Dashuria dhe martesa…
Dashuria është e verbër, por kur “hapen sytë” ndodhin çudira.
Nuk e kam fjalën për xhelozët që më në fund gjejnë faktet për ti dhënë fund dyshimeve të tyre… nuk e kam fjalën as për historitë dhe legjendat metropolitane që gjithmonë i kanë ndodhur “njërit” tek një fshat afër nesh, që ditën e martesës, kur në mes të dasmës dhëndërri (pasi një natë më parë e kishte parë të fejuarën me dashnorin), ngrihet dhe i lë të gjithë me gisht në gojë (sidomos nusen). E kam fjalën për ato dashuri që duken sikur kanë lindur apostafat për dy të dashuruarit, ato dashuri të lindura që në shikimin e parë… që duken më të forta se paragjykimet dhe opinionet e gjithë botës…
Sot gjithë ditën, nëpër radio flitej për një martesë, që me të vërtetë mund të konsiderohet si rekord i jetgjatsisë më të shkurtër bashkshortore, vetëm gjysëm ore.
Turkesha Seval Kelebik dhe grecu Mihailis Kutsakiozis qenë njohur vetëm 5 muaj më parë dhe menjëherë qenë dashuruar çmëndurisht, dhe të shtunën e kaluar kishin vendosur të kurorëzonin dashurinë e tyre me martesë.
Gjithçka po shkonte siç duhej, deri kur gjatë ceremonisë, dhëndërri, me një qiri në dorë, ngrihet dhe propozon: një minutë heshtje në kujtim të të jatit që nuk mund të merrte pjesë në ceremoni… sepse kishte vdekur i vrarë… nga turqit.
Gjithçka përfundoi pas këtyre fjalëve….
Rroftë Nato,bashkjetesa paqësore dhe fqinjësia e mirë!
Arkivuar nën: Lajme të çuditëshme


Te pjelle mendja dhe je i paperseritshem:me nje finale madheshtore,kur askujt s’i ka shkuar mendja te jepe ate jo cdo mendje e arrin.Aferim,evalat!Apo allshkosun,kur thone turqit.
Perparim Hysi,8 prill 2008
Mirë që s’na the që prifti (me që shihet qiriri në dorë të dhëndrrit) ishte shqiptar nga Camëria - i konvertiuar nga halli në vitin 1945, i cili si shenjë hakmarrjeje ja ngjeshi me kryq kokës dhëndrrit dhe morri për krahu nuse myslimane.
Edhe në këtë rast do t’a mbyllje me të njejtat fjalë:
Rroftë Nato,bashkjetesa paqësore dhe fqinjësia e mirë!
Hahahahah sa kam qeshur o Ed
Aman ku na i psonis keto lloj storie d’amore me shikim te pare qe nuk zgjasin as gjate nje ceremonie martesore 
Për italishtfolësit, batuta më e bukur që dëgjova:
.
“Non poteva finire diversamente, perché lei era una turca*, ma anche lui era un cesso”
*- Una turka, përdoret në itali për të treguar modelet e vjetra të WC-ve (si modelet e vjetra në Shqipëri)
ene dhondri u ftillu mas pilafit me u anku..ça toçi:)