Loja e javës
6: Quiz logjik & matematik.
Nëse ju pëlqejnë Quizet dhe problemet logjikomatematike, nëse doni të provoni një të tillë klikoni këtu: Quiz logjik & matematik
Po aty mund të gjeni dhe disa quize të tjera të përgatitura nga unë.
5: Problem logjik.
Gocat e lagjes duke përfituar nga ditët e bukura pranverore të djelën organizuan një garë vrapimi.
Besa nuk arriti e para.
Lida nuk doli as e para dhe as e fundit.
Eni arriti pas Besës.
Albana nuk arriti e dyta.
Indriti arriti dy pozicione pas Albanës.
Cila është renditja e arritjes së voglusheve në finish?
Zgjidhja: Albana, Alida, Indriti, Besa, Eni
Mundësitë e renditjes janë:
Besa: 2°, 3°, 4° (Jo e para dhe jo e pesta,sepse Eni arriti pas saj);
Lida: 2°, 3°, 4° ( As e para dhe as e fundit);
Eni: 3°, 4°, 5° (meqë është pas Besës);
Albana: 1°, 3° (Meqë nuk është e dyta dhe Indriti është dy pozicione më pas);
Indriti: 3°, 5° (Meqë është dy pozicione pas Albanës).
Pra e vetmja që mund të ketë fituar është Albana; nga ku Indriti arriti e 3°; Besa dhe Eni arrijnë njërapastjetrës pra 4° e 5°; Nga ku vëndi i 2° rezulton i Alidës.
4:
Në një copë litari janë shënuar tre pika (A, B e C); dimë që AB është sa 1/12 e gjatësisë së litarit, ndërsa AC është sa 3/8. Nqs rrotullojmë pjesën AB rreth një cilindri bëhen fiks dy xhiro komplet. Sa xhiro bëhen duke mbledhur rreth të njëjtit cilindër pjesën BC?
Zgjidhja: 7.
Nëse supozojmë që litari është i gjatë 24/24 (dmth 1), AB=2/24 e AC=9/24; nga ku BC=7/24. Se me 2/24 bëhen dy xhiro, atëhere me 7/24 bëhen 7.
3:
Një fetë torte në formë trekëndëshi barabrinjës me bazë 15cm përmban 360kcal.
Nëse do hanit vetëm majën e fetës, me bazë 5 cm, sa kcal do të merrnit?
Zgjidhja: 40.
Dy trekëndëshat (feta dhe maja e saj) janë të ngjashëm, përmasat e tyre janë lineare (në përpjestim të drejtë) dhe kanë një raport 1:3; dhe sipërfaqet e tyre kanë një raport 1:9, kështu që kush ha majën merr 1/9 e 360 kcal, dmth 40kcal.
2:Pak veprime matematikore
Mund të lidhni me anë të veprimeve matematike tre numrat e parë në mënyrë që rezultati të jetë gjithmonë 6?
Mund të përdorni të gjitha veprimet dhe kllapat. E rëndësishme është që të mos shtoni numra të tjerë (me përjashtim të rastit kur i përdorni si eksponentë)
1 1 1 =6
2 2 2 =6
3 3 3 =6
4 4 4 =6
5 5 5 =6
6 6 6 =6
7 7 7 =6
8 8 8 =6
9 9 9 =6
Zgjidhja është këtu poshtë:
(1+1+1)! = 6
2+2+2 = 6
3*3-3 = 6
4^1/2+4^1/2+4^1/2 = 6
5+5/5 = 6
6*6/6 = 6
7-7/7 = 6
8^1/3+8^1/3+8^1/3 = 6
(9^1/2*9^1/2)-9^1/2= 6
Si thatë? kam harruar që ta vë zgjidhjen??? Kërkoni se aty e keni ![]()
1:
Gjithkujt i ka qëlluar që të kalojë kohën e lirë me Sudoku-n, për ata që duan të provojnë diçka ndryshe ja ku keni një variant tjetër të tij, ku praktikisht, në këtë version 5X5, duhet të vendosni numrat nga 1-5 në mënyrë të tillë që në të njëjtën kollonë ose rrjesht një numër të jetë vetëm një herë, por këtu duhet të gjeni vëndin e numrave duke u bazuar tek shenjat e mosbarazimeve të vendosura në skemë.



4-5-2-1-3
3-1-5-4-2
5-2-1-3-4
2-3-4-5-1
1-4-3-2-5
heeeeeeeeeee:P
GABIM
Tek kollona e katërt dhe rrjeshti i pestë nuk ke plotësuar kushtin
Ke vënë 3>4
Provo akoma… Erdha të komentoja që ishe fituesja e Karameles për këtë lojë… por duhet të zgjidhësh 10 të tjera për ta rimerituar titullin
(dhe karamelen)
aii na falni re prisor se te treshi iken dritat
4-5-2-1-3
3-1-4-2-5
2-3-1-5-4
5-2-3-4-1
1-4-5-3-2
me çere o ajo karimelja et tej:)))
Nuk eshte tamam si loja e sudokut, jo vetem nga rregullat me teper se sa nga fakti qe ka me shume se nje zgjidhje. Pervec asaj qe jep zonja, ja edhe nje tjeter:
4-5-2-3-1
3-2-4-1-5
2-3-1-5-4
5-1-3-4-2
1-4-5-2-3
heee:))) me sa duket do e nxjerrim difiçit endrusin nga karamelet..