edrus

Ndoshta s’është kështu, por po qe ndryshe, pse të mos ta diskutojmë??

Arkivi per kategorine ‘nga unë’

Nënë Tereza - 100 vjetori i lindjes.  

Njëqind vjet më parë, me 26 Gusht 1910, lindi një grua… e vockël dhe e imët në trup, por e madhe në shpirt e në zemër që për shumë njerëz në botë njihet si shenjte.
Nga të gjithë njihej me emrin nënë Tereza. E lindur në Shqipëri dhe kaluar pjesën më të madhe të jetës në Indi, shumë shpejt Ajo do bëhej simbol i dashurisë për të varfrit,  të sëmurët dhe të vetmuarit.

Emri i saj i vërtet ishte Anjeza Bojaxhiu, që u kthye në Tereza kur ju votua Zotit në Loreto.
Përkushtimi i saj në ndihmë të të vobektëve, u kthye në qëllim të jetës së saj kur, në trenin që e çonte për Darjeling, ju shfaq “thirrja e thirrjeve”: Zoti, pasi e kishte bërë të bëhej motër i kërkonte diçka më tepër, t’i përkushtohej komplet Atij, nëpërmjet varfërisë dhe shërbimit ndaj të varfërve.

“Të varfërve ju duhet dhënë më tepër, tek ata është Krishti” ishin fjalët e saj të preferuara bashkë me ato që ishin edhe motoja e misionit të saj: “Kisha etje dhe më dhatë të pi, kisha uri dhe më dhatë të ha… dhe kur të keni bërë këtë me çdonjërin prej vogëlushëve të mi ma keni bërë mua”, e me këtë shpirt përkushtimi, shkelte rrugicat e Kalkutës duke pastruar plagët e përgjakura të të sëmurëve të pashpresë dhe duke ndihmuar të vobektët.

Jeta dhe përkushtimi i saj nuk u nda për asnjë çast nga dedikimi ndaj të varfërve. Për këtë mjafton të përmendim episodin e marrjes së Çmimit Nobel (1979), ku, përveç se dedikoi gjithë çmimin në bamirësi, kërkoi që edhe shpenzimet e shumta të banketit dhe ceremonisë së dhënies së çmimit t’iu ofroheshin të varfërve.
Përveç dedikimit ndaj të varfërve, ajo ju përkushtua edhe luftës për jetën; luftëtare kundër abortit, që e konsideronte si një nga plagët më të mëdha të shoqërisë moderne. “Nëse një nënë  është në gjendje të vrasë fëmijën e saj, atëherë gjithçka mund të ndodhë”

Me 5 Shtator 1997, në moshën tetëdhjeteshtatëvjeçare, u nda nga kjo botë. Vdekja e saj ngjalli ngashërim dhe keqardhje në gjithë botën dhe funerali i shtetit, u ndoq në mondovizion nga miliona njerëz në botë.
Sekretari i atëhershëm i Kombeve të Bashkuara, Perez de Cuellar u shpreh: ” Ajo është ONU. Ajo është paqja në botë”

Vetëm dy vjet pas vdekjes, papa Xhovani Paulo II, për herë të parë në historinë e Kishës, nisi procesin e bekimit që përfundoi me 19 Qershor 2003 me shpalljen e saj si të Bekuar.

Nënë Tereza, me jetën dhe veprën e saj, sa ishte gjallë, por edhe tani që ka vdekur, më shumë se interpretimet teologjike o diskutimet ndërfetare, duhet të shërbejë si shembull të gjithëve.

Duhet të jetë si shembull i një jete në shërbim të jetës për ata që nuk besojnë, por mbi të gjitha, duke përdorur fjalën e Zotit në ndihmë të atyre që kanë nevojë, duhet të jetë një shembull për ata që besojnë në Zot dhe që këmbëngulin në përkatësinë e tyre fetare, të cilët, duke harxhuar më shumë energji për të lartësuar përkatësinë e tyre, i largohen fjalës dhe asaj çka Zoti ju kërkon atyre: harmoninë dhe paqen n’mes njerëzve.

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

22 Gusht 2010 më 6:51 am

nga unë

Etiketuar me

Përsihatje në italisht  

Një farë haiku në italisht:

Aranciata…

Acida tu sei,
La miglior cosa
che mi dai gastrite…

Vetëm B:

A B:

Barca barcollante
borbottar bassezze,
Bandiera Bianca
balbettar bruttezze

Bella Baronessa,
bambola bestiale,
Basta boicottare!

Benefattrice badessa,
bagliore boreale
Bisogna brindare!

Basta bandire!
Basta bastonate!
Bisogna benedire
beate baciate…

Dhe meqë aciditeti i stomakut më ka ngacmuar këto ditë, ja dhe një tjetër për Aciditetin:

Acida amica mia,
Perché mi lanci quei sguardi strani?
Non provi remore della sincera compagnia
e dei baci veri… quando avevamo sei anni?

