Armiqtë e demokracisë

Egzistojnë prova që armiqtë e popullit dhe të demokracisë veprojnë si nga jashtë por edhe nga brënda.

Dhe si gjithmonë faji është i gazetarëve :) … sepse është e pamundur që dy miqtë më të mëdhenj të kryeministrit tonë të gjëndeshin në një situatë të pakëndëshme deri sa të detyronin më të madhin dhe të kërkonte falje.

E di, ndoshta ja fus kot dhe nuk i intereson njeriu, por këto ditë në Japoni krerët e tetshes janë mbledhur për të kaluar një periudhë pushimesh të merituara dhe ndoshta mund të diskutojnë dhe për klimën dhe rezervat ushqimore botërore (përsa i përket spekullimit me çmimet e naftës s’besoj se do shqetësohen dhe aq… sepse, për të shkuar deri tek klubi në anën tjetër të rrugës njerëzit do përdorin makinat :( ).

Nejse, nuk desha të ngacmoja kureshtjen tuaj se çbëjnë kapot e botës, por desha të flisja se ç’bëri vaki që ditën e parë që presidenti Bush hypi në Air Force One  drejt Japonisë.
Zyra e shtypit të Shtëpisë së bardhë ju shpërndan gazetarëve që shoqëronin presidentin një “press kit”me të dhënat biografike të liderëve të tjerë botërorë… një inisjativë për tu lavdëruar për të rritur nivelin kulturor të gazetarëve.

Deri këtu asgjë për tu shënuar, sikur të mos ishin italjanët që të mos revoltoheshin se si e kishin pasqyruar presidentin italjan Silvio Berluskoni:
“Kryeministri italjan është një nga më të përgojuarit kryeministra të një vëndi të njohur për korrupsion” dhe e përshkruante si “një afarist me prona dhe influencë të madhe në mediat ndërkombëtare” si të thush, i njohur më shumë për merita ekonomike se politike.
“Urrehet nga shumë persona por respektohet për  “bella figura” që bën, që,  me “nuhatjen” e tij për afaret ka ngritur një perandori ekonomike dhe ka patur qeverinë më jetgjatë italjane”.
Biografia  e tij nuk harronte të përmëndëte dhe episodet e “fillimeve” të karrjerës së tij:”Fitonte paret e tij të para duke organizuar shfaqje me marionetat, duke shtur fshesa me korent, duke punuar si këngëtar në anijet që bëjnë ture turistikë dhe bënte detyrat e studentëve të tjerë me pagesë”

Ambasada italjane në Washington ja ka bërë të ditur zemërimin e saj dhe menjëherë Shtëpia e Bardhë del me një komunikatë ku ndër të tjera thotë: Biografia e kryeministrit Berluskoni e dhënë në dokumentin për shtypin është ofenduese ndaj tij dhe popullit italjan dhe se ajo gjuhë e përdorur nuk mund të jetë opinioni i presidentit Bush dhe i qeverisë së SHBA dhe popullit amerikan”. «I kërkojmë ndjesë Italisë dhe kryeministrit për këtë gabim, sepse kushdo që e njeh presidentin Bush e di se sa respekt ka Ai për Berluskonin dhe italjanët».

Ehhhh ç’punojnë armiqtë e demokracisë :) .
Një gjë e ngjashme kishte ndodhur dhe në rastin e vizitës së fundit të Bushit në Itali, ku në të famshmin “press kit” gazetarëve ju thuhej që kryeministri italjan ishte Romano Prodi (ndërkohë që president ishte Berluskoni)…. të presim… por s’ka kohë Bushi për të parë të tretën të vërtetën :P

2 Komente: “Armiqtë e demokracisë”

  1. i treti do jet Bossi:-)

  2. Po Sala inë mre, “I kam thënë TVSH-së -tha, që të pasqyrojë me transparencë të gjitha lajmet” (?)

    Fillon TVSH me zbatu urdhërin, bën një reportazh për Gërdecin dhe tregon se viktimat aty po i hanin qentë… :(

    Të nesërmen e heqin nga puna një drejtor a ça ka qënë ai në TVSH.
    E gjitha është thiatro mer Ed, si karnavalet e Korçës.

Shkruaj një koment