edrus

Ndoshta s’është kështu, por po qe ndryshe, pse të mos ta diskutojmë??

Arkivi per Gusht, 2008

Enver Hoxha  

Për të gjithë ata që e donin apo urrenin, që vazhdojnë ta duan apo urrejnë, këtu më poshtë keni një sërë batutash që s’besoj ti keni përdorur akoma për Enver Hoxhën.

 

Besoj se ka ardhur koha që të ripërtërini “fjalorin”
dhe argumentet me shprehje të reja.

 

Ja disa nga ato që do të sugjeroja unë
(ndërkohë që jeni të lutur që të shtoni ndonjë të re edhe juve):

- Ku mbaron dokumentari “Enver Hoxha tungjat’jeta”, emrat që kalojnë në ekran nuk janë ata të regjizorëve, skenaristëve etj etj, por të atyre që e kanë emrin në listën e armiqve të vdekur nga dora e tij.
-Lotët e Enverit të shëronin dhe nga kanceri. Problemi ishte se ai nuk qante asnjëherë.- Kur bënte sex me një burrë, nuk e bënte se qe gay, por sepse kishte mbaruar punë me gratë.
-Enveri nuk lexonte, i fiksonte librat me shikimin e tij deri sa ata ja spjegonin vetë përmbajtjen.
-Që prej 1944 vdekjet prej Enverit janë rritur 13.000%.
-Nuk egzistojnë armiq, përveç atyre që ka zbuluar Enveri
- Një herë, duke luajtur futboll, në momentin që do të gjuante Enveri penalltinë u ça topi. Sigurimi menjëherë, ndërkohë që ai po shikonte i habitur arbitrin, hapi një gropë dhe futën në të një grua shtatzane duke i lënë përjashta vetëm barkun. Enveri i dha një shqelm topit… por edhe ai u ça pa shkuar në rrjetë.
Që nga ajo ditë, asnjë grua shtatzane nuk guxoi që të shkonte më në stadium.
- Enveri nuk ishte me SIDË, por ja trasmetonte njëlloj popullit.
- Një herë dikush e pyeti Enverin nëse ishte vërtet hoxhë. Enveri nuk ju përgjigj, por e fiksoi me shikimin e tij deri sa e plasi.
- Një herë Enveri, që nga Tirana, vrau 10 burra që doni të kalonin kufirin, vetëm duke imituar breshërinë e kallashnikovit. Lexo »

Ky artikull ka

19 komente

Nga edrus

27 Gusht 2008 më 2:26 pm

E papritura  

Ndoshta ishte afshi i ngrohtë që ngrihej nga asfalti.
Ndoshta dielli përtac, që dukej sikur kish një jetë të tërë varur mbi misrat ndanë udhës… Ndoshta… sikur… Ishin ndoshta mendimet pa lidhje, a të tëra bashkë, a ndoshta vetëm vapa e madhe që më shtynin të mendoja ujërat e freskëta dhe të kthjellëta të Bregut. Ato ujëra ku efekti i përthyeshmërisë së dritës të jep iluzionin se guralecët e fundit të detit gjenden shumë më lart seç janë në të vërtetë…Nga këto fluturime dola vetëm në çastin që hapa portën e oborrit.
Ç’do shenjë lodhje apo mërzie, gjendje e pandarë e rutinës së përditshme në atë orë të mbrëmjes, u përpoqa ta fshija.
Fshirja e menjëhershme e tyre u shoqërua po aq shpejt me sforcimin për të marrë një pamje të qetë e buzëqeshur për të përshëndetur dy fqinjet e pallatit përballë.
Buzëqeshjes sime iu përgjigjën me po aq gatishmëri me buzëqeshjen e tyre, po aq të shtirur se e imja, por shumë më të gjatë. Ishin po ato, të cilat  jo më larg se dy ditë më parë kishin bërë namin sepse macja ime kishte guxuar të bënte nevojën rrëzë luleve të tyre. Lexo »

Ky artikull ka

19 komente

Nga edrus

24 Gusht 2008 më 5:05 pm

Personale, nga unë

Etiketuar me , ,

Fillimi i mbarë, gjysma e punës…  

fillim-i-mbare.JPG

Fillimi i mbarë gjysma e punës!

klikoni mbi figurë për ta parë të zmadhuar

Ky artikull ka

8 komente

Nga edrus

23 Gusht 2008 më 8:02 pm

Imagjini, humor

Etiketuar me ,

Dopjoloja  

2008 by edrus

 

Klikoni mbi figurë për ta parë të zmadhuar

P.s: Kushtuar këmbënguljes dhe kërkesës së Kësulkuqes!

Vini re një korrigjim:

Tek e dhëna numër 4,
viti i mbarimit të studimeve të Çimit
është 1995 dhe jo 1992

Ky artikull ka

4 komente

Nga edrus

20 Gusht 2008 më 11:21 pm

Baza e paralelopipedëve.  

