Seks nëpër botë…

Para disa kohësh një shoqe më tërhiqte vëmëndjen se e kisha ezagjeruar pak me pornografinë  në disa shkrime (dhe me të drejtë vinte në dukje se; kur trajton të tilla argumete që tani që është freskët… kushedi se ç’do na shohin sytë kur të fillojë vapa :P ).

Shkruaj dhe me besimin që “mosha e internetit” nuk përfshin minorenë shqiptarë, por që edhe sepse s’besoj që gjuha e përdorur apo qëllimi i shkrimeve të jenë të tillë që të fyejnë ose cënojnë ndjeshmërinë morale të një personi të rritur dhe me një farë civilizimi.

E zgjata pak sepse sot po qeshja si i marrë me disa lajme seksi që po diskutonin në radio (dhe mos kujtoni se do t’ju flas për mardhëniet e ndërlikuara ndërmjet Bushit dhe Laurës).

Në rastin e parë, një 35 vjeçar në Sasari , duke patur parasysh rradhët e gjata në zyrat e postës për të bërë disa pagesa, kishte menduar mirë që të shkonte i shoqëruar…
… deri këtu asgjë të keqe, sikur të mos bëhej fjalë që shoqëruesja të mos ishte një kukull plastike  me  të cilën, për të mos kaluar kohën kot… filloi të shkëmbente të puthura dhe të merrte pozicione të denja për Kamasutrën dhe kjo punë vazhdoi …. deri sa erdhën policët, që nuk donin as t’ju besonin syve se ç’po shikonin në një zyrë poste.

Deri këtu, përveç aspektit erotik (helbete, vapë e madhe knej :P ) s’do kishte ndonjë gjë të veçantë. E bukura është se policinë nuk e kishte lajmëruar ndonjë plakë fetare që gjëndej në postë në atë moment… nuk e kishte lajmëruar as personeli i postës… E KISHTE THIRRUR AI VETË, sepse disa persona që ishin në rradhë kishin cënuar “privacy”-në e tij duke filmuar me telefonat e tyre ndërkohë që ai bënte dashuri me Kukullën e tij :8

—-

Historia tjetër vinte nga Greqia, ku disa turiste angleze në fundjavën e kaluar kishin organizuar një konkurs disi hard për të “thyer monotoninë”. Kishin organizuar një konkurs ku fitonte “më  e zonja” në seksin oral.
Pjesëmarrësit e konkursit, meshkuj anglezë e grekë, nuk kishin se si “të tërhiqeshin” përballë një kërkese të tillë të “pafajshme” dhe “me gjysëm zëri” kishin pranuar.

Edhe këtu asgjë të keqe (helbete, e thamë që bën vapë :P dhe sepse që të gjithë ishin të rritur dhe e dinin se ç’po bënin), bile edhe policia nuk mund të ndërhynte në një shfaqje të tillë të organizuar në një klub turistësh… por që, policët, që ligjet nuk lejojnë që të shkelen, kishin ndërhyrë në momentin që “fituesja” kishte marrë çmimin e fituar… dhe këtë e konsideronin si pagesë për “shërbimet e ofruara” dhe që automatikisht e konsideroni si shfrytëzim të prostitucionit dhe me këtë arrestuan që të gjithë pjesëmarrësit :(

7 Komente: “Seks nëpër botë…”

  1. jam dakort me Ainshtainin kur thote se budallalliku i njerezimit s’ka limit ,siduket njerezit duan ti ngjasin qenve sa me shume mqs eshte kafshe besnike,jooooooooo??!!
    po ti Edo besoj kishe “aria condizionata” kur e degjove? :-)

  2. Xhenius… jam refrektar unë :P , kur plakesh, të bëhet lëkura si shollë opinge dhe nuk e ndjen vapën kështuqë nuk kam probleme ;)

  3. Dimë dhe i …respektojmë turistet ne në Greqi! :P
    Po muk na the cili qe çmimi, veç?!

  4. Ai miku nga Sassaro do të ketë parë kohët e fundit filmin “Lars and the real girl”. Ky është film serioz, i nominuar dhe per Oscar bile. Ndoshta mund ta gjesh në DVD që ta shohësh.

    Aq më tepër nëse ka marrë policinë në telefon. Vuan patjetër si dhe Larsi.

  5. Keto qenkan lajme. :D

  6. Ka,ende,lexues me medesi talebanesh qe bertasin per”ruajtjen e moralit”(sikur te jene puritane?!) dhe,domosdo,te akuzojne per “shkrimet e ashpera”qe ben.Duhet te dish se ata(nen lekure) i duan me shume,por,per syte e botes,shiten si puritane te thekur. Une te pergezoj se “hulumton”me skrupolizitet dhe na i ben te ditura keto gjera qe vetem na bejne per te rregulluar humorin.

  7. auuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuuh
    mpuq.
    mpuq.
    mpuq.

Shkruaj një koment