Vjesh/canto, dokumentar

Dy fshatëra thellë në jug të Italisë, San Costantino e San Paolo Albanese, në Basilicata, ruajnë një traditë shekullore, atë të vjesheve, këngët e përcjella nga nëna tek e bija, që tregojnë për largimin e shqipëtarëve që u strehuan në Italinë e jugut pesë shekuj më parë.

Është një farë blues mesdhetar i emigrimit, histori grash të guximshme dhe ironike, histori udhëtimesh e rikthimesh të treguara nëpërmjet takimesh të thjeshta ku zbulojnë kujtimet, gëzimet dhe vështirësitë e jetës për çdonjërën prej tyre.

Viesh/Canto, dokumentari i Rossella Schillaci-t, tregon për një traditë muzikale, që e përcjellë nga nëna në bijë flet për traditat dhe emigrimin e komunitetit arbëresh nga Shqipëria drejt jugut të Italisë.

Dokumentari bën pjesë në ptojektin Progetto Alba 9, një seri dokumentarësh rreth kulturës arbëreshe në Itali, e ideuar nga Salvo Cuccia.

Shkrim iparë tek

peace reporter (italisht)

ku dhe mund të shikoni

pjesë nga dokumentari

4 Komente: “Vjesh/canto, dokumentar”

  1. Kapelen arbëreshëve. :) I vlerësoj jashtë mase që thu ti Edo edhe lidhjet që ofron kjo faqja jote i kam vizituar për të mësuar më shumë për ta.

    Aty në Basilicata kam qënë (Potenza) në vitin 1996, e keqja ishte se kam qënë shumë i vogël për të vlerësuar siç duhet çka shihja rrotull.

  2. Sa keq që ai klipi i dokumentarit nuk tregon ndonjë pjesë kënge. Do isha shumë kurioz të dëgjoja nëse mund të kuptoja dot ndonjë fjalë. Edrus, të ka rënë rasti ty t’i dëgjosh? A dallohet ndonjë çikë shqipja në të folurën e tyre, apo të dy gjuhët në këto 500 vjet janë zhvilluar në kahë të ndryshëm?

    Si thua ti, “vjeshe” ka lidhje me “vjershë” apo me “vjeshtë”?

  3. Besoj se ka më shumë lidhje me Vjershë.
    Po ti dëgjosh të flasin mund të flasësh me ta siç flet një shkodran me një gjirokastrit…

  4. jane me gjith’ mend per tu admiruar po te krahasohen me ne qe gati kemi urrejtje pathollogjike per njeri-tjetrin,dhe,me ata prinder te “mençur” qe dialogojne italisht me femijet e tyre.(jane ata qe s’dine as shqip as italisht)

Shkruaj një koment