Shitësi i përsosur.
M’duket se kom harru me ja’u tregu historin e Rrems s’Xhikes.
Hë mer pra… nuk ju v’je n’men çuni i atita qi shiste qofte zgare?
Q’ai mer pra…
Ne si thoni ju, niset i pasdite t’ejtje prej Peqinit ky çuni i Xhikes e shko m’Durrs.
Tuj pi kafe me i lokal nis muhabet me nji zotni qi u njoftën aty, ne kti zotnis i boni veshi “trak” kur e nigjoj qi Rrema i tha se vite prej i familje tregtarsh denbabaden dhe ishin t’nigjum n’gjith nahijen e tyne si t’zot n’zanat t’vet.
-N’gjo ktu Rreme, un jom Boss ne kom dyqanet ma t’mdhoja t’Durrcit, po jam n’hall me shitcat qi s’njofin as zanat e as tabiat dhe s’din me mi tërheq klientat. Si thu, a do me fillu pun ke un?
Ne çuni i Xhikes, megjithse e kish merak t’modh me u largu pri Peqinit, tuj kujtu llafin e moçëm t’babs vet “afër detit afër mretit” u hudh përiher:
- N’gjo ktuna, un jam burr i nershëm dhe s’du me përfitu prej miqsis, pranej po t’tho qi nesër po e provoj punën dhe nqoftse t’pëlqe at’her ke me m’morr n’punë.
E kshtuna, dit’n e xhuma i qilloj qi t’fillote punë menjiher.
M’darkët e tako Bossi ne e pyt:
- ” Hë Rreme, si t’shkoi dita sot? Sa klienta gjete?”
- “Nji” - ju pergjigj hazerxhevap kyna.
- ” Qysh mer nji??? Unë u qajsha pri atyne t’tjerve qi kapshin ka 10-15 n’ditët”. Po sa pare fitove t’paktën?
- “28 Miljon”
- ” Ëëëëëëëëë!!!! 28 Miljon lek me nji klient? Po çer i paske shit ti ktina???”
- ” E fillova duke i shit i grep t’vokël… masnej ene nja dy ma t’mdhej… masnej i shita ene filispanjë e nja dy kalloma taljoni… masnej, kur e pash qi s’kishte problem leksh, e çova ne i tregova e ja shita at varkën tate qi e kishte mulu bari atje n’oborr ngaqi nuk e përdorshe ma… masnej meqi merçedesi i atina nuk kishte gançe me tërheq varkën ja shita ne at xhipsin tat qi e kishe lonë m’tako n’fun t’oborrit dhe kishte fillu tu xanë nryshk (e me kët rast i shita ne katër goma t’reja dhe 500 litra naft për makinën dhe varkën)… qishtu ishte muhabeti i ditës sotme”.
- “Vallahi mer Rremë i modh je! Si mer burrë vje robi me blejt i grep me peshku dhe e paske kap kaq bukur???”
- ” Po jo mer zotni, se ai nuk erdh me blejt grepa peshku… ai erdh me blejt i pake absorbedentash … nga ato gjojnat e grave, ne un i thshë: Mer zotni, meqi kët vikend s’bohet gjo me zonjën… pse nuk shko për peshk?
Arkivuar nën: humor


Edrus!I paperballueshem me temat qe psonis.Qenke si miniere me xeherore te cmuar.
Virusi …dajor?
e ke tregu si shef!
Sa bukur e ke modifiku mer dreq
T’lumte vallahi se je mjeshter per me tregu barcaleta!
:D:D:D:D
nuk e di c’ka m’tha Maria
me pi 2 gota e me shku 12
a me pi 12 gota e me shku n’2….
Me myte Edo:)