Grekët dhe fiksimet e tyre me emrat
Qyfyre, që po ti kishte bërë ndonjë shqiptar ose arab, e gjithë bota do të kishte ulërirë duke i konsideruar fanatikë ose të pakdhëndur, por ndryshon puna kur këto “qyfyre” ndodhin dhe bëhen në vëndet e civilizuara… e sidomos kur bëhet fjala për grekët, as që bëhet fjalë që të thuhet ndonjë fjalë.
Nuk e kam me atë që, akoma sot në Greqi nuk e përdorin emrin Stamboll (kur e gjithë bota e njeh me këtë emër).
Nuk e kam as dhe me kokmushkërinë që treguan ndaj Maqedonisë dhe kërkesën e tyre absurde (sipas meje) që ajo duhet të ndërrojë emër.
E kisha me “gallatën” e fundit që dëgjoja dje në një emision humoristik por që sot pata rastin që ta shikoja në disa faqe interneti atë lajm.
E kam fjalën për hedhjen në gjyq të organizatës për të drejtat e homoseksualëve grekë. Dimitris Lambrou, editori i rivistës “Davlos” bashkë me dy zonja , të tre banorë të ishullit Lesbo akuzojnë homoseksualët , bile e kanë më tepër ME homoseksualet, që përdorin emrin e banoreve të ishullit të tyre( lesbiket).
Akuzuesit, pretendojnë që të hiqet fjala “lesbian” nga emri i shoqatës, pasi ky emër në atë kuptim që ka marrë ka vetëm disa dhjetvjeçarë, ndërsa banoret e ishullit kanë qënë lesbike prej shekujsh…
E shkreta Safo!!!
Arkivuar nën: Lajme të çuditëshme


“…Nuk e kam me atë që, akoma sot në Greqi nuk e përdorin emrin Stamboll (kur e gjithë bota e njeh me këtë emër)….”
sa shemtuar duket dikush qe perpiqet te flase , apo te analizoje nje fenomen, me manine per t’a share ate!
mund te me thuash pse ne perdorim per atdheun tone te dashur emrin shqiperi , kur gjithe bota na njeh si albania?!
Po kaq vonë ardhkan …lajmet “tona” në Itali?
Ky muhabet u bë në Greqi para një muaji.
p.s.: Sapfo*
Edhe kete e ndegjova nga grekerit !!!
Nje pyetje te tille sikurse Arti e kam parashtruar shumehere, por nuk kam marre pergjigje te sakte. Perse vlla edhe Holanda njekohesisht quhet edhe Netherlands, ose edhe Gjermania - Dojcland ose Allemanje.
Une mendoja se sjellja qesharake e grekve do perdundonte mbasi hodhen en gjyq producentet e filmit Troy, po qenkam gabuar.
Arti në kohën e kolerës, është ndryshe që ta njohësh një vënd me një emër dhe ndryshe që të mos pranosh që ka emër tjetër.
Nëse unë shkoj nesër dhe kërkoj një biletë për “Dojçland” ose “Nederland” në çdo sortel të botës ma njohin dhe kuptojnë se ku dua të shkoj… nëse shkoj dhe kërkoj një biletë për Kostandinopol… do hapin sytë me mua në gjithë europën, megjithëse mund edhe ta dinë se çfarë kërkoj.
PROVO E KËRKO NJË BILETË PËR STAMBOLL NË GREQI……
Pastaj e quan fenomen
Nëse ty të duket një kërkesë normale që gjithë bota duhet t’ju përgjigjet tekave të grekërve, të rroftë Greqia s’di ç’të të them më tepër .
Nuk mund të pretendoj se niveli i një vëndi është më i lartë se ai i ndonjë tjetri…. por të pretendosh se je atdheu i demokracisë dhe të fiksohesh me karagjozlliqe emrash është kulmi i fanatizmit .
“…dhe të fiksohesh me karagjozlliqe emrash …”
nuk ka karagjozlleqe emrash ne kete mes. emrat e vendeve jane te lidhura drejtperdrejt me historine e popujve dhe te njerezve.
sa karagjozllek tingellon fjala “konstandinopoje” per veshet e tu, e shqiptuar nga greket; po kaq karagjozllek tingellon edhe fjala : “kosove” e shqiptuar nga ty per veshet e te tjereve.
qe te te respektojne , duhet me pare qe edhe ti te respektosh historine, ndjenjat, dhe konceptet e jetes se tjetrit.
Arti, je njeri i çuditshëm dhe bën sikur nuk kupton më duket; NUK PO THOTË NJERI se pse grekërit i njohin këto vënde me emra të tjerë , E KAM ME ATË QË pse nuk nuk duan t’i njohin të drejtën që Lesbiket (maqedonasit turqit e ku di unë, si edhe kosovarët meqë e kishe merak) të njihen me dhe me ato emra që kanë vendosur të kenë dhe që tashmë me atë emër njihen nga e gjithë bota .
Mua personalisht, më tingëllon jashtzakonisht GROTESK pretendimi i tyre për të konsideruar gjithçka VETËM në kuadrin e “HISTRORISË NDJENJAVE dhe KONCEPTEVE të TYRE”.
P.s: Pas gjithë këtyre shembujve, por sidomos pasi po shikoj dhe kaq idhtarë të flaktë në mbrojtjen e Të Drejtës së tyre, nuk do habitesha sikur qeveria greke të protestonte ndaj qeverisë shqiptare për Meron e shkretë.
Ore, se mos ma merrni për ndonjë figurë të njohur Meron juve, Merua ka qënë karrocieri i komunales, po kur u prish sistemi ai e mbajti kalin e karrocës… dhe të gjithë meqë në fillim e quanin karroca e Meros, kur i ngeli vetëm kali, kur binte muhabeti e quanin: Kalimeros (thjesht, nga Kali i Meros), dhe kjo cënonte ndjenjat dhe konceptin grek të demokracisë
EdRus, një pyetje:
E ke dëgjuar ndonjëherë Konstandinopojën në shqip?
Hi sa qejf, merrni anen e bukur te muhabetit, vetem ne Greqi ka burra lezbike!
uauauaua