edrus

Ndoshta s’është kështu, por po qe ndryshe, pse të mos ta diskutojmë??

Arkivi per kategorine ‘Si e mendoj unë’

Kush dështon?!  

Para disa kohësh, tek Peizazhe të Fjalës, diskutohej me mjaft pasion për  për raportin midis shtetit dhe dhunës si përgjigje ndaj dështimit të shtetit dhe ku autori jepte edhe mendimin e tij rreth asaj ç’ka bëhej në Francë: “në rastin e protestave në Francë, unë kam bindjen se kyçi për t’i analizuar, kuptuar dhe interpretuar drejt është se ato protesta, vërtet të shkallës zero siç i quan autori, nuk erdhën aspak si pasojë ose kundërpërgjigje ndaj dështimit të shtetit; por ishin më tepër simptomë, shenjë, manifestim e dështimit të komuniteteve vetë”

Duke lënë mënjanë diskutimet që u bënë atje, ftoj lexuesit të shikojnë këto video të regjistruara pak ditë më parë:

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

1 Gusht 2010 më 9:19 am

Në rrugë…  

Pas 20 vjetësh demokraci (në tranzicion), ku më së fundi triumfoi e drejta e qytetarëve për të gëzuar të drejtën për të bërë ç’të duan, përveç se ka ardhur koha që t’i jepet fund eksperimentimeve dhe diletantizmit në politikë dhe qeverisje, ka ardhur koha që dhe vetë qytetarëve t’ju rikujtohet se bashkëjetesa civile nënkupton parasëgjithash, zbatimin e rregullave të një jetese të qytetëruar.

Megjithëse jemi larg fushatës elektorale të radhës, ku patjetër që ditët do mbushen me prerje shiritash për inaugurime të rrugëve dhe shesheve nga eksponentë të lartë të politikës shqiptare (dhe të më falni që përdora shumësin, sepse në Tv do shihni vetëm dy prej tyre), qytetarët i gëzohen rrugëve të reja.

Fakti që shteti investon në infrastrukturë, rritja cilësore dhe sasiore e së cilës shoqërohet me rritjen e nivelit cilësor të jetës së qytetarëve, duhet të shoqërohet dhe me përpjekje të tjera, të vetë shtetit, që kjo infrastrukturë të shfrytëzohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Nëse një strukturë moderne spitalore do t’i shërbente njëlloj cilitdo banor të vendit (të urtit dhe injorantit), botimi i gjithë letërsisë së botës, do ishte i pavlerë nëse jo të gjithë do të dinin të lexonin dhe ti shfrytëzonin këto botime për të parë figurat apo si letër bakalli.

Pa hyrë në diskutimet e pafundme të kafeneve, se si, ku dhe se sa harxhohet për rrugët, për bërjen, rikonstruktimin apo modernizimin e tyre, doja të flisja për investimin pothuajse minimal të qeverive në bërjen të njohur të rregullave të qarkullimit dhe të përpjekjeve për rritjen e nivelit të sigurisë në rrugë. Lexo »

Ky artikull ka

3 komente

Nga edrus

25 Korrik 2010 më 9:37 am

Historia e Xhim katunarit…  

Xhimi plak, i pamësuar kurrë me ajrin e kondicionuar, si çdo ditë, në këto ditë që të mbyt vapa, doli për t’u ulur në zhezlongun e tij të vjetër nën hijen e pemës së vetme që kishte në oborr.
Me duart që i dridheshin, hapi gazetën dhe filloi të shfletonte faqet me rradhë, pa u ngutur dhe, papritur, ndërkohë që kujtonte se edhe kësaj here s’kish asgjë për t’u shënuar, i vajtën sytë tek fotoja e mëposhtëme.

L'immagine “http://www.automopedia.org/wp-content/uploads/2009/07/flag-lambo.jpg” non può essere visualizzata poiché contiene degli errori.

