Pema e perimeve

Nga Siçilia arrin një kuriozitet që mund të japë një ndihmë në zgjidhjen e problemit të krizës ushqimore botërore: Pema që prodhon patëllxhana dhe domate. Ideja dhe realizimi i saj është bërë nga një gjeometër palermitan me hobby-n e gjenetikës botanike.

Pema e perimeve, “solanum torvum” , është një drizë gjëmbaçe që rritet dhe në kushtet më të këqija klimatike, ju reziston sëmundjeve dhe mungesës së ujit. Ajo ka nevojë vetëm për krasitjen dimërore dhe jep prodhimet nga prilli në tetor.

Falë një shartimi natyral, dmth pa përdorur Ogm (organizma gjenetikisht të modifikuar), lind pema e patëllxhanit dhe e domates që jep një prodhim më të bollshëm dhe me “fruta” me përmasa më të mëdha  dhe të një cilësie më të mirë se prodhimet e bahçes.

“Kam ndeshur një simbiozë perfekte – thotë autori Giuseppe Marino (në foto me pemën e patëllxhanave dhe domateve) – ndërmjet ‘Solanum torvum’ dhe domateve, që s’është tjetër veçse ‘Solanum licopersicum’.

8 Komente: “Pema e perimeve”

  1. duket mjaft intersante.

  2. zgjidhje shume elegante.

    Bile, keto shkurre mund te zevendesojne edhe shkurret dekorative prane pallateve apo shtepive duke siguruar nevojat lokale per domate dhe patlixhane. Duket pak si skene nga Schlaraffenland.

  3. per permasat s’kam dyshim sa per shijen …dua ta krahasoj me ate te bahçes!

  4. Selfi, lëri skenarët mënjanë, bile edhe Drosophilat :P , dhe shif na gjej ndonjë ferrë për ne… dhe mos prit deri sa “ta marrë ferra uranë” :) .

    Xhenius, ato që blen në supermercato kanë shije patëllxhani?! ;)

  5. shiko, une po nuk pati nje shkurre qe t’i kete te gjitha: patlixhane, domate dhe qepe nuk interesohem fare. Bile, po pati dhe speca aq me mire. Po pati dhe kastraveca, e bleva ne vend. Sepse keshtu, del ne bace dhe i mbledh te gjitha te fresketa nga pema dhe ja fut nje imambajalldi me sallate fshataresh.

  6. Unë dua një pemë me ëmbëlsira :) , ku frutat të jenë në formë tortash dhe nga degët të kullojë lëng prej çokollate ose kremi karamel… ëmmmmmmmm .
    Skenari më romantik për të kënaqur shijet e mija… pale sikur poshtë pemës të kishte dhe…. lule :)

  7. E çuditshme. Por popujt që janë në krizë ushqimore nuk mund të jetojnë vetëm me domate dhe patëllxhanë. Do të duhej një shkurre e tillë që prodhon misër, oriz, sojë dhe patate.

  8. Gjithkush mbjell pemen e veprimeve te tij dhe vjel ato qe ka mbjelle.
    Elanko

Shkruaj një koment