barcaleta

Jeni duke lexuar artikuj të etiketuar barcaleta.

Edhe pse nuk ishte në shërbim, i shtyrë nga ndjenja e përgjegjësisë që duhet të kishte ç’do qytetar i ndershëm, aq më tepër që ai ishte një puntor i ruajtjes së rendit, shkurt muhabeti, një polic, duke parë një makinë që po ecte me shumë shpejtësi në mes të qytetit, i del përpara dhe e ndalon.

-Patentën dhe libretin
-Vallahi s’kam asnjonën… tre herë ata qelbanikt e shkollaguidës nuk ma dhanë… ene kjo makina nuk osht e jemja, sa e kom vjedh.

Polici po zgurdullonte sytë me ç’po i dëgjonin veshët, kur ai tipi vazhdoi:

- Prit pak… se libretin m’duket se e pashë kur hapa kapakun e kruskotit për t’mçef pistoletën
- Ke pistoletë?
- E maj gjithmon me vete… se nrysh si do e hiqsha qafe ate qi m’shikote shtremët qpare
- Ke vrarë njeri?!?
- Thuj shyqyr qi e kishte portabagazhin e modh kjo makina ene nuk hoqa keq me e hudh mrena..
.

Polici i tmerruar, ndërkohë kishte nxjerrë celularin dhe thërriti patrullën e shërbimit, e cila për fat gjëndej afër dhe për 1 minutë u gjend aty.
Vetë shefi i policisë, pasi u informua nga vartësi i tij, ju afrua makinës dhe i drejtohet tipit:

- Dokumentat të lutem
- Si urdhro shef… qe baba pashaportën
- E kujt është makina?
- E jemja shefo… qe baba patentën, libretin… janë t’gjitha m’rregëll shefo…

Shefi, i çuditur nga ç’i kishte thënë polici dhe se ç’po shikonte vetë, ju drejtua: Lexo më tej »

Etiketa: ,

Gratë e sotme

Jalla moj e jëma e Zeqos nga të njojta  që të marrtë e mira ty të marrtë.

Prëmë, kur shkonj në krevat shëkonj plakën që më priste gjithë hundë e buzë si ajo punë. Unë ca nga kozi me arra që kisha ngrënë pasdite, po ca dh ngaqë ca ditë veç trodha gomerë se nuk kishëm punë dhe isha pushim në shtëpi… po edhe ngaqë ca ditë isha për peshk këto ditët e fundit… e çta xgjas… më kish vajtur ku s’mbante më.
E pashë që çoç kish që  nuk shkonte, e  u mundova të bënja sikur nuk e pashë të xëmëruar dhe të futesha  drejt e në thela, po dora e ngritur mu si polic trafiku më bëri të frenoja gozhdë dhe të ndizja gjithë llampat e allarmit.

Çka bërë vaki moj e uruar? -i thshë si nën zë

“Tani do më thuaç të vërtetën” - më tha, dhe sytë ju xvogëluan ca nga inati e ca nga që donte të më shinte në doja tja hidhnja, “Me kë bënje muhabet sot në kompjutra?”

- “U pika tyja”, i fola gjoja i çpengosur,  “me të zakonçmit po flisja”

- “Oreeeeee! Unë të dallonj që në oborr kur flet me shokë e me ato çupërlinat e zakonçme, po ktë rradhë çoç kishe tija kur i shkruaje asaja”

- “Jarebiii! unë thashë se çkishe moj e uruar, po hajde tani se e kam mën’jen për tjetër gjë”  i fola dhe thashë se ja priça mën’jen, kur të mu kthyje:

- “O dallkauk! O edepsëz plak që nuk ke fuqi të ngreç poturet e tua dhe do ti fuçësh hundët… (e nuk i them të tëra ç’më tha se xgjati një orë fjalimi hyrës i saj)… po pce ore kujton ti se s’e di unë kur llafosesh me ndonjë që merreç vesh tija???!”

- ” Po aman moj e uruar, prit… po llafosesha me të jëmën e Zeqos, që as nuk e di kush është dhe as që ja kam parë bojën ndonjëherë, megjithse ajo më thosh se kam bërë ushtrinë me djalën e saj, dhe ti e di shumë mirë që unë s’kam bërë ushtri, as në xhenjo e as në ndërlidhje”

- “Ëëëëëë??? Pa prit një çikë! Nga ishte kjo e jëma e Zeqos the tija?” - mu hoth përpara sikur ta kish pickuar gjarpri.

