I krijuar sipas të thënave në vitin 975 Universiteti egjyptian i Al Azhar-it konkuron me atë të Bolonjës titullin e universitetit më antik. Për këtë presidenti amerikan Barak Obama, në fjalimin e tij historik përpara përfaqësuesve të komunitetit islamik, ka folur për «qytetin pa moshë të Kairos».
Të pranishmit, ashtu si miliona myslymanë që e dëgjuan, nga kafenetë e Nobel Mahfouz-it, prej periferive të Parisit e Detroitit, nga Indonezia ku presidenti është rritur, në shpellat e alkaedës, e kanë kuptuar se Amerika po ndërron.
Jo për fjalët e mira ndaj Kuranit, as për fëmijërinë e Obamës nën minaretë e xhamive dhe as për citimin me dashuri të babës myslyman apo të thënies komplet të emrit të tij, Barack Hussein Obama.
Sinjali më i pastërt vjen nga 6000 fjalët e fjalimit: asnjëherë nuk u përmënd fjala «terrorism»,mallkimi që që prej 11 shtatorit 2001 prishi Amerikën me Islamin.
Obama ka kujtuar që vëndi i tij ka bërë edhe gabime, si rrëzimi në Iran i qeverisë së ligjshme të Mossadeq në ‘53-in, por ftoi të gjithë që të shikojnë përpara, pa mitet e komploteve -aq të përfolura në chatet arabe sipas të cilave «Cia ka minuar kullat» si dhe në sitet ekstremiste rreth oleodotit fantazëm në Kabul «të ëndërruar nga shumkombëshet» - dhe pa urrejtje.
Një fjalim i pritur nga një miliard islamikë dhe që i është drejtuar edhe Amerikës dhe Izraelit. Ka theksuar se pa paqen ndërmjet Izraelit dhe «Palestinës», siç e ka quajtur shtetin që duhet krijuar në West Bank, nuk mund të shihet fundi i urrejtjes, që Hamazi «Ka konsensus» por që duhet të dalë nga fondamentalizmi, që ebrenjtë dhe arabët së bashku kanë vuajtur shumë.
Irani ka të drejtën për bërthamoren civile, por të vajturit drejt atomikes në Lindjen e Mesme është tragjik.
Obama nuk harroi edhe karmën e skifterëve, pa demokraci nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme, duke i ftuar egjyptianët që të mos e harrojnë këtë.
I trajtoi me njerzillëk këto tema, duke dënuar edhe torturat në Guantanamo.
E mbylli fjalën e tij duke thënë që traditat mund të bashkegzistojnë me zhvillimin ekonomik, teknologjinë, tregun, web-in.
Një fjalim mbetet fjalim, për sa fisnik, kurajoz dhe i urtë si ai i presidentit.
I takon politikës, diplomacisë, kulturës dhe -ku ka nevojë si në Irak dhe Afganistan, forcës- për t’i hapur horizonte shpresë. Fakti që intolerantët, nga deputeti izraelian Aryeh Eldad tek nënsekretari i Hamazit Ahmed Youssef, nuk kanë ndërmënd të lëshojnë armët është prova që Obama ka të drejtë.
Rruga e duhur do të jetë e gjatë dhe e mundimshme dhe na ndihmoftë i përbashkëti «Zot i Paqes», që presidenti e përmëndi në aulën hijerëndë të Al Azhar-it.
P.s:Ky është përkthim i artikullit të shkruajtur nga Gianni Riotta në Niente «terrorismo» per il saggio Barack

Asnjë Koment
Burimi RSS i komenteve të këtij artikulli
Trackback
http://edrus.shqipo.com/2009/06/05/fjala-e-obames/trackback/