edrus

Ndoshta s’është kështu, por po qe ndryshe, pse të mos ta diskutojmë??

Arkivi per kategorine ‘Pa kategori’

Frustrimi i “akademikut”  

Një debili si ti Xhaxha, ku, pasi “antivllehët” nuk të çuan ujë në mullirin tënd (që të sulmonin) tek “Motra e të gjitha motrave”, pasi qarqet akademike as të dhjesin fare për ç’akademik je (shumë e dhime që, një gjuhëtar akademik siç e autodeklaron vehten nuk u ftua as për të pirë një kafe në “Seminarin për gjuhën dhe letërsinë” që sapo mbaroi në Prishtinë), për të qënë në qëndër të vemendjes, zgjedh vetëm zhurmën që mund të bëjë ndonjë konflikt i ndokujt me ty… dhe në ktë rast, për të mos gabuar, i shpalle luftë dhe të majtëve, feministeve dhe gjithë botës mbarë vetëm për të qënë pak në qendër të vëmëndjes.

Delir superinteligjence apo frustrim nga injorimi që të bëjnë qarqet e vërteta akademike ky i yti?

Apo thjesht, hap diskutime të tilla për të gjetur lamashë të tjerë që nuk i zë gjumi pa gjetur ndonjë cen të shqiptarëve dhe të mos rrinë pa hedhur vrer të nesërmen?

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

30 Gusht 2010 më 4:29 am

Delir apo frustracion?!  

Më në fund, Xhaxhai, nga pozita e autoproklamuar e akademikut shqiptar (dhe mund të flisja shumë këtu), nuk duroi dot më dhe e tregoi anën e tij më të sinqertë: Çensurën.

Nga pozita e intelektualit bishtkrehur prej atyre që të ndjekin si kone, nga një anë më bën moral që, nëse nuk më pëlqejnë pikpamjet e “gazetës PTF” (!!!) të heq abonimin (që e paskam patur gratis (!!!), a thua se për mbajtjen e kësaj gazete ke shitur tokat e gjyshit dhe ke shpenzuar gjithë kapitalin), ndërsa nga ana tjetër… tregon fytyrën e vërtetë prej ÇENSORI, kur dihet që çensura ushtrohet vetëm prej të paaftëve për t’ju mbyllur gojën qoftë edhe “njerëzve të rrugës”.

Po nga ato pozita, ku shpesh deklaron se pretendon t’i japësh kulturës shqiptare të komunikimit një shembull për t’u ndjekur, mbyll diskutimet me arrogancën e intelektualit të frustruar ngaqë jo të gjithë i thonë: “Hë më të lumtë!”.

Unë do ta mbyllja “abonimin” tim, apo do largohesha si i dhjerë, vetëm atëherë kur vërtet të ndihesha i turpëruar për ato ç’them apo bëj ose, nëse ndokush nga ju “akademikët” të PROVONTE (pa përdorur autoritetin dhe arrogancën e zakonshme të adminëve të forumeve shqiptare), që ajo ç’ka them, apo kam thënë unë, është e gabuar.

Bezdia keqdashëse që provoni ndaj komenteve të atyre që nuk e mendojnë si ju, përderisa e mendoj ndryshe nga ju në disa gjëra, në mos më bën të ndihem mirë, ta garantoj që nuk më bën të ndihem aspak keq.
Fakti që ke çelësat e PTF, nuk të bën automatikisht edhe ruajtësin e të vërtetës universale… dhe as nuk të bën më të pacënueshëm nga ata që do të dinë, apo duan, të kundërshtojnë gomarllëqet e tua.

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

29 Gusht 2010 më 6:03 am

Wikileaks  

Wikileaks është siti web i aktivistit australian për të drejtat e njeriut  Julian Assange, që është specializuar në publikimin e dokumenteve ushtarake që janë top-secret.
Në të njëjtën kohë me këtë sit, New York Times, Guardian dhe e përjavshmja Spiegel kanë publikuar 92mijë dokumente që japin dhe anën më të errët të medaljes së konfliktit në Afganistan.

Një nga aspektet më të ngjethshëm të nxjerrë në pah nga këto dokumenta është numri i madh i viktimave të pafajshme (sidomos shoferë që kujtoheshin se ishin kamikazë apo civilë që nuk “kurseheshin” në operacionet kundër talebanëve).
Për ironi të fatit, pikërisht në ditën që publikoheshin këto dokumente, nga “zjarri mik” amerikan vdiqën 52 vetë…

Wikileaks denuncion  fallsitetin me të cilin burimet zyrtare e konsiderojnë Pakistanin si një vend aleat dhe bashkpunëtor, ndërkohë që, nga ana tjetër, s’kanë pushuar asnjëherë notat e protestës ndaj qeverisë Pakistane për dopjolojën e shërbimeve segrete pakistane…

etj etj etj…

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

26 Korrik 2010 më 9:32 pm

Indiferent…  

Unë e pashë që ti e pe që unë të pashë që ti e pe që unë të pashë se ti më pe, atëhere, pse bëre sikur s’më pe, kur ti e pe që unë e pashë se ti e pe që unë e pashë se ti më pe që të pashë se më pe?

