Mesazhet e shkëmbyera në 11/9/2001
Siti web amerikan WikiLeaks ka publikuar 573.000 faqe me mesazhe nga më të ndryshmet që janë shkëmbyer ditën kur janë rrëzuar Kullat Binjake me 11 Shtator të 2001.
SmS, e-maile, telefonatat… gjithçka jepet sipas kronologjisë kohore të transmetuar atë ditë tragjike, shumica e të cilave ju referohet mesazheve të dala nga zyrat qeveritare.
Për ata që dinë anglisht mund të gjejnë vërtet mesazhe mjaft prekës në morinë e mesazheve të dhëna në këtë faqe… por… si “antiamerikan” që më mbajnë “demokratët” shqiptarë, mua më bëri përshtypje sasia e madhe e mesazheve të përgjuara (nga kush?!) shumë kohë më parë se të dilte ligji i famshëm që lejonte përgjimet nën justifikimin e ligjeve antiterrorizëm… dhe shyqyr që bëhetfjalë për vëndin “pishtar të demokracisë” dhe respektimit të lirisë së personit ![]()


shif ED,per ti ra shum shkurt,nuk ka demokraci perfekte(jam kuriozeç’bohet anej nga vendet nordike)por,vete origjina e formimit te atyre shteteve,mundeson mentalitet me te hapur se Evropa plake(pa mohuar kurre traditat e saj),boll te mendosh se sa absurde na duket ne ku jemi,qe nje afrikan te behet president!!!
pastaj,Italia e lashte na meson.”fidarsi va bene,non fidarsi va meglio” ose ose
since man to man is unjust
it is so hard to whom to trust
i beleved so much for my sorrow
so,shut the mouth today
to be save tomorrow.
keshtu ka qene dhe do jete bota,mjer’ kush ka provuar bombardimet amerikane! ciao!
xhenius
26 Nën 09 më 10:27 pm