Ç’farë janë prostitutat?
Kur spjegimet i jep babi:
Një djalë nga dritarja e makinës shikon disa prostituta në anë të rrugës dhe pyet të jatin: “O ba, çfarë bëjnë ato gratë”
I jati i zënë ngushtë: ” Ej shiko nga ana tjetër… një dyqan lodrash!”
Djali: “E pashë dyqanin, po më thuaj se ç’janë ato gratë?”
I jati: “Janë… shitëse!”
Djali: “E çfarë shesin?
I jati: “Shesin… shesin nga një çikë lumturi!”
Djali sa shkon në shtëpi, mbledh të gjitha kursimet e tija dhe kthehet tek “shitëset” për të provuar pak lumturi. I drejtohet njërës dhe i thotë: ” S’kam shumë lekë, por do të doja që të më bëje një çikë të lumtur “
Prostituta e kuptoi që ai nuk ja kishte haberin se ç’kërkonte, por edhe asaj të shkretës i vinte keq që ti iknin ato lek nga dora dhe e merr fëmijën prej dore dhe e çon në shtëpinë e saj, ku i përgatit tre feta buke me reçel.
Në darkë fëmija kthehet në shtëpi dhe i gjen prindërit të shqetësuar.
I jati e pyet: “Ku ishe deri tani? A e di sa merak që na bëre apo jo?”
Djali duke i shkelur syrin të jatit i thotë: “Isha tek ato gratë që pamë sot në mëngjes
“
I jati: “Ëëëë?? Po hë, si vajti???”
Djali: “Me dy të parat mbarova punë shpejt, ndërsa të tretën vetëm e lëpiva….
________________________________
Për t’ju bërë qejfin shoqeve dhe versioni tjetër ________________________________
Kur i qëlloi mamasë:
Mamaja dhe e bija në taxi. Vajza, duke treguar dy prostituta në anë të rrugës pyet: “Mami, çfarë janë ato grat?”
Mamaja: “Po presin autobuzin”
Taksisti: ” Jo mer t’pastë xhaxhi, se janë prostituta që bëjnë seks me ata që paguajnë!”
Dhe duke ju kthyer së jëmës së vajzës: “Zonjë, duhet ti thuhet gjithmonë e vërteta kalamajve”
Pas disa minutash vajza pyet të jëmën: “Mami po prostitutat a bëjnë kalamaj?”
E jëma:” Natyrisht, dhe kur rriten të gjithë bëhen taksista”
Arkivuar nën: humor


rrofsh, se na shkrive gazit :DDD
A. + T.
ajo e dyta ish më e bukur. ju falemners shum.
Ore,Edrus,po”masturbon”,i dashur.C’ben keshtu?Po drejt e tek”shejtanlleqet”…
Perpqafime nga une.
15 prill 2008
Dinak e diplomat si përherë!

Edhe mish e dhe peshk.
1-
2- Aklli ja ke fut kot shoqe.
3- Edrus po keto postimet keshtu sikur i takojne babacijapit apo i ke “bashkuar” shtepite tani ?
Po ja filloj nga komenti i fundit:





-Elais, i fus edhe këtu që të vijë Aklli edhe këtu
-Eni
-N.Ago duhet të lëshojmë një çikë pe nganjëherë
-Papi, rrofsh dhe pres që të mi shoqërosh ashtu siç di ti herë tjetër… dy rrjeshta për çdo rast e di që i mban tija
-Akull… ai versioni i dytë në fakt ishte i ambjentuar në një kamion :P, por për të të kursyer batutat dhe për të të mos bërë që të “mendoje keq” për kamionistat… i thashë unë të gjitha
-A&T më bëhet sinqerisht qejfi që paskeni kaluar disa çaste duke qeshur… të qeshur qofshi gjithmonë
Ed
Kamionistat kane mesuar te thone te vertetat nepermjet barcaletave
Sei grande come sempre