kompiuter

Jeni duke shfletuar arkivin për kategorinë kompiuter.

Shpesh na qëllon që të njihemi virtualisht me persona të ndryshëm… të ndryshëm në moshë, nga vëndi se nga flasin, nga argumentet për të cilat flasim… dhe ndodh jorrallë që muhabeti të vërtitet rreth seksit.

Por nganjëherë, përveç mardhënieve virtuale,  ky raport “transferohet” dhe në realitet, ku kënaqësia e të verifikuarit të asaj ç’ka kishe fantastikuar për personin që komunikonte me ty që përtej ekranit të kompiuterit, më në fund do të të shfaqeti përpara syve.

Surprizat janë gjithmonë të pranishme në të tilla raste… dhe për t’ju mbushur mëndjen, ja një rast këtu më poshtë:

surpriza

Etiketa: , ,

Google Chrome

pregi e difettiWeb-browseri i ri Google Chrome ka vetëm pak orë që ka bërë paraqitjen në publik dhe menjëherë është vënë në provë, nga e cila vihen në dukje një sërë përmirësimesh, por edhe difekte të vogla aty-këtu.<!– –>Pak a shumë, ky browser i ri, ka pak nga të gjitha….pak Safari, shumë nga Firefox ndonjëçikë Opera; që të përziera mirë e mirë, të filtruara dhe përmirësuara  japin Google Chrome!Programatorët e google pranojnë që janë mbështetur në projektet e këtyre browser-ave open-source dhe pikërisht për këtë arsye (ku përmëndnin përdorimin e komponentëve të WebKit të Apple e Mozilla Firefox) kanë vendosur që kodi i këtij browseri të jetë komplet open source.

përdoret dhe kështu

Etiketa: ,

Në një nga shkrimet e fundit tek Peisazhe të fjalës, blog që vërtet e ndjek me kënaqësinë dhe kureshtjen e atij që është i sigurtë që do të gjejë atj diçka serioze dhe asnjëherë banale, P.Zhgaba nënvizonte përpjekjet e argjentinasve për të futur gërmat e alfabetit të tyre (në këtë rast: futjen e gërmës së tyre ñ në internet) si dhe mëndjelehtësinë e përdorimit të tastierës nga ne, në të shkruajturit e gjuhës shqipe pa ë dhe ç.

Duke patur parasysh se ç’kam hequr deri sa të gjeja mënyrën për të shkruajtur me ë dhe ç, besoj se për shumë nga ata që do të dëshironin (ata që s’duan janë të shamë :P , se tani nuk mund të thonë se nuk e dija :P ), mund të provojnë zgjidhjet e ofruara dhe tek Peshku pa ujë nga e panjohura 

për  Windows-in në anglisht:

Kliko “Start”
Hap “Control Panel”
Hap “Regional and language options”
Kliko tek tab-i “Languages”
Kliko tek butoni “Details” (kliko tek Dettagli)
Shtyp butonin “Add” dhe nga lista që del zgjidh “Albanian” (input language)
(tani “Albanian” është shtuar në “Installed Services”
Shtyp butonin “Language Bar” që të zgjedhësh mundësinë e kalimit mes dy gjuhëve përmes një butoni në taskbar.

Shtypni butonat OK derisa të mbyllen të gjitha dritaret.

Tani do të keni në taskbar nje etiketë me dy gërma (EN për Anglisht) dhe kur të klikoni aty (me butonin e majtë), do të keni mundësinë të zgjidhni SQ (për Albanian). Pra kalimi nga njëra gjuhë në tjetrën është i lehtë.

Problemi i vetëm është që nëse e keni memorizuar në kokë tastierën QUERTY sipas anglishtes, kalimi në gjuhën shqipe, i shkakton asaj disa ndryshime (ndryshimet janë në simbolet dhe në gërmën y). Shikojini si duken tani katër rreshtat e tastierës (dhe krahasojeni me tastierën e kompjuterit):

Për tastierat italiane(windows):

si-te-shkruajme-me-e-dhe-me-c-1-e-2.JPG1- tek: Start
2- kliko tek: Pannello di controllo, dhe atje…
si-te-shkruajme-me-e-dhe-me-c-3.JPG 3- kliko tek: Data, ora, lingua e opzioni internazionali
si-te-shkruajme-me-e-dhe-me-c-4.JPG 4- kliko tek: opzioni internazionali e della lingua
si-te-shkruajme-me-e-dhe-me-c-45.JPG  5- kliko tek skeda e dytë: Lingue

si-te-shkruajme-me-e-dhe-me-c-5.JPG  e më pas kliko tek “Dettagli”

si-te-shkruajme-me-e-dhe-me-c-6.JPG  6- Kliko mbi “Aggiungi…”

si-te-shkruajme-me-e-dhe-me-c-7.JPG  7- Kliko për të parë listën, seleksiono “Albanese”, pastaj vazhdo të klikosh OK deri sa të shkosh tek dritarja e figurës 6.

Kur arrini tek dritarja e pikës 6, si në figurë si-te-shkruajme-me-e-dhe-me-c-8.JPG , tek “preferenze” mund (dhe duhet ta bëni për mendimin tim) të klikoni tek “Barra della lingua…” , të seleksononi opzionet që dëshironi (atje janë ato të mijat) dhe të vazhdoni të shtypni OK  .

Ja se si paraqitet më në fund e gjithë “historia”si-te-shkruajme-me-e-dhe-me-c-9.JPG

Kur kalohet nga përdorimi i tastjerës në gjuhën italjanë në përdorimin e gjuhës Shqipe, ndryshojnë disa taste, që me përdorimin e vazhdueshëm është mjaft lehtë që të memorizohet funksioni i tyre.

Më poshtë, lista e ndryshimeve (të nënvizuar me vijën blu)

si-te-shkruajme-me-e-dhe-me-c-11.JPG

Për përdoruesit e Linux-it, tek peshkupaujë, Dori spiegonte se ç’duhej bërë:

1. Krijo një skedë me emrin ~/.Xmodmap
2. Vendos këto rreshta në skedë:
keysym Alt_R = ediaeresis Ediaeresis
keysym Control_R = ccedilla Ccedilla
3. Rifillo X-in.

Etiketa: , ,