- “Po ku di gjë unë moj e uruar, po nga të llafosurit si nga fshati yt më duket”

- ” Hahahahaa!” - filloi të qeshte me të madhe sa thashë se më lojti plaka nga fiqiri, “Po pce mo të humtë e mën’jes, nuk e mban mënt ti të jëmën e Zeqos???”-më thosh dhe s’e mbante të qeshurit.

Dhe të nisi të më tregonte histori që nga koha e Baba Qemos, që kur një herë na kishën çuar vullnetarë në fçatin e ri socjalist dhe që mua më kishte ikur fare nga mën’ja.

-”Po pce o tu mbylltë, nuk i mban mënt gjitonët e vjetër tija?? Ke harruar ti Xhevrijen e Qazimit?
- “Qazim Mulletit” - Ja këputa kot sa për ta ngacmuar
- “Nga Mulleti ishin, po s’kishin të bënin me prefektin ata, qenë me përbërje të mirë ata” dhe sikur të ishte kurdisur filloi të më tregonte një histori që kish ndodhur njëherë e një kohë atje:

- Si gjithmonë mblidhëçim nën hijën e thanës tek oborri i së jëmës së Zeqos (ashtu i flisnim gjithmonë dhe pak vetë ja dinin emrin e saj të vërtetë) bashkë me ktë Xhevrijen (kjo ngaqë mbahej si nga Tirana i pëlqente ti flisnim vivrE ngaqë dinta nja dy llafe të frëngut) kur zdrunq e zdrunq vjen e jëma e Zeqos dhe thotë:

-” Si ja çoni moj gra?”
- “Me të fërkuar” ja pritëm të dyja me një gojë me ktë VivrEnë sikur ta kishim bërë me fjalë.
Naaaaaaa ti bëri sytë e jëma e Zeqos, ” ç’thoni moj ??? Luajtët nga fiqiri?”
“Po ti na pyete si ja çojmë… dhe ne të treguam” u hoth Vivreja, “sa herë që unë dua ta kem burrin gati… ja fërkoj një çikë topet dhe i them: Pah sa t’xeta që mi paske mer dreq!… dhe ati mu si hu i bëhet”.
- “Edhe ti moj korbë?”, mu drejtua mua, dhe unë për ta ngacmuar një çikë i thashë: ” aq ja fërkoj saaaaaaa… edhe sikur 5 herë më natët t’ja fërkonj dhe ti them pah sa të ngrohta që mi paske… aq herë e kam GATI”.

E nejse, vazhduam muhabetet tona se ç’kishim bërë për darkë dhe se ç’kishim dëgjuar për grarinë e fashatit, dhe as që na çkonte ndërmënt se asaj i kishte ngelur mëndja atje, kur të nesërmen çkojmë nën thanë e ç’të shikojmë…. të jëmën e Zeqos që vinte me paterica, me një krah të lidhur me një shami pijonieri pas qafe, me një sy të nxirë dhe me nja dy brinjë të thyera (që e morëm me mët, se sa u ngritmë që ta ndimonim që të ulej, sa e prekmë filloi të rënkonte).

- “Po ç’të ka gjetur moj e goditur?” e pyetmë të dyja me një gojë
- “Mortja të më hajë mua, që çkoj e marr mënt tuaja”  foli sapo zuri vëndin e saj në degën e thanës. ” Që thoni ju, prëmë e prita burrin të më vinte në krevat… dhe thashë të provoj stilin tuaj, që ju u shofshi dhe unë bashkë me ju, jo të prisnja se mos e kish ndërmënt vetë ai atë punë, po vajta e ja fërkova…, po kur të ha goja mut dhe nuk rri mbyllur e shkreta, i thashë: Po ti i paske akull o i goditur, pse nuk i ke të nxehta si të Qazimit dhe të Edit??
Dhe ai  më t’ju futur ku të dhëmp e ku të djek… dhe s’kish faj merhumi i ndrittë çpirti atje ku është se është bërë për rahmet, Ai kujtonte se kjo bythlëvizura ja  u kishte prekur juve dhe na qënkshe bërë xheloz i ziu…..

Etiketa: , , ,

M’duket se kom harru me ja’u tregu historin e Rrems s’Xhikes.
Hë mer pra… nuk ju v’je n’men çuni i atita qi shiste qofte zgare?
Q’ai mer pra…
Ne si thoni ju, niset i pasdite t’ejtje prej Peqinit ky çuni i Xhikes e shko m’Durrs.
Tuj pi kafe me i lokal nis muhabet me nji zotni qi u njoftën aty, ne kti zotnis i boni veshi “trak” kur e nigjoj qi Rrema i tha se vite prej i familje tregtarsh denbabaden dhe ishin t’nigjum n’gjith nahijen e tyne si t’zot n’zanat t’vet.

