Si ka mundësi?
Dërguar më: 24 Mars 2008 nga edrus
Lexoja tek BelleFleur një poezi për Atdheun…
Lexoja tek peshkupaujë poezinë e Losttext-it…
… ndjeva në shpirt atë ndjenjë që provojmë kur dëgjojmë për një çift, prej miqve tanë më të mirë, që është ndarë…
JOO! E Pamundur! Ishte një çift që kishin lindur për njëri-tjetrin …. si ka mundësi që:
“pas miliarda vjetësh
e një milisekonde,
nuk është më.”
Ç’magji e zezë ftohu zemrat e tyre?
Si ka mundësi që të jenë tashmë kaq të ftohtë ndaj njëritjetrit?
Ftohje e helmët, e imunizuar përditë me një lugë vrer të dhënë me ose pa dashje nga magjistarë sharlatanë… vrer i dhënë përditë në formë gënjeshtrash dhe justifikime tradhëtish, që arriti deri atje sa të mos ju bënte më përshtypje se ç’është e vërteta, besimi, respekti dhe dashuria.
Në mes të dilemës, kur zemra s’të bën që ti hedhësh fajin as atij dhe as asaj, nga zemra nuk mund të dalë vetëm se një mallkim Ypian dhe nga ana ime:
për jetë të jetëve mallkuar
ju sharlatanë buzqeshjengrirë
në ziftin e ferrit përvëluar
dhe më pas, kur të jetë bërë mirë
Dhe sërish poetët të fillonin e të shkruanin… vargje si këto të D.Mesulit:
Eja!!!
Në gryka të egra
Që veç zogjtë i dinë
Po të pres!
Brengën time në shpirt
S’e shëron as drita!
Një Zot e di
Sa thellë n’gjak
Më je fut!!!
Arkivuar nën: Si e mendoj unë, nga unë