Përveç fotografisë mjaft të bukur, i tërhoqi vëmendjen emri i autorit të artikullit: Woller Max… që ishte gjitoni i tij i mirë dhe i sjellshëm që përherë e përshëndeste gjithë mirsi.
Shkruante Max Woller: “Në nënndarjen që mund t’iu bëjmë objekteve, me një shenjim të veçantë janë dhe ato që marrin një ngarkesë të caktuar emocionale. Kjo arrihet duke theksuar një element ose detaj, por i cili ka një domethënie shumë të rëndësishme për një masë të madhe njerëzish. Dhe unë kam veçuar një numër objektesh që duan të mbajnë vulën e patriotizmit.” dhe Xhimi plak, duke treguar haptazi nje interesim të thellë vazhdonte të lexonte…deri sa arriti tek rrjeshti që thoshte: “Mendimi im është se tema patriotike … është formalizmi më absurd.”… Nuk donte t’ju besonte syve… e rilexoi disa herë… flaku gazetë diku rrëzë gardhit dhe, me këmbët që i dridheshin u drejtua drejt garazhit. Pa u munduar shumë gjeti mes kutive ato ç’ka i nevojiteshin… i futi të gjitha në një kuti të madhe kartoni, mbi të cilën nuk harroi të vendoste dhe stapin e bejsbollit.
U afrua pa u ngutur pranë makinës së re të Wollerit, dhe me duart që i dridheshin, vizatoi mbi të një flamur amerikan…

Jo vetëm atë pasdite, por as të nesërmen në mëngjes, profesor Max Woller nuk guxoi jo vetëm të përdorte makinën, por as që të dilte nga shtëpia… sepse katundari Xhim ishte aty… i mbështetur mbi shkopin e bejsbollit me sytë e ngulur tek porta… me një shikim sikur donte të thoshte: Dil mor zog kurve… ta shikoj nëse do guxosh që ta quash absurditet flamurin tim…

Ky artikull ka

2 komente

Nga edrus

14 Korrik 2010 më 8:53 pm

Po sikur…  

Me gjithë optimizmin e pashtershëm të kryeministrit shqiptar për ta prezantuar ekonominë shqiptare si, jo vetëm të paprekur nga kriza ekonomike dhe financiare që ka përfshirë gjithë botën e civilizuar, por, një ekonomi gjithnjë në rritje (megjithse tashmë ka ulur pak tonin në mospërsëritjen e fjalës “dyshifrore”), duhet të jesh vërtet miop që të mos shohësh përpjekjet e dëshpëruara të Qeverisë shqiptare për të gjetur fonde të reja.
Rendja e qeverisë për të gjetur fonde, qoftë duke kërkuar borxhe (që i duhen për të paguar interesat e borxheve të vjetër), qoftë duke bërë allishverishe me shitblerje hotelesh (që i duhen për të mbajtur në këmbë administratën) apo duke u përpjekur të hedhë eurobonde në tregjet ndërkombëtarë (që konjukturat dhe situata financiare ndërkombëtare nuk janë aspak në favor të idesë shqiptare), tregojnë për vështirësitë me të cilat do t’i duhet të përballohet, herët apo vonë, qeveria shqiptare.

Që të jem i sinqertë, siç nuk harrojnë të ma vënë në dukje disa “specialistë”, nuk jam as ekonomist dhe as financier, por që, meqë jetojmë në një kohë ku gjithsekush gëzon të drejtën e fjalës, thashë që të them edhe unë nja dy fjalë se ku qeveria mund të gjejë paratë që i mungojnë.

Së pari; Megjithse tashmë jemi larg ideologjisë komuniste dhe idesë së saj të konfiskimit të pasurive të atyre që kanë për t’ua shpërndarë të tjerëve, të mos shkohet deri tek konfiskimi, por t’iu thuhet “pasanikve”: “Zotërinj të nderuar, deri më tani ky vënd ju ka dhënë mundësinë që të dyfishoni kapitalet tuaja çdo 2-3 muaj… tashmë vëndi ka nevojë për paratë tuaja dhe duhet t’i jepni… të cilat do t’ju kthehen me interesat e duhura kur kriza të ketë kaluar”.

