Ushtria…
“Rekrutimi i ushtarëve do të bëhet me pagesë dhe kjo
do të bëjë të rritet profesionalizmi i ushtrisë shqiptare” Sali Berisha
Natyrisht që askush prej ushtarëve nuk do të ketë më asnjë arsye që të mos paraqitet në mënyrë të përsosur… përsa i përket uniformës…. sepse vetëm për atë do të paguhet … se armë dhe armatime s’ka… u shitën.
Qeveria ka arësyet e saj (e kush e mori vesh ndonjëherë qeverinë) për të bërë këto reforma rrënjësore në ushtri, por mua më duket se vazhdon me teorinë e saj të shock-ut.
Për të vënë në praktikë qëllimin e saj të vetëm, shkatërrimin e gjithçkaje të bërë gjatë viteve kur në pushtet ishin komunistët, natyrisht që nuk do të linte pa shkatërruar dhe shprehjen e komunistëve që:
Populli shqipëtar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë
në fillim duke shitur shpatat… pastaj duke i shkrirë (Gërdec?!)… dhe së fundi, për të mos lejuar asnjë “çarje” të mëtejshme… lë dhe popullin në shtëpi.
Me ç’na kanë parë sytë këto vite, është kollaj të mendosh keq dhe të shikosh dhe “të tjerë” të implikuar në këto vendime të qeverisë, që , edhe pa stuhira si ato të piramidave, por me teorinë e pikës, vazhdon e përditë e më tepër të gërryejë shkëmbin .
Kjo mënyrë “paqësore” e qeverisë, më sjell ndërmënd marifetin jo agresiv të atij që ka një tjetër.
Natyrisht që, në duelin se kush do ti paguajë më mirë shqiptarët për përgatitjen e tyre ushtarake, nuk ka asnjë dyshim që e fiton qeveria greke…


Qeka i mire “marifeti Edrus,u dashka provu nga kahu kundert!:-))
xhenius
14 Gus 08 më 12:43 pm