edrus

Ndoshta s’është kështu, por po qe ndryshe, pse të mos ta diskutojmë??

Diferencat  

Përsëri me një quiz, por këtë rradhë pak ka të bëjë me matematikën dhe logjikën.
Përpiquni që të jini të vëmëndëshëm:

1) A gjeni dot se ç’ka të ndryshme në këtë foto?

gjeni-diferencen1.JPG

 

2) A mund të gjeni dot diferenca funksionale në këto foto?

gjeni-diferencen2.JPG

 

3) A mund të thoni me saktësi se cila nga femrat e mësipërme do ti përkiste siluetës së mëposhtëme kur të mbetej shtatzanë?

gjeni-diferencen3.JPG

 

P.s: Se ju thashë që nuk është një quiz llogjik, ju edhe mund ta përdorni llogjikën, megjithëse në këtë rast nuk më duket se do të ishte e nevojshme.

Natyrisht që nuk duhet shumë logjikë për të parë që është thjesht një “punë leshi”.
Mund të diskutojmë për shijet (me lesh apo pa lesh/këmbërruajtura apo jo), por s’besoj se funksioni i gruas do të mvarej nga prania/mungesa e leshit.

Po ashtu mund të diskutojmë edhe nëse këmbërruarat janë më të emancipuara se këmbëparruarat (megjithse, personalisht kam dyshimet e mija), por një gjë është e sigurtë, që “të parruajturat” nuk do të arrinin kurrë “emancipimin” e të “rruajturave” …

Për t’ju bindur për atë çfarë thashë pak më sipër, mund të shikoni dhe këtë foton këtu poshtë:

Nga edrus

8 Gusht 2008 më 10:44 am

14 Komente ndaj 'Diferencat'

Merri komentet me RSS

  1. ë?

    akvll-naja

    8 Gus 08 më 3:36 pm

  2. Beppi.bevi manco!:-))

    xhenius

    8 Gus 08 më 4:16 pm

  3. sa foto te lezetshme. punon dynjaja.

    desaparacidos

    8 Gus 08 më 5:07 pm

  4. Akullnaja, e kishëm llafin se ato këmbëparruarat, jo vetëm që nuk mund të arrijnë emancipimin e këtyre çupave (që zoti i ruajtë sa të mira që janë) por nuk do kenë as pjekurinë e tyre.
    Nashti unë them “pjekurinë e tyre” se ashtu e përktheva unë me atë angrishten time… po nëse shëkon nonjë gabim përkthimi tek diçiturat: BUJRUM :P .

    @ Genius, mi so astemio ( So che dirai: “figurati quando sei ‘mbriaco :P

    @ Desaparacidos, cila në mënyrë të veçantë? :P

    edrus

    8 Gus 08 më 5:23 pm

  5. Ha ,ha,ha ma va in monega,va!(col permesso de tuo mojer)

    xhenius

    8 Gus 08 më 5:38 pm

  6. ohuuuu! dhe po mos ta kesh, prapë minator do jesh, thotë ajo vjersha.
    por unë s’kuptova pyetjen e parë, dhe kam guximin ta them: ça kish të ndryshme ajo fotoja? të ndryshme me kë, me çfarë?

    ia ke fut kot ksaj here, plako. po deshe me vu postime pornografike me mesazh filozofik, duhet me e lodh kaplloqen ma shum. :P

    dhe ajo femra artistike është po aq brune sa bjonde.

    ika se pushoi shiu. :D

    akvll-naja

    8 Gus 08 më 5:44 pm

  7. Vllahi o Akëll, ma paska qit aparati keq, por ta garantoj që njonën sqetëll e kishte t’rrujme dhe tjetrën jo :P .

    @ Genius, occio a parlar cosi, se pericolosa mi mogliere :P

    edrus

    8 Gus 08 më 6:18 pm

  8. me keto muhabete leshi na kujtove komleshet (pullumbat) :P

    ps: ky posti e ka venin ke babacjapi me mjeker

    Elais

    9 Gus 08 më 8:33 am

  9. sorry nuk e kisha parur qe gjysmen e postit e kishe cuarur tek babacjapi.

    ps: sorry= m’fal jo sorra ,qe t’mos natarrohna kot

    Elais

    9 Gus 08 më 8:37 am

  10. Elais, mos m’thuj që ke qënë edhe ti e çmenme mas komleshave dhe kaçarupsave? :) .
    P.s: Pse mi, edhe sorrat të mira janë… “kur s’ke pllumin ha ene sorrën” ka thonë poplli :P

    edrus

    9 Gus 08 më 10:10 am

  11. Kush të ka nevrikos kaq shumë mer amon??

    J.

    9 Gus 08 më 1:29 pm

  12. Dikush që i quante: Figura jofunksionale gratë këmbëparruajtura shqiptare të viteve ‘80

    edrus

    9 Gus 08 më 2:08 pm

  13. Eh… e mora me mend. :)

    Po çe vret mendjen?
    E lexova atë dhe mu duk komplet blasfemi. Madje si zgjedhje personale timen, preferoj më shumë atë model “të vjetër” sesa këtë që mbizotëron sot.

    J.

    9 Gus 08 më 2:50 pm

  14. Nuk është puna tek “shkarja e gojës” së dikujt (helbete, flasin të gjithë do e thosh edhe ai një llaf që ti pëlqejë të gjithëve), problemi qe tek replikat… që për të mbrojtur mikun nga fletrrufeja(!!) nxirrnin lloj lloj teorish për ta justifikuar ose për të nxjerrë që isha unë i “fiksuar” :)

    edrus

    9 Gus 08 më 3:35 pm

Komento