Së dyti; duke parë dhe iniciativat e italianëve për rikthimin e parave të depozituara jashtë vëndit, edhe qeveria shqiptare të shpallë një “amnisti” (në kuptimin që nuk do hetojë për prejardhjen e parave) ndaj atyre që depozitojnë paratë e tyre (euro apo lek) në sasi të mëdha apo që blejnë sasi të konsiderueshme të eurobondeve që qeveria shqiptare po përpiqet që të shesë në tregjet e mëdha.

Në të dy rastet, përveç amnistisë, në vënd të përqindjeve të larta të interesit, atyre që do “investojnë” paratë e tyre në këtë moment, t’ju jepet prioritet që të jenë ndër të parët që do favorizohe, nëse duan, që të marrin pjesë në realizimin e projekteve të ndryshëm…

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

27 Qershor 2010 më 10:35 pm

Kapitalizmi i xhunglës po mbyll kapitullin e tij?  

 Edhe pse shumë prej nesh janë larg atyre që e shikojnë fundin e botës së afërmi, disa senjale nuk mund t’i anashkalojmë dhe të bëjmë sikur s’kanë ndodhur.
Nuk kam ndërmënd që të flas për vullkanin Islandez apo për ngrohjen globale… më shumë se për fundin e botës, doja të flisja për fundin e kapitalizmit ekstrem.

Jetojmë në një kohë kur:
- petrolierët thonë që puset e tyre të naftës janë të sigurtë dhe se i kanë nën kontroll…
- Bankierët thonë që sistemi financiar është i sigurt dhe se e kanë nën kontroll…
dhe asgjë s’është e vërtetë…

Po. Jetojmë një kohë kur Obama propozon dhe arrin reformën shëndetësore falas në ShBA edhe pse propozimi i tij ishte jashtë çdo llogjike që mund të pranonte një opcion të tillë deri disa kohëve më parë… por që, falë kërkesës popullore, bëri të mbyllin gojën edhe fanatikët e sistemit.
Jetojmë kohën kur spekullimi i ngritur në sistem ja u ka sjellë ngushtë (dhe në majë të hundës) tashmë edhe vetë shteteve që forcën e tyre e mbështesnin në begatinë e ofruar prej atij “sistemi”… e përbile, ju kthehet edhe kundra (fitimet e islamikëve pas atentateve të 11Shtatorit p.sh arritën rreth 7 miliardë dollarë).
Edhe në këtë rast, akoma pa hyrë në Shtëpinë e Bardhë, kundër çdo llogjike që kishte mbajtur në këmbë gjithë sistemin dhe  pa asnjë shanc për sukses, ndërhyn Obama dhe i kërkon amerikanëve dhe mbarë njerëzimit, vënien e rregullave për kapitalizmin në botë… mbylljen e parajsave fiskale, transparencë për identitetin e investitorëve dhe heqjen e sekretit bankar, Plasja e “bombës” financiare dhe rropullimës që po merrnin borsat dhe bankat, i erdhën në ndihmë Obamës për t’i dhënë të drejtë në atë ç’kërkonte, por për më tepër, që edhe kundërshtarët e tij të fillonin të shikonin disi më ndryshe shtigjet nga duhet të shkelnin tani e tutje.
Ishin po ato “gojë të liga” që talleshin dhe kundërshtonin ekonominë e kontrolluar nga shteti, që fillimisht ishin kundra reformës ekonomike të Obamës. Kërkesat të tij që t’ju shtrëngonte kufinjtë e lirisë (deri në dënime) të spekullatorëve dhe bankave që vepronin jashtë rregullave të lojës bankare… dukeshin herezi. Kapot e BE, njëzëri deklaruan se nuk do ta ndiqnin Obamën në një projekt të tillë, por që… pas sirtakit grek, pikiatës në borsat e gjithë botës dhe krizës ekonomike që nuk po i shihet fundi, edhe Merkel e Sarkozi filluan të flasin për nevojën e ndërhyrjes në ndryshimin ligjeve që kontrollojnë dhe rregullojnë aktivitetin bankar në veçanti por edhe vetë kapitalizmin në përgjithsi.

