Zoçka

Ndoshta shumë prej jush e njihni Të jëmën e Zeqos por jo të gjithë ja dinë të tëra asaja (megjithse thotë se i ka treguar të tëra) .

E ç’ju llomotos më kot, nashti ju tregonj se qysh  më bëri vaki një herë.

Rahmet pastë merhumi, se qe vërtet burrë zotëri i shoqi, e mbanj mënd si ta kem mu këtu para syve, më ishte ulur këmbkryq direk në rërë nën hijen e çorçafit të lidhur me spango domatesh dhe mezi përziente dominotë mbi një gazetë Sporti që vetëm zotësia e tij e shpëtonte të mos çqyhej në njëmijë copa (dhe ta çikonit atë të çkretë gazetë… kishte më shumë kollona me pikë të lojëve se gërma e llafe).

Ne fëmijët laheshim në det dhe  shullëhëshim në diell, po kur rëra përvëlonte shkonim dhe bënim tifozllëk te dominotë (më shumë për të ndënjur nën hijen e çorçafit).
E që thoni ju, qe tamëm një ditë e tillë që dëgjova këtë mesele që po ju tregonj, kjo e jëma e Zeqos nuk di se si ja tha truri dhei tha tërë çupkave që ishin atyja:
- “hajdeni ju çupat e nënës se do ju blenj nëna akullore juve” dhe më tu nisën të tëra si ato zoçkat e vockla pas klloçkës.

E mbanj mënd si nashti kur merhumi i foli:
- ” Zoçkëëëë, shiko na sill ndonjë të ftohtë dhe ne o shpirt
- “Qysh the mo?? Hala nuk jeni tharë e përvëluar?
- “Zoçkëëëë, mo më bëj të ngrihem, se ti e di që po u ngrita ta bënj kurrizin më të butë se barkun..
- “hë mo dhe ti, se do ju sjellëm edhe juve, po nuk guxonj të bënj një shaka dhe unë e varfëra…

Ama ç’po na thua do thotë ndonjë nga ju…. sa herë ka ngrënë dru ajo aq të mira qofshin, po mo mu nxitoni se ktu vjen më e bukura .
Që thoni ju, ai kundërshtari, një xhaje nga Qafa e Pazerit, i drejtohet merhumit dhe i thotë:

- ” Pash nerën or burr i dheut, kam kaq kohë qi t’njof po s’ma kish marrë men’ja se i thirshe grus tate “zoçkë”, megjithmen m’bani përshtypje… kujtojsha se ishe burrë nga ata qimotshmit”

- “Zoçkë është shumë kollaj të mbanet mënt dhe të mos ngatërroneç,  pse ç’kujtonje ti se ja thoja unë?

-” O dashija e madhe o ke rrjedh trush or burrëëë” ju kthye Qfpazarsi

-”ç’zoçkë thua o tu mbylltë, kam 20 vjet që ja ka kam harruar emrin ndaj i flas kështu…

Shkruaj një koment