edrus

Ndoshta s’është kështu, por po qe ndryshe, pse të mos ta diskutojmë??

Kapo…  

Një zotëri duke shëtitur mes pyesh dhe livadheshme makinën e tij të shtrenjtë, shikon orën dhe kujtohet që kishte një takim të rëndësishëm… por njëkohësisht, nuk është në gjëndje dhe që të gjejë rrugën për tu kthyer në qytet. Së largu dallon një djalë dhe i afrohet për ta pyetur:
“Më falni, kam një takim pas gjysëm ore dhe nuk e di dhe nëse a do të mund të arrij. A mund të më jepni ndonjë informacion të saktë se ku gjëndem?”

“Natyrisht që mund të të jap informacion! Gjëndesh në një Mercedes, ndërmjet paralelëve 40 e 42 në Veri e meridianeve 58 e 60 , ora e saktë 14:02.35, sot është e premte dhe temperatura e ambjentit është 24,5°C.”

“Ti je inxhinjer?” - e pyeti kurioz nga brënda makinës.

“Po! Nga e kuptove?”

“Sepse gjithçka që më the është teknikisht e rregullt, por praktikisht e panevojshme! Në fakt, akoma nuk e di se ku gjëndem dhe tashmë e kam humbur takimin!”

“Ti duhet të jesh Kapo, vërtet?!?” - ju kthye inxhinjeri.

“Po, jam! Po si e kuptove?!?”

“Shumë e thjeshtë: Nuk di ku je, as çfarë të bësh, ke premtuar dhe e di që nuk mund ta mbash dot fjalën dhe tani pret që dikush tjetër të të japë një zgjidhje problemeve të tua. Dhe tashmë gjëndesh pikërisht si më parë se të më takoje mua, por tani të paktën e gjete dikë që t’ja lësh fajin!!!”

Nga edrus

24 Prill 2008 më 8:50 pm

humor

Etiketuar me , ,

4 Komente ndaj 'Kapo…'

Merri komentet me RSS

  1. :)

    N.Ago

    24 Pri 08 më 11:23 pm

  2. Edrus!Perseri me te “papritura”te bukura.te falemnderit per ato meszhet tek”blogu”im.

    perparimhysi

    24 Pri 08 më 11:40 pm

  3. Je i sigurt qe ka qene “nje djale”?! Mos valle ka qene ai plaku i mencur qe kerkonte 1 lire per 1 pergjigje?!!!

    buli3go

    25 Pri 08 më 3:31 pm

  4. Caro Edrus, le lascio la mia mail così d’ora in poi possiamo comunicare direttamente e non tramite i blog. Non ha motivo di scusarsi perché quel che aveva scritto è del tutto sensato e ragionevole, e anzi mi scuso io per aver sintetizzato in una battuta quarant’anni di storia albanese. Ma credo di averle fatto capire che non era un giudizio sul regime (che per parte mia rimane comunque un giudizio molto severo) ma su alcuni “intellettuali” italiani che di divertivano a fare i “rivoluzionari” sulle spalle degli albanesi.
    La ringrazio invece tantissimo per aver segnalato il mio articolo a AlbaniaNews. Mi hanno contattato e ho accettato volentieri di pubblicare l’articolo sul loro giornale. Saluti, pv

    piero vereni

    28 Pri 08 më 8:47 pm

Komento