Një marangoz, nga e njëjta dërrasë preu në formë katrore  copat A,B,C,D,E,F,G,H e I .

Brinjët e bazës së tyre, të gjithë të ndryshëm nga njëritjetri, kanë përmasat nga 1 deri në 9cm.

Duke ditur që:

-  A është më e lehtë se D

- B është më e lehtë se C

-  D është më e lehtë se G

-  E është më e lehtë se F

-  H është më e lehtë se I

-  A,B e C kanë të njëjtën peshë të E,F e G

-  B,C e D kanë të njëjtën peshë të G,H e I

A jeni në gjëndje që të gjeni gjatësinë e bazës për çdo copë?

Ky artikull ka

4 komente

Nga edrus

18 Gusht 2008 më 8:04 pm

Moral nga xhungla  

Një zonjë, me fuoristradën e saj të re, kishte dalë që të bënte një xhiro nëpër xhungël. Me vehte kishte dhe qenushin e saj të vockël, i cili, në një moment kur ndaluan për të pushuar, i habitur mbas një fluture, duke e ndjekur atë, largohet dhe e sheh veten vetëm në mes të xhunglës dhe një luan që po vraponte në drejtimin e tij.

I tmerruar e sheh që nuk mund të shpëtojë duke vrapuar dhe, meqë aty pranë shikon skeletin e një kafshe të ngordhur prej kohësh, i afrohet dhe filloi të lëpinte njërën prej kockave. Në momentin kur luani po përgatitej që ti hidhej përsipër thotë: “Mmm, sa i mirë ishte ky luani që hëngra… gati gati e ha dhe një tjetër tani”.
Luani kur dëgjoi këto fjalë, i trembur edhe ngaqë nuk kishte parë ndonjëherë një kafshë të tillë, u step dhe mendoi me vehte: ” E përse duhet të rrezikoj… në fund të fundit edhe sikur ta ha, një kafshatë është ajo, kështuqë nuk ma shuan urinë”.

Duke përfituar nga ky moment hezitimi i luanit, qenushi i vogël filloi të vraponte drejt makinës, por një majmun, që kishte parë të gjithë skenën nga maja e një peme, i thotë luanit: “Sa budalla që je o i shkretë, ai skelet ka një muaj që është aty… ta hodhi edhe një qenush i vogël!”
Luani i zemëruar i ktheht majmunit: “Ah ashtu? Atëhere hajde me mua dhe të tregoj unë ty se sa frikë e kam unë atë kafshën tjetër”!
Kërcen majmuni në kurriz të luanit dhe ky fillon të vrapojë në drejtim të qenushit…
Lexo »

Ky artikull ka

4 komente

Nga edrus

17 Gusht 2008 më 8:28 am

Pyetje me “spec”  

1. Një burrë, pasi fik të gjitha dritat shkon të flejë. Në mëngjes, sapo zgjohet dëgjon tek lajmet për një tragjedi të ndodhur gjatë natës. Vë duart në kokë dhe i dëshpëruar thotë: “Bobo ç’kam bërë!”Përse bëhet fjalë?

2. Sa ishin kontinentet më parë se të zbulohej Amerika?

3. Marija është zyshë matematike. Ka pesë fëmijë që i ka quajtur Alfa, Beta, Gama e Delta. Kush është emri i të pestit. A e gjeni dot?

4. Nëse shprehem drejt është gabim; nëse shprehem gabim është drejtë. Përse bëhet fjalë?

5. A mund të gjeni një numër ndërmjet 1 e 9 që ta ketë gjysmën 0. Lexo »

Ky artikull ka

26 komente

Nga edrus

15 Gusht 2008 më 9:00 am

Ushtria…  

modernizimi-i-ushtrise.JPG

“Rekrutimi i ushtarëve do të bëhet me pagesë dhe kjo
do të bëjë të rritet profesionalizmi i ushtrisë shqiptare” Sali Berisha

Natyrisht që askush prej ushtarëve nuk do të ketë më asnjë arsye që të mos paraqitet në mënyrë të përsosur… përsa i përket uniformës…. sepse vetëm për atë do të paguhet … se armë dhe armatime s’ka… u shitën.

Qeveria ka arësyet e saj (e kush e mori vesh ndonjëherë qeverinë) për të bërë këto reforma rrënjësore në ushtri, por mua më duket se vazhdon me teorinë e saj të shock-ut.

Për të vënë në praktikë qëllimin e saj të vetëm, shkatërrimin e gjithçkaje të bërë gjatë viteve kur në pushtet ishin komunistët, natyrisht që nuk do të linte pa shkatërruar dhe shprehjen e komunistëve që:
Populli shqipëtar e ka çarë rrugën e historisë me shpatë në dorë
në fillim duke shitur shpatat… pastaj duke i shkrirë (Gërdec?!)… dhe së fundi, për të mos lejuar asnjë “çarje” të mëtejshme… lë dhe popullin në shtëpi.

