Keqkuptimi…

Një çift, duke përfituar nga një ditë me diell muajine kaluar e kaluan andej nga bregu dhe meqë ju ra rruga menduan të përfitonin nga rasti dhe të gjenin ndonjë shtëpi me qera për të kaluar pushimet verore.
Rastisi që gjetën shpejt një shtëpi që ju pëlqente dhe trokitën në derën e saj.
I zoti i shtëpisë, një prift që sapo qe kthyer nga Amerika ku kishte emigruar dhe studiuar për shumë vjet, i priti mjaft mirë dhe ju tha që ishin me fat që të gjenin banorë të fshatit në këtë periudhë dhe filloi t’ju tregonte shtëpinë dhe, së fundi ranë dakord për çmimin që duhej të paguanin.
Mirëpo, rrugës duke u kthyer në shtëpi u kujtuan se kur panë shtëpinë nuk kishin vënë re nëse kishte banjo apo jo, dhe sapo arritën në shtëpi i shkruajtën një letër priftit:

“Atë i nderuar
jemi ai çifti i ri që disa ditë më parë ishim tek ju dhe vendosëm të merrnim me qera shtëpinë tuaj për periudhën e verës në fshatin tuaj piktoresk, por nuk pamë gjkundi që të kishte W.C.
Nëse dëshironi jeni i lutur që të na jepni ndonjë të dhënë më tepër”

Pasi mori letrën, prifti duke kujtuar se çifti ishte i interesuar për  Wesley Chappel  që ishte dhe kisha anglikane për të cilën kishte ushtruar aq kohë lutjet e tij dhe që në zonë kishte ndërtuar kishën e tij, ju përgjigjet:

“Zotërinj të nderuar

E vlerësoj jashtëzakonisht përpjekjen tuaj për informacion dhe jam i lumtur që tju them se atë mund ta gjeni rreth 12 km nga shtëpia, që nëse për ju  që mund të jeni mësuar të shkoni shpesh është pak e vështirë.
Por nëse e keni zakon që të rrini shumë kohë mund të merrni bukë me vehte, në mënyrë që të mund të kaloni gjithë ditën atje.
Atje mund të arrini në këmbë, me biçikletë ose me makinë, por do t’ju këshilloja që të shkonit shpejt për të mos shqetësuar të tjerët.
Në lokal ka vënd për 50 veta të ulur dhe 100 në këmbë dhe natyrisht që të gjithë këndojnë në kor së bashku.
Sapo të hyni ju japin letrën dhe kush arrin me vonesë mund të përdorë atë të komshinjve.
Letrat përdoren dhe për herën tjetër dhe ndoshta për gjithë muajin.
Duke patur parasysh praninë e shumë të vjetërve, kemi paisur ambjentet me amplifikatorë, kështuqë gjithçka që bëhet brënda dëgjohet mjaft mirë edhe nga ata që janë në oborr.
E gjithë ajo që arrijmë të grumbullojmë e përdorim për t’ja u dhënë të varfërve.
Pastaj kemi dhe fotografë artista që arrijnë t’ju fotografojnë nga çdo anë dhe fotot më të mira i vendosim në flickr.
Unë shkoj atje çdo ditë, dhe uroj që t’ju takoj dhe t’ju kem pranë çdo ditë të zotit.

Përshëndetjet e mija më të ngrohta!

3 Komente: “Keqkuptimi…”

  1. Shume e lezetshme kjo lal. Vertet.

  2. Eh mirë..se ka dhe më keq. Një arkitekt shumë i respektuar ktej, kishte bërë projektin e shtëpive të punëtorëve dhe kishte harruar të vinte WC. lol!

  3. a mi sembra che ti ,te ga bisogno di andar’ in ferie caro!

Shkruaj një koment