Duhet guxim!
Dërguar më: 25 Mars 2008 nga edrus

S’është kollaj që të ngresh zërin ndaj politikës, sepse jo vetëm që ajo është shurdhe ndaj pëshpërimave, por kur shikon që i preken interesat edhe reagon.
Duhet guxim!
Guxim qytetar, për të treguar se vetëdija dhe njohja nga ana jonë e mundësive për të qënë më mirë dhe për tu drejtuar nga persona më të mirë, ka arritur deri atje sa t’ju tregojë derën klasës së kalbur të politikës aktuale.
Arkivuar nën: Imagjini, Si e mendoj unë


Mungon i katerti. Populli kudo qe eshte ndahet ne: 25% karafila, 25% debila, 25% xhahila por ama 25%-shi tjeter eshte sagllom
E keqja është se dhe populli është ndarë në PS, PD dhe një pjesë ka frikë se mos hajë dru.
Pikërisht kësaj pjese sidomos, por edhe asaj pjese të PD dhe PS që rrijnë vetëm nga forca e zakonit pas Kryetarëve ju drejtohet thirrja për Guxim!
Që të gjejnë forcën që të mos shikojnë si Mesinë kryetarin e tyre.
Mire ia bejne, e meriton!
Nje OJQ sot, nje OJQ neser…ngadale ngadale, me duket se nuk ka rruge tjeter.
Organizata joqev. & kulturore mund ti japin pak oksigjen popullit shqip, te pakten sa per te filluar qe te kuptojme se ça po ndodh. Por besoj se problemi, realisht, eshte me i thelle, dhe eshte i lidhur me interesin personal qe secili prej nesh ka tek nje parti e caktuar, per nje arsye a per nje tjeter. Kemi arritur ne nje pike ne te cilen shpesh Partite zevendesojne Shtetin/Administraten. Vetem pas te ndryshoje kjo mund te…
Daja pur vete osh me majaftin er tej. Qysh kur kon fillu tuj shit buk pezece, kom fillu m’i pas marak shum.