Brunilda Ternova

Jeni duke lexuar artikuj të etiketuar Brunilda Ternova.

Më poshtë mund të ndiqni intervistën që Brunilda Ternova ka bërë për Albanianews, studiuesit Profesor Alberto G. Areddu.

Profesor Alberto G. Areddu prej vitesh interesohet në disiplinën e “gjuhësisë Sarde” mbi të cilën ka publikuar:  “Studime Etimologjike Logurdeze”, “Shënime dhe Shtesa mbi DES” (1996), “Launeddas dhe studime të tjera greko-italike” (2004). Ka publikuar recensionet e tij në Romance Philology të Berkeley, dhe është recensuar nga  H.J. Wolf në “Zeitschrift für Romanische Philologie” (2002).
Në studimin e tij të fundit “Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë” 2007, autori me kërkimet e tij arrin deri tek burimet origjinale te gjuhës Sarde, duke dëshmuar dhe duke nxjerr në pah prespektivën paleoilirike si më bindëse bazuar në elementët e shumtë të toponomastikës dhe të lesemave të pashpjeguara deri më sot.

Brunilda Ternova - Para së gjithash  Profesor Areddu ju falenderoj për mundësnë që na ofruat  për t’ju  bërë këtë intervistë, duke i  mundësuar  lexuesit shqiptar (në Shqipëri dhe në diasporë) që të njoh Juve dhe veprën tuaj shkencore.

Alberto G. Areddu - Faleminderit Juve që më mundësuat të flas mbi punën time.

Brunilda Ternova - Meqënëse vepra është e vështirë të konceptohet e shkëputur nga krijuesi i saj, më lejoni t’ju pyes diçka mbi personin tuaj. Kush është  Profesor Alberto Areddu, ku ka lindur dhe ku është rritur? Lexo më tej »

Etiketa: , , ,