edrus

Ndoshta s’është kështu, por po qe ndryshe, pse të mos ta diskutojmë??

Arkivi per etiketen ‘armët’

Dem(agogjia)okracia!  

demagogjiaokracia.JPG

Mund ta shikoni këtu:

Ky artikull ka

6 komente

Nga edrus

5 Prill 2008 më 9:52 am

Si të bëhesh milioner  

Sot në gjithë botën shikon turistë….

Shikon turistë që shëtisin vetëm “për të parë botën” …

shikon të tjerë që shëtisin për të njohur popuj dhe zakone të ndryshme nga e tyrja….

shikon të tjerë që rrezikojnë jetën në Polin e Jugut ose të Veriut ….

i shikon në shkretëtira dhe të lumtur që mund të gjuajnë kafshë në xhungël…

shikon të tjerë që fluturojnë në hapsirë ose thjesht paguajnë për të provuar mungesën e forcës së gravitetit me MIG-ët rusë….

Unë kam një ide akoma më interesante: të krijoj një agjenci turistike, që në paketën e saj ju ofron turistëve, që patjetër janë të shumtë , një javë në strukturat e ndonjë reparti ushtarak të papërdorur, në të cilin mund të bëjnë çdo ditë qitje me të gjitha llojet e armëve që dikur zotëronte Ushtria Popullore e Shqipërisë .

Të gjithë turistët, nëse kanë dokumentacionin e nevojshëm, mund të marrin kur të largohen (natyrisht, me një shtesë mbi biletën e paketës së pushimeve) një pistoletë TT, një kallash apo nëse kanë mundësi dhe ndonjë mitroloz kundërajror.

Me këtë rast, i bëj ofertë qeverisë që: Arrij të heq armatimin e tepërt të ushtrisë shqiptare pa asnjë subvencion nga ana e saj për shkatërrimin e municioneve… bile shtoj edhe më tepër: Paratë e fituara nga shitja e gëzhojave, ja kaloj 100% ndonjë istitucioni bamirës ose sistemit shëndetësor shqiptar.

P.s: natyrisht që milioner mund të bëhesh edhe duke marrë pjesë në ndonjë konkurs, por kujdes se mos e “humbisni pusullën” edhe ju si njëri një herë :P

Ky artikull ka

13 komente

Nga edrus

21 Mars 2008 më 8:11 pm