Gratë e sotme
Jalla moj e jëma e Zeqos nga të njojta që të marrtë e mira ty të marrtë.
Prëmë, kur shkonj në krevat shëkonj plakën që më priste gjithë hundë e buzë si ajo punë. Unë ca nga kozi me arra që kisha ngrënë pasdite, po ca dh ngaqë ca ditë veç trodha gomerë se nuk kishëm punë dhe isha pushim në shtëpi… po edhe ngaqë ca ditë isha për peshk këto ditët e fundit… e çta xgjas… më kish vajtur ku s’mbante më.
E pashë që çoç kish që nuk shkonte, e u mundova të bënja sikur nuk e pashë të xëmëruar dhe të futesha drejt e në thela, po dora e ngritur mu si polic trafiku më bëri të frenoja gozhdë dhe të ndizja gjithë llampat e allarmit.
Çka bërë vaki moj e uruar? -i thshë si nën zë
“Tani do më thuaç të vërtetën” - më tha, dhe sytë ju xvogëluan ca nga inati e ca nga që donte të më shinte në doja tja hidhnja, “Me kë bënje muhabet sot në kompjutra?”
- “U pika tyja”, i fola gjoja i çpengosur, “me të zakonçmit po flisja”
- “Oreeeeee! Unë të dallonj që në oborr kur flet me shokë e me ato çupërlinat e zakonçme, po ktë rradhë çoç kishe tija kur i shkruaje asaja”
- “Jarebiii! unë thashë se çkishe moj e uruar, po hajde tani se e kam mën’jen për tjetër gjë” i fola dhe thashë se ja priça mën’jen, kur të mu kthyje:
- “O dallkauk! O edepsëz plak që nuk ke fuqi të ngreç poturet e tua dhe do ti fuçësh hundët… (e nuk i them të tëra ç’më tha se xgjati një orë fjalimi hyrës i saj)… po pce ore kujton ti se s’e di unë kur llafosesh me ndonjë që merreç vesh tija???!”
- ” Po aman moj e uruar, prit… po llafosesha me të jëmën e Zeqos, që as nuk e di kush është dhe as që ja kam parë bojën ndonjëherë, megjithse ajo më thosh se kam bërë ushtrinë me djalën e saj, dhe ti e di shumë mirë që unë s’kam bërë ushtri, as në xhenjo e as në ndërlidhje”
- “Ëëëëëë??? Pa prit një çikë! Nga ishte kjo e jëma e Zeqos the tija?” - mu hoth përpara sikur ta kish pickuar gjarpri.
- “Po ku di gjë unë moj e uruar, po nga të llafosurit si nga fshati yt më duket”
- ” Hahahahaa!” - filloi të qeshte me të madhe sa thashë se më lojti plaka nga fiqiri, “Po pce mo të humtë e mën’jes, nuk e mban mënt ti të jëmën e Zeqos???”-më thosh dhe s’e mbante të qeshurit.
Dhe të nisi të më tregonte histori që nga koha e Baba Qemos, që kur një herë na kishën çuar vullnetarë në fçatin e ri socjalist dhe që mua më kishte ikur fare nga mën’ja.
-”Po pce o tu mbylltë, nuk i mban mënt gjitonët e vjetër tija?? Ke harruar ti Xhevrijen e Qazimit?
- “Qazim Mulletit” - Ja këputa kot sa për ta ngacmuar
- “Nga Mulleti ishin, po s’kishin të bënin me prefektin ata, qenë me përbërje të mirë ata” dhe sikur të ishte kurdisur filloi të më tregonte një histori që kish ndodhur njëherë e një kohë atje:
- Si gjithmonë mblidhëçim nën hijën e thanës tek oborri i së jëmës së Zeqos (ashtu i flisnim gjithmonë dhe pak vetë ja dinin emrin e saj të vërtetë) bashkë me ktë Xhevrijen (kjo ngaqë mbahej si nga Tirana i pëlqente ti flisnim vivrE ngaqë dinta nja dy llafe të frëngut) kur zdrunq e zdrunq vjen e jëma e Zeqos dhe thotë:
-” Si ja çoni moj gra?”
- “Me të fërkuar” ja pritëm të dyja me një gojë me ktë VivrEnë sikur ta kishim bërë me fjalë.
Naaaaaaa ti bëri sytë e jëma e Zeqos, ” ç’thoni moj ??? Luajtët nga fiqiri?”