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

13 Gusht 2010 më 5:44 pm

Kujtimet  

Si gjethet e ngjitura në xhamin e lagur
Si flutura që tek llampa bëjnë rrethrrotullime
Ikën koha, bashkë me të duke u mpakur
dhe ato ç’ka të shtrenjta ruaje, kujtime.

Prej gjethes, më asgjë s’të kujtohet
në ishte plepi, rrapi apo prej lisi…
Por sa shpesh në kujtesë zgjohet
ai çast, nga ku një histori nisi…

Dhe prej fluturës asgjë s’të vjen ndërmënd,
në ish e vockël, e madhe apo krahëshkruar
E kotë që të pyesësh edhe ndokënd…
të tjerët atë çast e kanë harruar.

E kotë që mendja ngelet tek histori e vjetër
dhe s’ka rëndësi në ish gjeth a flutur
është si të kthehesh mëngjesin e ditës tjetër
e të kërkosh sërish mrekullinë e gonxhes’bukur.

E kotë që detaje do të nxjerrësh nga hija,
që koha, apo vetë, nga mëndja i ke fshirë…
Por s’ka të paguar kur përzgjohet lumturia
e të qënit, me njerëz të dashur e të mirë…

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

1 Gusht 2010 më 6:33 am

(H)a iku?!  

Një…

Një natë kaloi
Bashkë me ditën
Në polet e kujtesës

===

Semafor…

Ka jeshile, që
me startin e saj
i jep fund ëndërrave…

===

Kujtimet

Si copa ndryshku
i mbeten shpirtit
lumturimet e vjetra

===

Fjalor i politikës

“All in”; për gjithçka
“Top”; më e mira…
(Vlen kjo dhe për TopAllIn?!

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

20 Qershor 2010 më 10:08 am

nga unë

Etiketuar me

Kohët moderne  

Eh si ndryshojnë kohët! Nuk është më si qëmoti… Njëherë e një kohë…

Jemi mësuar të dëgjojmë fjalë të tilla pas ndonjë psherëtime të gjatë prej pleqve (natyrisht… edhe prej plakave, se mos ju mbetet hatri atyre dhe më akuzojnë për diskriminim) .
Nuk merret vesh nëse i thonë këto sepse ndihen të përçuditur nga ç’ju shohin sytë sot, ngaqë ndjejnë nostalgji për të shkuarën (apo thjesht keqardhje që ato vite që ju kujtojnë rininë nuk mund t’i rijetojnë më).

Mund të ketë një farë të vërtete në rishikimin me mosbesim të së tashmes… shumë prej koncepteve që mbaheshin si etalone të vlerave që ato përmbanin, tashmë janë tejkaluar nga vetë koha.
Çdokujt mund t’i vijnë vetë ndërmënd shembuj, se si këto etalone kanë pësuar shndërrime në kohë. Mua, sa për të sjellë një shembull, më është rrënjosur thellë në mendje fjala e babë Lleshit: “Qysh kur dul shkresa, hupi besa”.

Nëse shumë “etalone” deformohen dhe nuk mund të konsiderohen të tillë me kalimin e kohës dhe modernizimin e jetës, për vetë shtrembërimin që i japin dhe i bëjnë njerëzit, ndodh që disa “etalone” të humbasin vlerat e tyre edhe sepse lindin etalone që kanë një garanci shumë më të lartë nga ajo që etalonët e vjetër garantonin.

Nuk ju besohet?

Shihni shembullin e mëposhtëm:

etalone sigurie

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

23 Maj 2010 më 8:16 am

Bagëti e bujqësi  

Një përkthim (sipas meje) i disa prej vargjeve më të famshëm të një prej poezive më të bukura të Rilindjes tonë:

Bagëti e bujqësi

O monti d’Albania
e le alte querce che siete dotte!
Campi estesi fioriti,
che vi penso giorn’ e notte!

Cantero per il bestiame
che mantenete e alimentate,
O posticini beati
la mente voi m’rallegrate.

Te Albania, mi dai onore
albanese il nome mi dai
Il cuore me l’hai impastato
pieno d’amore e ardore, sai

Albania, o madre mia
anche se son’ emigrato
Il tuo amore
il cuor’ mai l’ha dimenticato.

  O malet’ e Shqipërisë
e ju o lisat’ e gjatë!
Fushat e gjëra me lule,
q’u kam ndër mënt dit’ e natë!

Do të këndonj bagëtinë
që mbani ju e ushqeni,
O vendëthit e bekuar,
ju mëndjen ma dëfreni.

Ti Shqipëri, më ep nderë,
më ep emrin shqipëtar,
Zëmrën ti ma gatove
plot me dëshirë dhe me zjarr.

Shqipëri, o mëma ime,
ndonëse jam i mërguar,
Dashurinë tënde
kurrë zemëra s’e ka harruar.

Ky artikull ka

0 komente

Nga edrus

20 Maj 2010 më 8:26 pm