Fushata ndaj kapitalizmit të papërgjegjshëm, edhe nëse deri para disa kohësh nuk kishte prekur mëndjet e ndokujt, pas katastrofës në impiantin naftënxjerrës të BP në gjirin e Meksikës (me katastrofën ambientale që shkaktoi e po shkakton) po ndërgjegjëson gjithnjë e më shumë njerëzit dhe revoltën e tyre ndaj këtij kapitalizmi të papëgjegjshëm… që fitimet i pretendon t’i ketë (maksimale) për vehte, ndërsa dëmet… t’ja u hedhë mbi shpatulla qeverive dhe popujve.

U shpëtuan bankat nga kriza dhe borxhi ju kaloi shteteve (dmth popullit taksapagues)… u ndërhy për të shpëtuar ekonominë e vëndeve në rrezik (Greqia in primis) dhe ato fonde do sigurohen po nëpërmjet taksapaguesve… po ndërhyhet për të kufizuar dëmin ekologjik, të shkaktuar nga plataforma e BP, dhe kostoja e këtyre ndërhyrjeve dhe dëmi ekologjik do jetë sërish një  dorë kripë në plagën e hapur të taksapaguesit.
Tashmë edhe vetë kapitalistët që kanë pak mend në kokë, e dinë se nuk mund të shtyjnë më tepër thikën në plagë… dhe, të paktën kështu shpresoj, po kërkojnë që të ndryshojnë disi rregullat që mbajnë në këmbë “lojën” e tyre.

Ata që më kanë ndjekur ç’kam thënë me kohë, do fillojnë të qeshin se po kujtojnë se po i këndoj triumfit të komunizmit… Jo zotrinj, gaboheni. Po i këndoj fundit të atij kapitalizmit të egër të xhunglës dhe fillimit të një ere të re të një kapitalizmi të përgjegjshëm. Të një kapitalizmi që të funksionojë në bazë të rregullave të tij të prodhimit e fitimit, që nuk do jetë etik ashtu siç po i kërkohet edhe nga Kisha, por që ta dijë se nuk mund të spekullojë pakufi dhe të veprojë e shkatërrojë i bindur se nuk do ndëshkohet.

Të shpresojmë për më mirë.

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

24 Maj 2010 më 10:52 pm

Kohët moderne  

Eh si ndryshojnë kohët! Nuk është më si qëmoti… Njëherë e një kohë…

Jemi mësuar të dëgjojmë fjalë të tilla pas ndonjë psherëtime të gjatë prej pleqve (natyrisht… edhe prej plakave, se mos ju mbetet hatri atyre dhe më akuzojnë për diskriminim) .
Nuk merret vesh nëse i thonë këto sepse ndihen të përçuditur nga ç’ju shohin sytë sot, ngaqë ndjejnë nostalgji për të shkuarën (apo thjesht keqardhje që ato vite që ju kujtojnë rininë nuk mund t’i rijetojnë më).

Mund të ketë një farë të vërtete në rishikimin me mosbesim të së tashmes… shumë prej koncepteve që mbaheshin si etalone të vlerave që ato përmbanin, tashmë janë tejkaluar nga vetë koha.
Çdokujt mund t’i vijnë vetë ndërmënd shembuj, se si këto etalone kanë pësuar shndërrime në kohë. Mua, sa për të sjellë një shembull, më është rrënjosur thellë në mendje fjala e babë Lleshit: “Qysh kur dul shkresa, hupi besa”.

Nëse shumë “etalone” deformohen dhe nuk mund të konsiderohen të tillë me kalimin e kohës dhe modernizimin e jetës, për vetë shtrembërimin që i japin dhe i bëjnë njerëzit, ndodh që disa “etalone” të humbasin vlerat e tyre edhe sepse lindin etalone që kanë një garanci shumë më të lartë nga ajo që etalonët e vjetër garantonin.

Nuk ju besohet?

Shihni shembullin e mëposhtëm:

etalone sigurie

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

23 Maj 2010 më 8:16 am