-N’gjo ktu Rreme, un jom  Boss ne kom dyqanet ma t’mdhoja t’Durrcit, po jam n’hall me shitcat qi s’njofin as zanat e as tabiat dhe s’din me mi tërheq klientat. Si thu, a do me fillu pun ke un?

Ne çuni i Xhikes, megjithse e kish merak t’modh me u largu pri Peqinit, tuj kujtu llafin e moçëm t’babs vet “afër detit afër mretit” u hudh përiher:
- N’gjo ktuna, un jam burr i nershëm dhe s’du me përfitu prej miqsis, pranej po t’tho qi nesër po e provoj punën dhe nqoftse t’pëlqe at’her ke me m’morr n’punë.

E kshtuna, dit’n e xhuma i qilloj qi t’fillote punë menjiher.

M’darkët e tako Bossi ne e pyt:

- ” Hë Rreme, si t’shkoi dita sot? Sa klienta gjete?”

- “Nji” - ju pergjigj hazerxhevap kyna.

- ” Qysh mer nji??? Unë u qajsha pri atyne t’tjerve qi kapshin ka 10-15 n’ditët”. Po sa pare fitove t’paktën?

- “28 Miljon”

- ” Ëëëëëëëëë!!!! 28 Miljon lek me nji klient? Po çer i paske shit ti ktina???”

- ” E fillova duke i shit i grep t’vokël… masnej ene nja dy ma t’mdhej… masnej i shita ene filispanjë e nja dy kalloma taljoni… masnej, kur e pash qi s’kishte problem leksh, e çova ne i tregova e ja shita at varkën tate qi e kishte mulu bari atje n’oborr ngaqi nuk e përdorshe ma… masnej meqi merçedesi i atina nuk kishte gançe me tërheq varkën ja shita ne at xhipsin tat qi e kishe lonë m’tako n’fun t’oborrit dhe kishte fillu tu xanë nryshk (e me kët rast i shita ne katër goma t’reja dhe 500 litra naft për makinën dhe varkën)… qishtu ishte muhabeti i ditës sotme”.

- “Vallahi mer Rremë i modh je! Si mer burrë vje robi me blejt i grep me peshku dhe e paske kap kaq bukur???”

- ” Po jo mer zotni, se ai nuk erdh me blejt grepa peshku… ai erdh me blejt i pake absorbedentash … nga ato gjojnat e grave, ne un i thshë: Mer zotni, meqi kët vikend s’bohet gjo me zonjën… pse nuk shko për peshk?

Etiketa: , , ,

Tragjedia

Një politikan gjatë vizitës në një shkollë fillore, hyn në një klasë dhe gjen mësuesen që po ju spjegonte fëmijëve kuptimin e fjalës tragjedi.

Mësuesja e fton politikanin që ti pyeste fëmijët nëse e kishin kuptuar apo jo leksionin.

Dhe politikani ju drejtohet fëmijëve: ” A din kush me m’thanë mue një rast që mundena me e konsiderue një tragjedi të vërtetë?”

Një nga fëmijët ngrihet dhe thotë: “Nëse një fëmijë është duke luajtur në pyll dhe në atë moment një pemë e prerë nga druvarët i bije përsipër, kjo sipas meje, është një tragjedi”.

“JO” i thotë politikani, ” n’kët rast kemi t’bajmë me një INÇIDENT”.

Një vajzë ngrihet dhe thotë: ” Nëse autobuzi plot me fëmijë që janë duke bërë një eskursion, bije në një humnerë, atëhere sipas meje, kjo është një tragjedi”.

” Dyshoj edhe në ktë rast” thotë politikani, “Këtë do ta quejsha një HUMBJE TË MADHE”.
Në klasë ra një heshtje dhe asnjë prej fëmijëve nuk po fliste, dhe politikani me një buzëqeshje që i bëri për vehte ju thotë: ” Si ka mundsi që fmijë kaq t’mençëm sa ju nuk mund të më jepni nji shëmbull të tragjedisë???”.

Më në fund, një fëmijë ngrihet dhe me zë të ulët thotë:

” Nëse një avion shtetëror me një personalitet politik në të, goditet pa dashje nga një raketë e NATO-s dhe bëhet copë copë, atëhere kjo është një tragjedi”
“T’lumtë, ti e ke kap kuptimin e drejtë se ç’do me thanë tragjedi. A din ti me m’thanë mue se pse kjo asht nji tragjedi???”

“S’ka se si të jetë ndryshe” përgjigjet fëmija, “Është një tragjedi sepse nuk është INCIDENT dhe nuk është as ndonjë HUMBJE e MADHE!”

Etiketa: , ,