edrus

Ndoshta s’është kështu, por po qe ndryshe, pse të mos ta diskutojmë??

Zgjedhjet?  

Pas një fushate elektorale të stërlodhshme, si për protagonistët e saj, por edhe për ne që na takonte që ta ndiqnim, u duk sikur votimet do të merrnin fund me datën 28.

Nëse gjatë gjithë ditës dhe deri në festimet e pasvotimit u ndjemë të lumtur që gjithçka përfundoi pa  probleme që mund të rivinin në pikpyetje stadin civil e demokratik të politikës dhe vetë qytetarëve… akoma pas 30 orësh, që nga çasti i mbylljes së Qëndrave të Votimit, nuk kemi të dhënat përfundimtare.

Nuk arrij që të gjej një arsye plotësisht të justifikueshme për këto vonesa… Këto ditë u bënë zgjedhjet dhe në Afrikën e Jugut dhe Argjentinë, e kam fjalën për dy shtete me një popullsi dhjetra herë më të madhe se ajo Shqiptare, ku , nëse do të besonim që teknologjia e re e kontrollimit të votave do të përshpejtonte përfundimin e dhënies së rezultateve, këto kontrolle (për 7-800mijë votues që kanë qënë në Shqipëri) duhej të kishin përfunduar që brënda 8-orëshit të parë.

Përveç vonesave, në këtë shfletim votash, një gjë tjetër interesante ma “vret” syrin: Përpikëria, pothuajse manjakale, me të cilën rezultatet kanë ruajtur një ekulibër pothuajse të pabesueshëm edhe në çfardolloj modeli statistik… është njëlloj sikur në një kazino të dilte një herë e kuqja dhe njëherë e zeza gjatë gjithë kohës…

Nëse kjo bëhet në mënyrë të manovruar (dyshimi komplet i justifikueshëm), vetëm për t’i treguar botës  standartin tashmë të lartë civil të politikës dhe politikanëve shqiptarë… mua më duket e shpifur.

Nëse “vënia dorë” mbi votën e popullit është bërë në këtë drejtim (në mënyrë që t’ju mbyllin gojën partive të vogla  për t’ju dhënë liri vetëm dy të mëdhajave) atëhere kjo vërtet, për mendimin tim, është një nga sulmet më të fëlliqura që mund të pësonte demokracia shqiptare.

Nga edrus

30 Qershor 2009 më 1:27 am

8 Komente ndaj 'Zgjedhjet?'

Merri komentet me RSS

  1. Pse nukmund te jete qe eshte i vertete ky ekuiliber?Mua me duket me se logjik…Per vonesen e rezultateve perfundimtare mua me duket vertet skandaloze..Nejse xhanem…si perfundim kush fitoi? :)Po nga Partite e vogla kush eshte me mire?

    Zana

    30 Qer 09 më 5:33 am

  2. problemi eshte qe ket here duhet me u numru dhe vota e fundit qe te behen hesapet. me sistemin e vjeter, numerimi ka vonuar dhe me shume se kaq, por skishte nevoje per te pritur fundin sepse merrej vesh.
    kurse tani ka ngel te tallen me makina llogaritese dhe te flasin per tendenca e formula matematikore.
    Sic u desh u be Edrus.
    Asnje surprize, e kam thone dhe here tjeter :)

    Miss Deizi pra

    30 Qer 09 më 9:30 am

  3. Absurditeti i këtyre shfletimeve, qëndron në atë që: Edhe kur numrohen votat e Shkodrës apo të Vlorës, ku dihet që njëra parti apo tjetra ka një avantazh të theksuar, lëvizjet e përqindjeve janë pothuajse inegzistente nga ato që duhet “të mbeteshin”… për kët herë mund të mendoj se manipulimi i votës nuk u bë nga Sala apo komunistët, por nga vetë ndërkombëtarët.

    edrus

    30 Qer 09 më 10:57 am

  4. ska manipulim vote o zogu :P
    kshu u desh e kshu u bo , ta thashe dhe i here :)
    Situata eshte ne ekuiliber perfekt, dhe se kam llafin per reuzltatin :)
    Sale Berisha, ta hangsha zemren !
    :D

    Miss Deizi pra

    30 Qer 09 më 11:17 am

  5. Na rroftë Sala atëhere!

    Ops… përdora TM pa dashje :P

    edrus

    30 Qer 09 më 11:19 am

  6. na rrofte o
    kur ska burra te tjere ai vend, normal qe ai do na rroje …:D

    Miss Deizi pra

    30 Qer 09 më 11:32 am

  7. M’vje keq vetum qi ju kan nel vetëm over65… kullundrisjuni me ato qi kini tani :P

    edrus

    30 Qer 09 më 11:52 am

  8. Pula plake e ben lengun me te mire Ed,Po gjeli plak çar ben? :)

    Zana

    5 Kor 09 më 10:57 pm

Komento