Halle halle kjo dynja…
Kohët e fundit janë dhënë rezultatet e një sondazhi që FAO ju kishte drejtuar qeverive të të gjithë botës.
Pyetja ishte:
“Tregoni ndershmërisht se cili është opinioni juaj rreth mungesës së ushqimeve në shumë vënde të tjera të botës “
Në fakt nuk u arritën rezultate me këtë sondazh, sepse pyetja megjithse e thjeshtë në dukje, ju kishte krijuar probleme qeverive në gjithë botën…
Ja lista e problemeve të ndeshura prej tyre:
- Europianët nuk e kishin kuptuar se ç’kuptohej me mungesë
- Afrikanët nuk e dinin se ç’ishin ushqimet
- Kinezët po përpiqeshin të gjenin se ç’ishte opinioni
- Amerikanët vrisnin mëndjen se ç’do të thotë vënde të tjera
- Qeveria shqiptare kërkonte nëpër fjalorë se ç’do të thotë : Ndershmëri


Se pari prezantohem: banoj ne rrethinat e Padoves (prane Rovigos), buken e kalamajve e kam siguruar si puntor oficine. Te me falesh per bezdisjen, per me teper ardhur nga nje i panjohur, por jam vertet ne hall dhe mendoj se mund te me japesh nje keshille per ta shmangur disi hallin. Pese muaj me pare kam humbur punen (falimentim i ndermarrjes) dhe nuk gjej dot pune tjeter, midis te tjera arsye edhe mosha: 55 vjec rrumbullak.
Kohe me pare kam ndjekur disi “Peshkun” pa marre pjese aktive, dhe pak a shume njoh personazhet, me sakte njoh cfare rrefejne ata per veten; ne fakt eshte hera e pare qe i drejtohem nje “peshku” per ceshtje private. Nga sa mbaj mend ne “Peshkun” e vjeter dhe ne blogun tend te vjeter, ne mos gaboj banon ne Vicenca (ose Verona) dhe ushtron profesionin kamionist. Meqe jam ne medyshje per te marre patenten C – si nje mundesi me teper per te gjetur pune -, desha te me jipje mend per nje zone qe nuk e njoh aspak, te me sqaroje pikpyetjet dhe te jepje ndonje keshille, qofte duke thene: “nuk eshte pune per ty”. Keshtu te pakten kursej 800 eurot e kursit, e ndoshta me shume pare sepse me duket e veshire dhe e rrezikeshme te ngasesh nje kamion qe sulet si bolid perbindesh lart e poshte autostradave vetem me tre ore praktike qe permban kursi. I kam kerkuar mend nje komshiu me zanat kamionist, por nuk i besoj shume cfare thote, se pari sepse thote gjera kontradiktore, dhe se dyti kerkon te duket si supermen para nje intelektuali te pa takatshem. Nuk zgjatem me teper pa marre nje aprovim prej teje qe nuk te kam bezdisur dhe deshiron te me ndihmosh qofte edhe me dy llafe. Pershendetje te perzemert, Arjani.
Arjan Celnikasi
13 Maj 09 më 2:33 pm