“Po ti na pyete si ja çojmë… dhe ne të treguam” u hoth Vivreja, “sa herë që unë dua ta kem burrin gati… ja fërkoj një çikë topet dhe i them: Pah sa t’xeta që mi paske mer dreq!… dhe ati mu si hu i bëhet”.
- “Edhe ti moj korbë?”, mu drejtua mua, dhe unë për ta ngacmuar një çikë i thashë: ” aq ja fërkoj saaaaaaa… edhe sikur 5 herë më natët t’ja fërkonj dhe ti them pah sa të ngrohta që mi paske… aq herë e kam GATI”.
E nejse, vazhduam muhabetet tona se ç’kishim bërë për darkë dhe se ç’kishim dëgjuar për grarinë e fashatit, dhe as që na çkonte ndërmënt se asaj i kishte ngelur mëndja atje, kur të nesërmen çkojmë nën thanë e ç’të shikojmë…. të jëmën e Zeqos që vinte me paterica, me një krah të lidhur me një shami pijonieri pas qafe, me një sy të nxirë dhe me nja dy brinjë të thyera (që e morëm me mët, se sa u ngritmë që ta ndimonim që të ulej, sa e prekmë filloi të rënkonte).
- “Po ç’të ka gjetur moj e goditur?” e pyetmë të dyja me një gojë
- “Mortja të më hajë mua, që çkoj e marr mënt tuaja” foli sapo zuri vëndin e saj në degën e thanës. ” Që thoni ju, prëmë e prita burrin të më vinte në krevat… dhe thashë të provoj stilin tuaj, që ju u shofshi dhe unë bashkë me ju, jo të prisnja se mos e kish ndërmënt vetë ai atë punë, po vajta e ja fërkova…, po kur të ha goja mut dhe nuk rri mbyllur e shkreta, i thashë: Po ti i paske akull o i goditur, pse nuk i ke të nxehta si të Qazimit dhe të Edit??
Dhe ai më t’ju futur ku të dhëmp e ku të djek… dhe s’kish faj merhumi i ndrittë çpirti atje ku është se është bërë për rahmet, Ai kujtonte se kjo bythlëvizura ja u kishte prekur juve dhe na qënkshe bërë xheloz i ziu…..
Arkivuar nën: humor


miticoooooooooooo
pranej paska hyp maje thanes e eme e zeqos?
Të paska zënë piciri me gruan xhano. Rri a lumëmadh mos u merr me ëmtat e Zeqos se kërcet prifti nga belaja:)
Edrus!Po ngaterron dynjane,ama pikes i ke rene:grate nje metro i ka prere.Se,sic edhe tregojne,ne nje kuvende murgeshash,i mblodhi kryemurgesha ato varteset e saj dhe u tha:-Degjoni ketu!Zoti yne i lumnueshem per besnikerine qe po tregoni ndaj tij ka vendosur qe cila nga ju ka goje te vogel,me i gjet qysh sot nje mashkull me ba qejf.Dhe ato(tregojne,de?!…) qe te gjitha i mbyllen buzet per te thene qe jane me goje te vogel dhe thane:-A ka the thi?(neper buze germat s’dilnin te sakta).Pritni,-tha kryemurgesha,se nuk kam mbaruar.Zoti i ka pare me perdellim ato qe kane gojen te madhe,dhe qysh sot ka me dergue dy meshkuj per secilen!Dhe ato me nje goje,duke e hapur teje diemsnsioneve,thane:-Ti do na ba me qeshe.Bela e madhe,me grate.Po c’i hap ata teftere?
Perqafime,Perparim Hysi 5 maj 2008
karagjoz.
He he he. Me pelqen shume shume ky fjalori…joegzistues ne asnje letersi. Andon Zako Cajupi mendonte se e kishte kuptuar fshatin por sikur te kishte kuptuar 1/5 e kesaj qe ka kuptuar Edi…do e kishte çliru komplet, si theme ne ketej.
te marrte e mira ty:)
duhet me vu saldatriçe kur te futem ne kete blog se po plas nga drita e kuqe:)
Pupupu c’paske pire mo i ururar qe te shket goja keshtu….
Xhanem c’pres dhe une. Ke nje jave qe molloitesh me t’emen e Zeqos. Ishalla e mban me kaq muhabetin thuaj.
Apo e ke harruar ate theorine…peshku qelbet nga koka
Elais c’ke me te emen e zeqos moj cuce.ajo e shkreta do me kujtu rinine e saj dhe tek blogu i edit pashe ,per here te pare nje koment pa fjale.qe do te thote se i ka pelqy.:D