Si mund të shkruash me “ë” dhe me “ç”
Në një nga shkrimet e fundit tek Peisazhe të fjalës, blog që vërtet e ndjek me kënaqësinë dhe kureshtjen e atij që është i sigurtë që do të gjejë atj diçka serioze dhe asnjëherë banale, P.Zhgaba nënvizonte përpjekjet e argjentinasve për të futur gërmat e alfabetit të tyre (në këtë rast: futjen e gërmës së tyre ñ në internet) si dhe mëndjelehtësinë e përdorimit të tastierës nga ne, në të shkruajturit e gjuhës shqipe pa ë dhe ç.
Duke patur parasysh se ç’kam hequr deri sa të gjeja mënyrën për të shkruajtur me ë dhe ç, besoj se për shumë nga ata që do të dëshironin (ata që s’duan janë të shamë
, se tani nuk mund të thonë se nuk e dija
), mund të provojnë zgjidhjet e ofruara dhe tek Peshku pa ujë nga e panjohura
për Windows-in në anglisht:
Kliko “Start”
Hap “Control Panel”
Hap “Regional and language options”
Kliko tek tab-i “Languages”
Kliko tek butoni “Details” (kliko tek Dettagli)
Shtyp butonin “Add” dhe nga lista që del zgjidh “Albanian” (input language)
(tani “Albanian” është shtuar në “Installed Services”
Shtyp butonin “Language Bar” që të zgjedhësh mundësinë e kalimit mes dy gjuhëve përmes një butoni në taskbar.
Shtypni butonat OK derisa të mbyllen të gjitha dritaret.
Tani do të keni në taskbar nje etiketë me dy gërma (EN për Anglisht) dhe kur të klikoni aty (me butonin e majtë), do të keni mundësinë të zgjidhni SQ (për Albanian). Pra kalimi nga njëra gjuhë në tjetrën është i lehtë.
Problemi i vetëm është që nëse e keni memorizuar në kokë tastierën QUERTY sipas anglishtes, kalimi në gjuhën shqipe, i shkakton asaj disa ndryshime (ndryshimet janë në simbolet dhe në gërmën y). Shikojini si duken tani katër rreshtat e tastierës (dhe krahasojeni me tastierën e kompjuterit):
Për tastierat italiane(windows):
1- tek: Start
2- kliko tek: Pannello di controllo, dhe atje…
3- kliko tek: Data, ora, lingua e opzioni internazionali
4- kliko tek: opzioni internazionali e della lingua
5- kliko tek skeda e dytë: Lingue
7- Kliko për të parë listën, seleksiono “Albanese”, pastaj vazhdo të klikosh OK deri sa të shkosh tek dritarja e figurës 6.
Kur arrini tek dritarja e pikës 6, si në figurë , tek “preferenze” mund (dhe duhet ta bëni për mendimin tim) të klikoni tek “Barra della lingua…” , të seleksononi opzionet që dëshironi (atje janë ato të mijat) dhe të vazhdoni të shtypni OK .
Ja se si paraqitet më në fund e gjithë “historia”
Kur kalohet nga përdorimi i tastjerës në gjuhën italjanë në përdorimin e gjuhës Shqipe, ndryshojnë disa taste, që me përdorimin e vazhdueshëm është mjaft lehtë që të memorizohet funksioni i tyre.
Më poshtë, lista e ndryshimeve (të nënvizuar me vijën blu)
Për përdoruesit e Linux-it, tek peshkupaujë, Dori spiegonte se ç’duhej bërë:
1. Krijo një skedë me emrin ~/.Xmodmap
2. Vendos këto rreshta në skedë:
keysym Alt_R = ediaeresis Ediaeresis
keysym Control_R = ccedilla Ccedilla
3. Rifillo X-in.
Arkivuar nën: kompiuter


po na shan o???
po gjej marifet me fol pa ato shkronjat e shamjes lol se përtoj.
Shiko këta çunat te ky forumi kanë gjetur një variant tjetër ku nuk të duhet t’ ndryshosh vendet e shkronjave
http://vargmal.org/shqip/index.php
pamjet.
http://vargmal.org/shqip/pamjet.php
përdorimi:
http://vargmal.org/shqip/perdorimi.php
Jo vetëm kaq po nëse shikon forumin (logun) e kanë përkthyer të gjithin në shqip.
http://www.vargmal.org
shif këtë temën psh: http://vargmal.org/showthread.php?t=774
Me të mira.
I dobishëm si gjithnjë!
Me MAC eshte shume e lehte.
Shton ne Preferences gjuhen French Suisse.
une per vete perdori “w” per “ë” dhe “=” per “ç”. ne fund te tekstit bej Replace (nga shiriti me vegla zgjedh edit-replace, ose Ctrl+h), dhe gjitha “w”-te automatikisht behen “ë” dhe “=” behet “ç”
Faleminderit për artikullin Edrus, besoj se do ndihmojë shumë njerëz. Unë kam kohë që e kam kthyer tastjerën në shqip. Është shumë e rehatshme. Tani kur më rastis ndonjë tastjerë anglsit ose italisht se si më duket, mgjithatë ja dal se jam mësuar
A ka njeri qe di si behet kjo pershtatje per kompjuter APPLE me MAC OSX? Deri sa te marre pergjigjen kerkoj amnisti per komentet.
ops…nuk e kisha pare mbishkrimin…kerkoj te falur!