Miq vetëm 4 ditë kanë mbetur nga dita e zgjedhjeve. Më 28 Qershor kemi një shans të papërsëritshëm për tu bërë pjesë e ndryshimit të fateve tona të përbashkëta.
Nuk po ju ftojmë thjesht të votoni, po ju kërkojmë të vendosni se si do të qeveriset Shqipëria në katër vitet e ardhshme. Suksesi i pjesëmarrjes së të rinjve është në dorën tënde.
Ka disa gjëra të thjeshta që ti mund të bësh, për ta ndihmuar lëvizjen tonë të përbashkët.
Fushata 5 ditore - elektronike ose “Si të perfshiheni në ndryshimin e vendit nga shtëpia juaj”
Ne FACEBOOK.
1- Shkruaj një ‘note’ me temë/titull ‘Pse unë do të Votoj G99” dhe tag sa më shumë miq. (mos tag njerëz që tashmë janë pjesë e grupit tonë, duhet të synojmë të transmetojmë mesazhin tonë tek sa më shumë njerëz të rinj)
2- Krijo ose vendos një foto/poster që fton njerëzit të votojnë G99 dhe tag miq. (Vlen edhe ketu sygjerimi i pikes 1)
3- Vendos një status mbi votimin për G99 ( shumë nga ju po e bëjnë tashmë, por është e rëndësishme që ta rifreskojmë statusin cdo tre-katër orë)
Me SMS – Zgjidh 20 miq nga lista e telefonit dhe dërgoi një mesazh në celular, ku i fton për të votuar per G99.
Thoni diçka të këndshme tip:”
“Që të mos marrësh më SMS nga Berisha, voto G99, numri 31.”
“ Voto G99 - Voto 31, fatin e ke në dorë TI”
“ Kush s’voton s’ka drejtë t’ankohet, Voto G99 . Pastaj ankohu sa t dush”
Sdq, jam i bindur që ju jeni shumë herë më kreativë se kaq, dhe mund të prodhoni mesazhe më të goditura se këto.
Me EMAIL – nisi një email gjithë miqve të tu, ku i shkruan mbi arsyet pse ti u bashkove me G99 si dhe u kërkon atyre që të bashkohen me lëvizjen për të na ndihmuar në këto ditë që kanë mbetur.
Kjo Lëvizje do të jetë e suksesshme vetëm nëse të gjithë bëhemi aksionerë të saj.
Bashkë do t’ia dalim.

8komente
Burimi RSS i komenteve të këtij artikulli
Trackback
http://edrus.shqipo.com/2009/06/24/4/trackback/
24 Qershor 2009 më 1:10 pm
Miss Deizi pra
ik mer pirdhu !

24 Qershor 2009 më 1:47 pm
Ana H.
bashkohem me Miss Deizin me siper!
24 Qershor 2009 më 4:32 pm
alidea
hmm nuk e di per ke do votoj miku im ..
24 Qershor 2009 më 6:53 pm
edrus
Ana, mirë mis Deizi që është mësuar me pensionistat (bile edhe me më pleq se unë
), por ti pse i shko nga mrapa?
Alidea, të votosh është një detyrë e qytetarit… nëse nuk ke ndonjë preferencë të veçantë, nuk të ngelet që të zgjedhësh tëkeqen më të vogël.
Nëse nuk janë aq të mirë sa të jenë të preferuarit e tu, ta garantoj që nuk janë aq të këqinj sa “t’vjetrit” e Deizit
25 Qershor 2009 më 1:40 pm
diana
ne kte te fundit s’jam sh dakord edrus! nuk e di ne eshte e keqja me e vogel apo nje e keqe e madhe me fytyre ndryshe :))) nuk do e thoja kete po te mos kisha hasur ne materiae te ndryshme neper internet ku tregohet se si mjaft ka gelltitur me miliona e miliona fonde te dhena nga institucione te ndryshme te huaja per ndertimin e sensibilizimin e nje shoqerie publike . nuk kam fjale…. nje gje tjeter qe me tremb duke pare dhe tendencen qe ka prej kohesh nderrimi i pushteteve ne shqiperi eshte: fillimi nga e para! eshte e papranueshme qe sa here ne pushtet vjen nje force ndryshe gjithcka e filluar me pare ndalon ose rifillohet duke pretenduar ne nje menyre tjeter por pak ose fare ndryshon, qe sjell vetem shtimin e fatures ne kontribuesit shqiptare, dmth shpenzime, shpenzime e vetem te tilla pa arsye. eshte dicka nga e cila shqiperia vuan shume dhe ben ate qe shpesh here ne quajme 1 hap para e 5 prapa. dhe ne nivelin makro kjo nuk i duhet shqiperise per momentin, sigurisht ka shuuuuuuuuuuume gjera qe s’shkojne ne radhe te pare lidershipi… per kete une them te votojne ngjelen , e shoh me te ndershmin tani per tani
nuk e di mbase eshte nje ndjesi e imja por fundjaven qe kaloi isha ne shqip , vura re sikur edhe te majtet ishin dorezuar… mahhh
25 Qershor 2009 më 3:06 pm
edrus
aman edhe ti… “Avokatin” dëgjon?
Nuk ta vret syrin si përpjekje propogandistike për të dëmtuar G99?
)
Kaq shumë ju dogj barku Altinit për paret që ju ka “vjedhur” Erioni dhuruesve të huaj (KUJDES… këto pare, edhe nëse janë vjedhur, nuk kanë qënë pare të taksapaguesve shqiptarë, ndryshe nga ato që qeveritarët hanë e marrin nga të dyja krahët dhe me plot krahët, dhe pa ja vrarë shumë syrin Avokatit
Ke dëgjuar që Avokati të ndërmarrë ndonjë iniciativë të vërtetë serioze në mbrojtje të të drejtave të konsumatorëve????
Me këto reklama që bën në internet, vetëm se tregon vehten që e bën për të patur një kockë nga Sala nëse do të rikonfermohej në qeveri.
P.s: Po “Zgjohu” ku i ka gjetur paratë për të bërë këto reklama?…. mirë Veliaj që dihet që ja dhurojnë të huajtë
25 Qershor 2009 më 5:16 pm
diana
zgjohu??? besoj ta kem hasur kto ditet e fundit si emer, po sinqerisht akoma nuk kam pare asgje te thelluar, ka bere reklama??

KUJDES sepse kjo ideja qe derisa me mua nuk me prish interesat e mia le te bejne ca te duan na karakterizon thellesisht ne shqiptareve, dhe rinia fatkeqesisht nuk po shkon sh larg kesaj, duket sikur eshte lindur e rritur :(((
dhe po shohim si jemi katandisur….
kush me siguron mua se ai ne veshjet e nje pushtetari do beje ndryshe ose me pak cka bere me veshjet e nje nxitesi (nuk po gjej fjalen e duhur per mom) te shoqerise civile??? duam ta bejme dhe kete pyetje?? apo e leme se ai ka marre leke/fonde te huaja e s’ka marre leke nga ne, dmth ne nuk jemi demtuar dpd.. eshte ekzastesisht ajo cka ndodh dhe ne nivelet me te uleta te shoqerise shqiptare qofte dhe me nje pasanik kundravajtes te lagjes!!!! eshte koha te ndryshojme por thellesisht ama!!! BEJME NJE REVOLUCION , si thua??
26 Qershor 2009 më 6:01 pm
Zana
Nenshkruaj komentin e pare teDeizit duke shtuar “tiksh moj dhi….”