Me ç’na kanë parë sytë këto vite, është kollaj të mendosh keq dhe të shikosh dhe “të tjerë” të implikuar në këto vendime të qeverisë, që , edhe pa stuhira si ato të piramidave, por  me teorinë e pikës, vazhdon e përditë e më tepër të gërryejë shkëmbin .

Kjo mënyrë “paqësore” e qeverisë, më sjell ndërmënd marifetin jo agresiv të atij që ka një tjetër.

Natyrisht që, në duelin se kush do ti paguajë më mirë shqiptarët për përgatitjen e tyre ushtarake, nuk ka asnjë dyshim që e fiton qeveria greke…

 

Ky artikull ka

1 koment

Nga edrus

14 Gusht 2008 më 9:05 am

Leksion nga bretkosa  

Na bëhej një herë një garë kërcimi së larti… për bretkosat.
Duhej të kërceni dhe fitonte ajo që arrinte mbi një vozë të lënë në mes të sheshit.
Tifozlliku i madh, i mbledhur për të parë garat, pasi shikonte përpjekjet e bretkosave që përplaseshin pothuajse në mes të lartësisë që duhej të arrinin filloi të lëshonte fraza të tilla: “Gjynah, është e pamundur!”, “e kotë… nuk mund të arrijnë kurrë”, “nuk e shikojnë që vetëm vriten dhe nuk kanë asnjë mundësi që të arrijnë?”

Pas disa provash të pasuksesëshme disa nga bretkosat u tërhoqën… disa të tjera, duke marrë dhe opinionin e publikut ngritën flamurin e bardhë pas disa tentativash të tjera…
Vetëm një nga bretkosat vazhdonte të tentonte me kërcimet e saj… që më në fund, pas shumë provash, kurorëzoi përpjekjet e saj me një kërcim që e bëri të arrinte mbi vozë dhe të fitonte çmimin.

Gjithë bretkosat e tjera, kurioze dhe pak ziliqare ndaj fitueses, ju afruan dhe filluan ta përgëzonin dhe ta pyesnin se si ishte e mundur që ja arriti të kalonte një provë kaq të vështirë, por…. nuk morrën përgjigje….
Kështu e kuptuan se bretkosa fituese… ishte shurdhe dhe nuk dëgjonte nga veshët!

Morali: Mos rri të dëgjosh ata që kanë zakonin e keq që të mendojnë vetëm mbrapsht… ata të mbysin shpresat e tua më të mira! Kujtohu gjithmonë për fuqinë që kanë fjalët që dëgjon ose lexon, por mbi të gjitha mendo gjithmonë të mirën, mendo Pozitivisht!

Ky artikull ka

2 komente

Nga edrus

13 Gusht 2008 më 4:12 am

Loja me peshqit  

Një nga komentuesit e rregullt të kohëve të fundit tek Peshku, bënte një pyetje të tillë:

Çfarë do dëshironit të shikoni më shumë e ca më pak tek Peshku?

Për më pak nuk di se ç’të them, se personalisht jam me atë që: Sa më shumë aq më mirë, ku frika për cilësinë e prurjeve as që duhet të egzistojë, duke patur parasysh nivelin e prurësve dhe të moderatorëve, gjë që edhe nëse do të kalonte diçka e pavlefshme, është e sigurtë që reagimi i ftohtë ose kritika do ta bënte më të vështirë hyrjen e shkrimeve të një cilësie të dobët në të ardhmen.

Është e vërtetë që Peshku pa ujë është një hapsirë ku diskutohet për lajmet dhe problemet e ndryshme kombëtare apo ndërkombëtare, por siç shihet dhe nga pjesmarrja në diskutimet e temave letrare, interesat e “peshqve” janë të shumllojshme dhe nga kjo lind pyetja: përse të mos ketë më tepër tema me argumente sa më të ndryshëm?

Prandaj do të më pëlqente që tek peshku të kishte ndonjë hapsirë për kohën e lirë, ku mund të vendoseshin lojëra që mund të luhen on-line dhe që mund të ruajnë klasifikën e lojtarëve si dhe të ngacmonte krijimtarinë e peshqve për të sjellë lojëra të reja.

Nuk është hera e parë që përgatis diçka për Peshkun, dhe sot përgatita një lojë që shumëkujt prej jush i ka qëlluar ta luajë, në të cilën “padashje” citohen vetëm (disa) komentues të peshkut dhe mund të provoni ta zgjidhni, shpresoj që t’ju pëlqejë dhe të keni kaluar disa minuta të këndëshme gjatë zgjidhjes.

 

Klikoni mbi figurë për ta parë të zmadhuar

Ky artikull ka

1 koment

Nga edrus

12 Gusht 2008 më 6:01 am