Vlorë, 23 qershor.- Me ç’po ndodh këto ditë në Gjykatën e Vlorës na bën të kuptojmë se sa e gjatë është rruga deri sa popujt e Ballkanit perëndimor do të munden në mënyrë paqësore të braktisin përgjithmonë të shkuarën e tyre dhe të jenë mirëpritur, pa rezerva, në familjen e demokracive të mëdha të Europës perëndimore.
Para disa ditësh përballë trupit gjykues të qytetit që laget nga Kanali i Otrantos është hapur proçesi kundër kryebashkiakut të Himarës, një qytezë që ndodhet në rrugën që lidh Vlorën me Sarandën, i akuzuar që ka vepruar, duke qënë dhe një zyrtar i shtetit, në kundërshtim me ligjin duke dëmtuar interesat e Shtetit Shqiptar dhe të shqiptarëve.
Siç mund ta kuptoni është një akuzë me një shije pak a shumë staliniste, ose, sipas këndvështrimit, egërsisht nacionaliste.
Vasil Bollano nuk është vetëm Kryetari i Bashkisë, shumë i dashur me thënë të vërtetën, së Himarës por është dhe Kryetari i Shoqatës Omonia (nga emri i sheshit të Athinës) që ka si qëllim që të luftojë për të drejtat e minorancës greke, që në këtë zonë malore të Epirit është shumica, përballë një shteti që, sot ashtu si në kohën e Enver Hoxhës, negon egzistencën në truallin shqiptar të pakicave etnike dhe bile edhe përndjek, në disa raste edhe pa u fshehur shumë, ëndërrën e “Shqipërisë së Madhe”.
Bollano, duke vënë në praktikë atë që herët a vonë Komuniteti Europian do ti kërkojë vëndit të përtej Adriatikut, ka hequr nga territori komunal i Himarës çdo tabelë të shkruajtur vetëm në Anglisht dhe Shqip, duke i zëvëndësuar me sinjalizime në gjuhën dhe me gërma greke.
“Në jug të Vlorës jemi dhe ndihemi grekë” është shprehur Bollano që akuzon qeverinë si drejtuese.
“Nuk është e vërtetë”, përgjigjet prefekti i Vlorës që e ka hedhur në gjyq, shumica edhe në Epir ka prejardhje shqiptare dhe Bollano duke zëvëndësuar tabelat e qarkullimit ka shkelur ligjin sipas kodit tonë rrugor”.
Këtu avokatët do të tentojnë të demostrojnë se Kodi Rrugor shqiptar në fuqi nuk thotë se cili autoritet ka tëpër detyrë të vendosë emërimet e senjaletikës në qëndrat e banuar, por që ata tashmë kanë frikë se Bollano do të marrë një dënim të rëndë.
“Ajo që po ndodh tregon se Shqipëria nuk është akoma një shtet plotësisht demokratik” shprehen ata të shqetësuar. Ndërkohë që edhe UE, falë edhe nevojës së Brukselit që të shplodhet pak pas gjithë atyre zgjerimeve, po largohet gjithnjë e më tepër dhe edhe Greqia fillon dhe shqetësohet.
Athina dëshiron që në kufinjtë e saj veriorë të ketë shtete të besushëm dhe demokratikë dhe që duhet të respektojnë të drejtat e të gjithë personave me origjinë Helenike që banojnë në to: Maqedonia dhe Shqipëria janë të paralajmëruara.
Sergio Bagnoli
————-
Ky është një shkrim i parë sot tek Voce d’Italia dhe sinqerisht besoj se është zëri më idiot dhe injorant i gazetarisë italjane. Ishte një këndvështrim që nuk do ta prisja as nga vetë Omonia, kur e gjej tek një gazetar që i qan shpirti për demokracinë në Shqipëri!!
Caro signor Sergio, scrivo due righe anche per lei: Ho tradotto tutto il vostro articolo parso su VdI e alla fine, senza aver nessun rimorso di sembrare caffone ho detto che: è la voce più idiota del giornalista più ignorante del giornalismo italiano.
Se vuoi fare da vero lo scoop della tua vita da giornalista, ti consiglio di vedere e interesarsi per i trafici d’armi in Albania (ops, magari no, perche sono coinvolti i amici americani), oppure per il scempio della riviera di Valona dalle multinazionali del petrolio (ops, magari anche per questo: NO, perche ci sono anche interessi italiani), oppure… ma noooooo, non voglio prendere di riferimento il vostro cognome per dirti di chiudere il naso e cercare qualcosa che puzza un po più vicino a casa tua.
Arkivuar nën: Lajmet e fundit, Nga Italia, Personale, Si e mendoj unë | 11 Komente »