të rralla është shumë e neveritëshme për të tjerët që lexojnë.
  4. Mos dil jashtë argumentit të trajtuar, edhe nëse kjo gjë është shpesh e toleruar dhe pranohet (sidomos nëse shton “OT” Off Topic që do të thotë/ose “jashtë teme”.
  5. Nëse i përgjigjeni ndonjë komenti, shënoni dhe pjesën ndaj së cilës po replikoni me qëllim që të lehtësoni të tjerët për të kuptuar se përse e keni fjalën (por mos sillni gjithmonë komplet mesazhin e kopjuar).
  6. Përpiquni që të evitoni “përplasjen e opinioneve” me mesazhe pas çdo mesazhi të të tjerëve: nëse lindin “fërkime personale”, është më mirë që ti zgjidhni në korrespondencën private me të interesuarin.
  7. Mos publikoni pa lejen e autorit përmbajtjen e mesazheve të postës elektronike nëse mesazhi ka arritur privatisht tek ju.
  8. Mos shkruani mesazhe kot ose vetëm për të marrë anën e njërit apo tjetrit në një diskutim, përpiquni të thoni mendimin tuaj.
  9. Mos dërgoni reklama ose komunikime me anë të postës elektronike personave që nuk ja u kanë kërkuar vetë.
  10. Mos u tregoni intolerantë ndaj atyre që shkruajnë me gabime drejtshkrimore ose shtypi. Megjithëse, kush shkruan është mirë që të përmirësojë mënyrën e të shkruajturit në mënyrë që të jetë më e lehtë dhe për të tjerët që ta kuptojnë
  11. Nëse doni të reklamoni blogun tuaj, përpiquni ta bëni në mënyrë diskrete ose duke u aktivizuar dhe ju në diskutime (kush është i interesuar ju gjen vetë), dhe jo thjesht me një mesazh me lidhjen e saj, sepse xhesti duket shumë arrogant.
  12. Përpiquni të diskutoni rreth temës dhe pa marrë parasysh se kush, si dhe pse  e ka shkruar.

Etiketa: , , , ,