S’bën robi kshtu për një birrë :P

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

20 Korrik 2010 më 6:30 pm

AÇENSORE PER NE MOSQENIEJE E NE MBIQENIEJE  

TRINIÇSHENJTERUARIT - 2-

AÇENSORE PER NE
MOSQENIEJE E NE MBIQENIEJE

Në 180 gradë fat unë jam njera pikë e pashpjegimshmërisë së
…universit,
Kur misticizmit të panikut ti je veç tjetri kënd i adhurisë skepticizmit
mohuar,
Teksa diku sipërfaqe papërcaktimërisë përballë sekmentit eterik që tash
na lidh,
Ndodhet në hartën e legjendës i treti far që toku na sajonka trekëndësh,
E ky është ylli mëngjesor i besimit që shpreskozmosisë riagon
kaltërenjpjekur,
Për të guxuar verbrisht të trokasim në portën bermudiane të vesit
panik’pa,
Horroriste kjo shtëpizë ku vjollcat e ndjenjave t’i rrëmbenka
meditiumesh pakoha,
Ku energjitë e shpirtrave të humbin ndër duele gravitacionale ideshë,
Duele që tash e çdo çast na bindin t’ia kritikojmë ngadhnjimtarinë të nesërmes,
Duele ku admirojmë vetveten dhe kur pasqyrohemi lig ndër sy tjetrarësh,
Duele mirkuptimi ku pasi kanë mbaruar punë duart ri’thirren në tryezë
fjalët,
Duele aktesh mizore mëshire që s’i eklipsojnë dot jetët mbushur krime
pafaljesh, Lexo »

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

10 Korrik 2010 më 4:24 pm

Pa kategori

Etiketuar me

Humor bipartizan.  

Dy barcaleta për të gjithë (”duartrokitsat”):

1)

Dy persona, nga më inteligjentët që mund të gjënden, kishin rënë në hall me një dhimbje koke që i bënte të vuanin vazhdimisht. Pasi analizuan ç’do mundësi që mund t’i çonte në shërimin e tyre, arritën në përfundiminse vetëm duke sakrifikuar pjesë të inteligjencës së tyre, do të mund të eliminonin dhimbjen e kokës.
Për fatin e tyre, një mik i tyre sapo kishte arritur që të krijonte një aparaturë, e cila, me një sistem të ndërlikuar elektrodash të vendosura në kokën e pacientit, arrinte “t’i thithte” dhe i reduktonte inteligjencën pacientit.

Shkon i pari, e pasi shikon që për çdo 5minuta terapi mund të humbiste 10% të inteligjencës, i thotë mjekut që ta mbajë nën terapi për 10 minuta.
Edhe pse sakrifikoi 20% të inteligjencës së tij, pasi pa që rezultati ishte i kënaqshëm (dmth i iku dhimbja e kokës), me dashamirësinë më të madhe ja rekomandoi edhe mikut tjetër.
Edhe tjetri shkon tek mjeku dhe i thotë: “Edhe për mua një terapi 10 minutshe… bile, lëre edhe 15minuta po deshe, se u çmënda nga dhimbja e kokës”.
Mjeku vendosi elektrodat dhe, ndërsa priste i arriti një telefonatë nga e dashura e tij… telefonatë e gjatë që e bëri të harronte pacientin e tij. Kur u kujtua pas një ore, i alarmuar, sepse ja kishte “zbrazur” inteligjencën, shkon heq elektrodat nga koka e pacientit duke i folur gati me të qarë: “Aman të më falni!”
Tjetri, me një zë solemn dhe fytyrë serioze i kthehet: “S’më duhet gjë falja jote. Hap kutitë ose largohu!”

=======

2)

Pasi fluturimet kozmike kanë arritur  një shkallë të lartë të teknologjisë, shkencëtarët e NASA-s donin t’i provonin botës që një anije kozmike mund ta drejtonte edhe një ekuipazh i çfardoshëm.
Kur bëhet fjalë për ekuipazh të çfardoshëm, shkencëtarët nënkuptonin edhe përdorimin në ekuipazh të kafshëve shtëpiake.
Për këtë kishin stërvitur disa ekuipazhe të ndryshme, ku si njerëzve edhe kafshëve ju ishin dhënë instruksionet e nevojshme: mjaftonte që, kur të kishin kuptuar se ç’duhet të bënin, duhet të përsërisnin dy herë konfirmimin në gjuhën e tyre dhe një herë kur nuk e kishin kuptuar apo nuk ishin të qartë.

Ndërkohë që një anije kozmike po i afrohej atmosferës së Tokës e  meqë po afrohej në një trajektore ndryshe nga ajo e programuara, atëhere nga Houston thërrasin anijen:
-”Ekuipazhit të anijes që po i afrohet atmosferës, më dëgjoni?”
- “Ham, ham!”- u dëgjuan dy të lehurat e një qeni që konfirmonte që e kishte dëgjuar bazën.
- ” Duhet të korigjoni trajektoren tuaj me 3 gradë majtas dhe12 gradë poshtë! Më kuptuat?!”
- “Ham!”- ju përgjigj negativisht qeni, i cili kishte detyra të tjera në anije, por që nuk ishte në gjëndje të korigjonte kursin e lundrimit
- ” A më dëgjoi timonieri?
- “Mjau, mjau!” - u përgjigj maçoku
- “Jeni në gjëndje të korigjoni kursin sipas koordinatave që ju dërguam?” - e pyeti baza
- “Mjau mjau!”- konfirmoi maçoku
Pasi në kompiuterat e bazës u pa që trajektorja u korigjua ashtu siç ishte sygjeruar nga Toka, nga baza u dërgua një tjetër mesazh përgëzimi: “Ju lumtë! Vepruat vërtet shumë mirë!”
- “Na jena ma t’mirët n’botë”- u dëgjua një zë nga anija
Të çuditur, nga baza pyesin: “Ne patëm dërguar një ekuipazh të çfardoshëm, jo më të mirët… Po ti kush je?”

-”Unë jam Sala…”

Ndërkohë, të alarmuar nga baza i thërrasin: “Dëgjo, pak rëndësi ka që i ke lënë pa ngrënë e pirë qenin dhe maçokun për gjithë kohën e ekspeditës, por të lutemi, rri ulur… e mos prek gjë me dorë nëse doni të ktheheni në Tokë!”

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

19 Prill 2010 më 7:23 pm