Carrefour dhe blogerat Kinesë.

Blogosfera kinese ndihet e fyer për qëndrimin e disa shteteve ndaj Olimpiadës së Pekinit (o Bejing-ut, quajeni si të doni). Sidomos ndihen të fyer për mënyrën se si është përcjellë Flaka Olimpike në disa prej tyre.
Në këtë prizëm, preja e parë e blogerave kinezë ka rënë Franca, ku me anë të një fushate të paparë në forumet, chatet dhe sitet kineze, ftohen të gjithë që të shpërndajnë gojë më gojë ose me mënyra të tjera (mailing-list, SMS etj) iniciativën për të bojkotuar interesat francese në Kinë, dhe ku “çmimin” më të rëndë, siç shihet dhe në figurë, i ngelet ta paguajë Carrefour, gjigandi francez i supermerkateve, që në Kinë ka shtrirë supermerkatet e tij.

S’e di se pse, por kta LejFen-at e vegjël janë për tu admiruar!

5 Komente: “Carrefour dhe blogerat Kinesë.”

  1. …po me francen ca paten?

    …ahu, kan ca ti bejne gomarit dhe i bin samart edhe ata…

  2. car do te thote ne sqip Kinesë ?

  3. Ucellacio, po ti si thua:
    Autobus apo autobuz?
    Mëngjes apo mëngjez?
    Kines apo kinez?? :P

  4. Ah, Carrefour, supermarketi i vetem qe njoh(meqe e kam afer shtepise :P), kane ca lepirese o Ed qe…yammm :-D

    Mgjth, s’besoj qe Kina ka nje impakt te ndjeshem ne Carrefour, fuqia bleresi e tyre nuk hyn ne target group te klienteles te Carrefour.

  5. S’e di se pse të është krijuar përshtypja që kinezët nuk dinë të lëpijnë :P .

    Përsa i përket fuqisë blerëse…. më duket se gabon, prodhuesit e proshutës në Itali thonë: “mjaft që të hanë VETËM një fetë proshutë në vit që të gjithë” ;)

Shkruaj një koment