art

Jeni duke lexuar artikuj të etiketuar art.

ushqimi-me-art.jpg

Çdo të thotë që të ushqehesh me ARTin që i vockël…

Lexo më tej »

Etiketa: , , , ,

Disa orë para se të ndodhte katastrofa e Gërdecit pata shkruajtur shkrimin “Turp!” në këtë blog, dhe shumë shpejt, argumentet e mija u dukën si të isha duke sharë një gjellë shumë të kripur… pasi ajo ishte shkrumuar e tëra.

Ndoshta mund të flisnin dhe qindra të tjerë si unë më parë dhe as që të mos shikoheshin, dhe, vetëm një kërpudhë atomike në Gërdec i bëri të gjithë që të hapnin sytë dhe të shikonin se ndërkohë ishim vërtet turpi i botës.

Ndërkohë që kujtoja se asgjë s’do më bënte “të turpërohesha” më pas asaj që ndodhi, dje në flickr më vjen një mesazh:

:: Labels Project / Made in Albania

My name is Luca Pizzaroni, I am a professional artist from
Italy living in New York, currently working on a sculpture
which is made out of clothing from every country in the
world.
I now have 145 garments, representing 145 different
countries in a sculpture for peace. Each garment has the
label of manufacture with the appropriated “Made in”.

I am writing to you, in the hope that you can assist me to
find a garment to be included in my sculpture - as
representing the country of Albania.
Please the label must state “Made in Albania”.
I will be happy to pay for the shirt and the shipping to
the US.
Can you help me ?

www.labelsproject.com

Thank you in advance.

Luca Pizzaroni

Injorant siç jam, mendimi i parë që më erdhi ndërmënd ishte ta dërgoja andej nga Kolektiviza, duke menduar se personi në fjalë kërkonte ndihmë për të organizuar një ekspozitë në Shqipëri (ose me artistë shqiptarë), dhe kolektiviza mu duk personi që mund të kishte njohjet e duhura në ambjentet e duhura, por duke klikuar tek adresa e sitit të tij (megjithëse jam injorant) e mora vesh që ai kërkonte shumë, shumë më pak se ç’kujtoja, kërkonte një prodhim veshmbathje me etiketën “Made in Albania”… ashtu siç kishte pothuajse etiketat e të gjitha vëndeve të botës.

U bëra me turp…. sepse gjëja e fundit që më erdhi ndërmënd që të jetë eksportuar me etiketën “Made in Albania” kanë qënë ca pallto të NPV së Korçës… në shekullin e kaluar.

Po zotërinj! U turpërova sepse mu duk vetja pa të mbathura (të mos kemi as dhe një palë brekë të prodhuara në Shqipëri?)… dhe kam frikë se për shumë kohë në listën e tij të shteteve, Albania do të ngelet me ngjyrën e kuqe të varfërisë pabrekse.

Meqë ai po kërkonte ndihmë për projektin e tij, doja dhe unë që të përfitoja nga rasti që të filloja aktivitetin tim (me idenë e “si të bëhesh i pasur në Shqipëri”) , Por pata frikë se mos më thoshte: “IK, mer pabreks”, por gjithsesi e kisha dhe një argument tjetër që “t’ja përplasja turinjve”

Etiketa: , , , ,