Energjia Bërthamore

“Bërthamore? Po, faleminderit!”
Janë fjalët e Kryeministrit tonë ndaj një oferte hipotetike të italjanëve për të ndërtuar një çentral bërthamor në Shqipëri.

Në Shqipëri shumë të varfërve, që gjithë këto vjet kanë parë me dritën e kandilit, një lajm i tillë ja u ka ngrohur zemrat, por në internet diskutimet janë shumë më të larmishme se sa ëndërra me sy hapur për të patur energji pafund për nevojat tona.

Sigurisht që sot niveli i sigurisë në trajtimin e lëndëve reaktive dhe i çentraleve bërthamorë ka bërë shumë përpara, por JO të gjithë mund të luajnë me lojëra të tilla.

Në një vënd si Shqipëria ku SHITET gjithçka dhe gjithkujt… imagjinoni se sa skenare të rrezikshëm me tregje mund të krijoheshin…

Imagjinoni mëndjelehtësinë me të cilën presidentët tanë do ta përdornin si “mburojë” nëse do ti kërcënohej “karrigia” (me atë mentalitet që kanë, është shumë kollaj që ti dëgjosh të thonë: Ju doni të më digjni mua? Por unë nuk iki pa ju djegur të tërëve….)

Pa dashur t’ju lemeris, një nga “skenarët e mundshëm” do të ishte ky i paraqituri në figurën e mëposhtëme:

energjia bërthamoreklikoni për ta parë të zmadhuar.

Shtesë (me pak humor) pas disa komentesh: “Non tutti i mali vengono per nuocere” thonë italjanët për të thënë që jo ç’do e keqe nuk ka dhe ndonjë “të mirë”.

Në këtë rast shikoni “Mis Çernobillin” 

9 Komente: “Energjia Bërthamore”

  1. Makabre, Edrus.

    A thua do të quhet ende Shqipëria? Apo ai geni ynë i nacionalizmit, çfarëdo të ndodhë do të triumfojë në jetë të jetëve.

    Ato katër duart janë megjithatë një ide e mirë.

  2. Personalisht, aq sa më trembin armët bërthamore, po kaq më tremb edhe “geni i nacionalizmit”!

  3. po c’te keqe ka, e shef ti sa eficiente eshte ajo gruaja: punon me kater duar. Mbase ky eshte problemi yne, qe kemi vetem dy duar dhe kur ato nuk punojne ngelesh pa gje. Me kater duar rritet probabiliteti qe nje dore, apo dy edhe te punojne. Kur punon ndertohet dicka. Ja edhe ai cuni me ato tre sy kishte mesuar, se edhe kur nuk ka qejf nje apo dy sy te lexojne, ai i treti pozicionohet ndryshe, rebel, dhe lexon.

  4. me bukur dhe dritherueshem se kaq nuk mund ta pershkruaje Ed!

  5. Ed, parimisht jam KUNDER ndertimit te nje centrali atomik ne Shqiperi.
    Po le te futemi pak me thelle.
    - gjykimi (i drejte por relativ) qe i ben ti situates lidhet me papergjegjshmerine e ATIJ qe eshte sot ne pushtet. KY nuk eshte kurrsesi dhe larg qofte o Zot te jete gjykim per te ardhmen.
    - Menyra sesi pritet te arrihet kjo marreveshje, me ben shume skeptik. Pritet qe ne te jemi vasale, sherbetore, hyzmeqare te ndonje vendi tjeter te madh qe ka mundesine te ndertoje dhe administroje centralin. Kete varesi une nuk e dua!

    Perfundimisht: Personi ne fjale nuk duhet lene kurrsesi te ndermarre ndonje hap te tille drejt centralit. Na duhet te presim te ike (pa patur mundesine e te perzenit me shkelma), por ne te njejten kohe te lihen letrat hapur per te ardhmen.
    E tashmja e hidhur, edhe njehere na mban te kryqezuar per te pare me largpamesi, mirepo te mos ia heqim vetes kete mundesi a priori.

  6. Gjithe plehrat e botes i mblodhem,
    gjithe terroristet e botes i mblodhem,
    gjithe kondrabanden e botes e mblodhem,
    tani do te mbledhim gjithe lendet radioaktive te botes.
    Urraaaa. Rrofte Berisha, rrofshin te gjithe politikanet e tjere,
    mjere ne, populli (pa dyshim budallai ne kete perralle).

    PAstaj Berisha merr avjonin e iken sebashku me familjen, nese ndodh ndonje gje ne Centralin atomik.
    Ku i do kokrra e qejfit, padyshim…..
    Beni qejf o njerrez…

  7. “Energji e pastër dhe ekonomike…” Cfarë ironie!

  8. Mirë për të pastërt, sepse dihet që nuk do lëshojë bajga rrugës çentrali (kjo nënkuptohet pastërti sipas tyre), por përsa i përket anës ekonomike… përveç se nj strukturë e tillë do të donte shumë herë më tepër pare se rruga Rrëshen-Kalimash (etaloni i veprave të mëdha në Shqipëri), a mendojnë se lëndën e parë për prodhimin e energjisë do ta gjejnë në Bulqizë?
    Nëse për një moment do të imagjinonim një skenar me një krizë prodhimi të lëndës së parë… sipas jush a do të jenë çentralet franceze dhe gjermane që do të mbyllen të parat?
    Dhe nëse qoftë dhe për këtë arsye do mbyllet (duke mos dashur as të imagjinoj arsye të tjera)… kush do të këndojë për këtë buker të ri që do ngelet për jetë të jetëve i ngujuar dhe i izoluar pa i dhënë mundësi njeriu që ti afrohet (sepse kur nuk gjënden mënyra të arësyeshme as dhe për të disaktivizuar fishekët e kallashnikovit… ç’presim që të kenë mundësi ose buonsens që të çmontojnë një çentral të tërë bërthamor dhe të bonifikojnë gjithë zonën përreth :(

  9. Si gjithnjë, kolonia më e afërt e Italisë, sërish ka për t’u shëndërruar Shqipëria! :(

Shkruaj një koment